LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama falenderon SHBA për ndihmën/ Sqaron opozitën për testet: Nuk po kushtëzohen

7 Prill 2020, 14:56, Politikë CNA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Shqipërinë me 30,000 teste për koronavirus. Lidhur me këtë ndihmë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka falenderuar SHBA-të.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i është përgjigjur edhe akuzave se qeveria po bën një numër të vogël testesh. Ai thotë se kryetari i PD-së Lulzim Basha po ia fut kot, pasi pretendon se për testet vendos Komiteti Teknik.

“Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve! Po kjo s’domethënë fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku. Në qoftë se Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! Lulzim Basha PD vazhdon ia fut kot. PIKË!”, shkruan kryeministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga