web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ftesë Bashës/ "Të bashkojmë forcat dhe të dalim faqebardhë"

13 Prill 2020, 18:09, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka lënë mënjanë debatet politike dhe ka bërë një thirrje për kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Rama i kërkoi opozitës që të bashkojnë forcat për të marrë së bashku vendimet për të përballuar situatën e koronavirusit.

?Opozita e humbi mundësinë të vihej në shërbim të kësaj lufte në mënyrë pozitive, na dhanë receta me iluzione për ekonominë. Jam i keqardhur që në vend të bashkimit në këtë luftë ku duhet mbrojtur jeta e cdo njeriu ata nuk i kanë ulur armët e luftës, por kurrë nuk është vonë. Thirrja ime është të bashkojmë forcat, të bashkojmë eksperët për të parë propozimet, të diskutojmë hapat, të ballafaqojmë sy më sy online vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimt të tyre, të flasim me një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari që nga Shkodra ku e kujtojnë COVID si virusi komunist dhe deri në Vlorë ku e kujtojnë si opozitë dhe qeshin, të dalim bashkë si popull faqebardhë nga kjo luftë?, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga