web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita parlamentare kundër ndryshimeve në Kodin Penal/ Hajdari, Gjoni dhe Zeneli kërkojnë të mos votohen

13 Prill 2020, 17:16, Politikë CNA

Opozita parlamentare i ka kundërshtuar me forcë ndryshimet e paralajmëruara nga Kodin Penal për të dënuar më 5-15 vite burg të gjithë ata persona që shkelin karantinën dhe shkaktojnë vdekjen e një njeriu.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari tha se ndryshimet janë të panevojshme dhe të pajustifikuara.

?Këto ndryshime të Kodit Penal janë tërësisht të panevojshme dhe të pa justifikuara në kushtet ku ne ndodhemi në Shqipëri. Edhe po të shikosh vende të tjera si Italia, Franca, Spanja apo ShBA-të, në raport edhe me popullsinë, ne jemi shumë më mirë dhe ne duhet t?i lehtësojmë masat kufizuese, dhe jo t?i ashpërsojmë ato. Ndryshimet në Kodin Penal janë shumë të rrepta për kushtet ku ne gjendemi. Burgimi deri në 15 vjet është i ashpër?, u shpreh ajo në një lidhje me Abc News.

Ndërkohë, të njëjtin mendim ka ndarë edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili ka marrë si shembull Britaninë e Madhe dhe Suedinë.

?Këtu duket ndryshimi mes një vendi autoritar dhe një shteti demokratik. Një shtet demokratik garanton të drejtat dhe liritë themeltare të qytetarëve të tij, dhe balancon çdo masë që merr e nuk shkon drejt ekstremit. Mund t?ju sjell këtu në vëmendje Britaninë e Madhe që po vuan shumë, apo Suedinë që ka zgjedhur imunitetin e tufës dhe nuk e ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve suedezë. Qeveria e Edi Ramës ka vendosur rrugën e autoritarizmit dhe po shkon më shumë drejt thellimit të saj, duke propozuar masa ekstreme për t?i frikësuar shqiptarët?, theksoi Gjoni.

Nga ana tjetër deputeti Alban Zeneli kërkoi që këto ndryshime të mos votohen, duke pretenduar se po shkelet e drejta e qytetarëve.

?Të jenë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për votën e tyre, vota e tyre nuk duhet të shkojë në anti-kushtetutshmëri. Nuk duhet të miratojnë me dorën e tyre që tu shkelet e drejta dhe liria qytetarëve shqiptarë. Ta votojnë kundër këtë akt të papërgjegjshëm të mazhorancës?, deklaroi Alban Zeneli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga