web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masat ndaj koronavirusit/ Lubonja: Rama i pashpresë, duhet sakrificë qytetare

13 Prill 2020, 15:45, Politikë CNA

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me neës 24, teksa ka komentuar masat e qeverisë për situatën nga Covid-19, u shpreh se zgjerimi i fashës së orarit ishte nevojë praktike.

Por sipas Lubonjës, Rama është i pashpresë në këtë drejtim, pasiqë Shqipëria të dalë nga ky izolim më e shëndoshë demokratikisht duhet që qytetarët të jenë vetë pjesëmarrës në sakrificë për të respektuar jetën dhe jo me këtë metodë që të kenë frikë nga qeveria apo virusi.

?Nuk mjafton. Ishte nevojë praktike për t?u bërë karantinimi funksional. Ajo që ka munguar siç e thashë duhet ngjizur një kulturë e re ku qytetarët të behn pjesëmarrës në sakrificë me vullnetin e tyre dhe jo nga frika e qeverisë apo virusit, por dhe nga respekti për jetën. Nëse do ishte kjo qasje atëhere do dilnim më të shëndoshë demokratikisht. Nëse e kemi këtë kapo- tribu këtë që i them dhe italianëve, pra që kanë një përçmim për shqiptarë pasi një kapo i çoi edhe ata mjekët, si me Gaddafin që e lejuan të hapë tendë. Pra nuk kanë ndjeshmëri demorkatike, duhet të kenë ndjeshmëri demokratike dhe jo t? përdorin shqiptarët kur kanë nevojë dhe t?i përdorin edhe BE se ja si këta na ndihmuan dhe sa poshtë jeni ju. Pra gjithë kjo kulturë, gjuhë e dyfishtë, nuk ka ndryshuar kryeministri me lejen 1 orë e gjysëm apo. Është i pashpresë në këtë drejtim. Duhet një gjeneratë e re që nga fëmijët që mos nisen me kulturën e drurit të dalë nga xheneti por me dashuri.? tha Lubonja.

 





Lajmet e fundit nga