Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Dje në media u publikua një përplasje e fortë mes ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, drejtoreshës së Albpetrol, Erjola Muka, dhe ish-vartëses së saj Enila Hasani.
Një përplasje në lidhje me ekspertin e jashtëm, Sokol Toska dhe pagesën e tij për certifikimin e bilancit e cila shkonte nga 40 deri në 50 mijë euro.
Lajmi u publikua në disa media dhe diku u bllokua, siç ndodh zakonisht. Një zhurmë e tillë, kur një minister i kërkon një drejtoreshe diçka dhe më pas ndodh një përplasje në një piramidë institucionale, një skandal i tillë do të publikohej në çdo media kudo në botë.
Çfarë ndodhi?
Lajmi u publikua dhe më pas u hoq. CNA.al mundi ta hedhë në momentet e para shkrimin dhe vazhdon të jetë ende dhe mund ta lexoni të plotë këtu atë çfarë ka ndodhur, që është publikuar dje në gazetën Dita dhe më pas nuk gjendet më asgjëkundi.
Pikërisht fakti i heqjes së lajmit por edhe mospublikimi në shumë media të tjera, qoftë edhe opozitare, por edhe pro qeveritare, bëri përshtypje.
Për këtë në filluam një investigim të vogël për të kuptuar se kush ishte Sokol Toska, çfarë kishte ndodhur përtej faktit se ishte bashkëjetuesi i Desada Metajt, e cila mesa duket është edhe nyja e lidhjes që ndal publikimin në media.
Ajo ka një eksperiencë të madhe në media dhe njihet mjaft mirë për lidhjet e saj, majtash dhe djathtas.
Për një kohë të gjatë kryeredaktore e emisionit Opinion, për disa vite këshilltare e Besnik Mustafajt në ministrinë e Jashtme, dikur gazetare e Shijak TV dhe Radio Kontak. Desada Metaj tashmë është këshilltare e kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe punon pranë kompanisë së propagandës së tij, duke udhëhequr imazhin, për ta ndryshuar Lulin, i cili nga protestat flakë e zjarr, ka filluar e del me makiazh dhe me bibliotekën e tij në sfond, e cila ka zënë më shumë se tre gisht pluhur.
Ne bëmë një kërkim të thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe rezultoi se janë të paktën tre kompani me Desada Metajn të përfshirë, ku ajo është aksionere dhe dy të Sokol Toskës, i cili është bashkëjetuesi i saj.
Sokol Toska bën kryesisht auditime dhe çertifikime të kontrrolleve dhe bilanceve financiare të kompanive.
Në një prej kompanive të tij, ekstraktin e faqes së parë dhe të fundit e shikoni këtu, Desada Metaj është administratore prej kohësh, nga viti 2016.
Ndërsa kompaninë e dytë Sokol Toska e ka thjeshtë si person fizik.
Gjithashtu rezulton se janë edhe disa kompani të tjera, ku Desada është aksionere. Njëra për pajisje të vjetra makinash dhe tjetra për mediat.
Desada në lojë
Nuk është një personazh i panjohur Desada Metaj për opinionin publik, por përtej gjithçkaje çfarë përfaqëson, ajo që ka ndodhur me ministren Balluku tregon edhe nyjet e forta politike të lidhjeve të opozitës me mazhorancën.
Së pari, mediat e opozitës nuk e japin lajmin e skandalit të ministres, ndërhyrjes së saj tek drejtoresha e Albpetrolit dhe piramidës që debaton për konsulentin e jashtëm që është Sokol Toska, bashkëjetuesi i Desadës. Asnjë nga mediat e opozitës nuk shkruan asnjë fjalë për Belinda Ballukun. Asnjë konferencë, asnjë debat publik, asnjë përplasje dhe denoncim nuk ka për ministren në fjalë.
Kjo heshtje është e çuditshme, ashtu si dhe fakti i mësipërm që pse ishte hequr lajmi.
Lidhja e Belindës me Desadën tashmë duket qartë. Se pse opozita nuk flet shikojeni dhe kuptojeni. Këshilltarja mediatike e opozitës, bashkëjetuesin e saj e ka të lidhur me punë direkte me institucionet shtetërore. Pikërisht me Albpetrol sha, ku dhe ka ndodhur përplasja dhe skandali.
E përtej mediave të opozitës dhe vetë opozitës që nuk flet, asnjë fjalë nuk thonë as mediat e majta për burrin e Desadës. As ato që kritikojnë Lulin, as ato që kërkojnë revolucion kundër Ramës, Bashës dhe Metës së bashku. Asnjë prej tyre nuk flet. Të gjithë e kanë gojën e mbyllur. Ashtu kanë bërë në çdo moment kur njerëz të njërës apo tjetrës palë, këshilltarë lidhen me tentakulat e tyre, me pushtetin apo me opozitën dhe dalin e flasin apo kërkojnë moral publik.
Gjithësesi skandali i ndodhur në Albpetrol nuk do të kalojë kaq në heshtje. Edhe pse dje Desada ka gjetur një mënyrë tjetër për të kthyer përgjigje, duke nxjerrë një denoncim në mënyrë tjetër, i cili ishte bërë disa ditë më parë nga CNA.al. Kjo dosje duket se nuk do të mbyllet kaq lehtë, sepse është edhe një herë e qartë linja e bashkëpunimit të Republikës së re të Lulzim Bashës, me Rilindjen e Edi Ramës.
Këshilltarja kryesore për mediat e opozitës, bashkëpunon me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe bëhet fjalë për shuma disa dhjetëra mijë euro. Dhe dje bashkë me moralin dhe kauzën e Republikës së re, se nuk bashkëpunonte dhe nuk kishte lidhje korrupsioni me qeverinë, të paktën kohët e fundit, sepse marrëveshjet e mëparshme ishin pranuar, tani u rivërtetua se lidhjet vazhdojnë. Tentakulat e Republikës së re dhe Rilindjes janë të forta. Lidhjet nuk ndalen.
Belinda Balluku kërkon të paguhet bashkëjetuesi i Desada Metajt, këshilltares së Lulzim Bashës. Lidhjet e tyre janë të forta. Kuptohet një minister me këshilltarin do bashkëpunojë dhe ajo e përdor deri në fund lidhjet e saj.
Ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit që është denoncuar për lidhjet e qeverisë me opozitën. Që nga dhjetëra million eurot e fituara nga familjarët e Lulzim Bashës, që nga kompanitë afër Bashës që fitojnë prokurime dhe koncesione direkte për të cilat opozita hesht, e deri tek këshilltarët e tij që kanë lidhje të forta me ministrat, të cilat luftojnë fort që të paguhen bashkëjetuesit e tyre në shuma prej dhjetëra mijë euro. Faktet janë fakte, dokumentat flasin vetë./ CNA.al
Në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin dhe ndod...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i ka drejtu...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se nga e hëna do të n...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryemin...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës...
Kartat e identitetit të skaduara dhe patentat e skaduara do ...
Avokati Saimir Vishaj ka reaguar lidhur me propozimin e soci...
Profesori dhe mjeku Gëzim Xhepa i drejtohet e Komitetit Tekn...
Propozimi për të dënuar me 5 deri në 15 vite burg shkelësit ...
Papa Françesku ka vendosur që Kryedioqeza e Tiranë-Durrësit ...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë pas paralajmër...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk është më aktive n...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministri...
Akademiku Artan Fuga me tone të ashpra ka kërkuar pasditen e...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon qeverisë sh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Partisë Dem...
Partia Demokratike mbështet kërkesën unanime të biznesit pë...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratik...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikua...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...