web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“15 vite burg kush thyen karantinën”/ Revoltohet Gjekmarkaj

13 Prill 2020, 21:34, Politikë CNA

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar paketën ligjore të ndryshimeve në Kodin Penal për Covid-19 si një model jo europian por të dalë nga mendja e kryeministrit Rama.

Sipas Gjekmarkaj nuk ka ekuilibër mes masave dhe asaj që ndodh në terren.

?Eruopa ka institucione, ka demokraci të konsoliduara prandaj duhet të merrnim një model të tyre meqenëse ne nuk kemi institucionet. Ne nuk duhet të kalojmë në tepri propagandistike, ke ligjet, ke masat. Vë re sjelljen e Policisë. Gjuha ka një tendencë për masa ndëshkuese për gjoba. Nuk ka ekuilibër mes masave dhe asaj që ndodh në terren por edhe gjuhës. Nëse ti e përdor me efikasitet policinë me represion duhet ta përdorësh edhe nesër për gjëra të tjera.
Nëse ti sot aplikon një dënim deri në 15 vite burg, nesër mund ta përdorësh Policinë për të njëjtën gjë po për shkelje të tjera. Shtesa të paargumentuara. Nuk janë marrë nga modele europiane, modele të dala nga mendja e Edi Ramës. Ndjej nevojën të reagoj?, tha Gjekmarkaj në ?Real Story?.

 





Lajmet e fundit nga