LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Menaxhimi i situatës së Covid-19/ Leonard Olli leksion Ramës: Transparenca është detyrim kushtetues

7 Prill 2020, 09:49, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ndërsa ka komentuar situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, i ka dhënë edhe një leksion qeverisë.

Ndërsa qeveria në lidhje me masat e marra iu referohet vendeve Europian, Olli ka zgjedhur ti referohet reagimeve të popujve europianë.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli publikon një sondazh të ?Le Monde? në Francë, ku vetem 42% e popullsisë besojnë se qeveria po menaxhon siç duhet situatën.

?Kur ka dyshime në Francë, pse ne duhet të mos kemi! Me humor e shtroj këtë pyetje, pasi kur qeveria do të justifikojë gjithçka iu referohet masave që kanë ndërmarrë qeveritë e ndryshme europiane. Atëherë edhe unë po iu referohem reagimeve të popujve europianë, në rast se nuk ka kundërshtime se jemi të tillë… Pavarësisht se cili është perceptimi im personal për këtë situatë, publikisht jam shprehur pro masave që garantojnë shëndetin publik, pra të mirën publike dhe kam kundërshtuar, e vijoj të kundërshtoj, shpërdorimin e pushtetit në marrjen e masave në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e cila përcakton qartë edhe kufizimet që u bëhen të drejtave e lirive themelore në rast të gjendjeve të jashtëzakonshme, por jo ndalimeve, e theksoj kufizime jo ndalime!?-shkruan ndër të tjera Leonard Olli.

Po ashtu, ai shkruan se mbështet masat që mbrojnë shëndetin e qytetarëve, por thekson se ?Transparenca dhe komunikimi me përunjësi me ne është detyrim kushtetues dhe jo arroganca e kërcënimi, si të ishim qenie inferiore. Transparencë në gjithçka, që nga kura e mjekimit e deri te patologjitë e tjera që kanë te prekurit nga virusi.?.

Postimi i plotë:

Nuk jemi të mençur vetëm kur votojmë e budallenj kur kundërshtojmë!

Në këto ditë të vështira jo vetëm për Shqipërinë po edhe mjaft vende të tjera të botës, sa herë që tentohet të ketë një dialog me qeverinë për të gjë masat e mara, mjaftueshmërinë apo pamjaftueshmërinë e tyre, cenimin e lirive dhe mundësitë që edhe në kohë krize gjerat mund të bëhen me mire, reagimi zyrtar (nga gjithologu) është pak a shumë njëlloj; rrini urtë se ju nuk dini, e dimë ne dhe ekspertët!

Një sondazh i bërë publik në Francë më 1 Prill (Le Monde), konstaton se vetëm 41% e francezëve besojnë se qeveria po e ?përballon mirë situatën e epidemisë?, ose 18% më pak se vetëm dy jave më parë kësaj date. Më shqetësues është fakti, sipas të përditshmes franceze, se 2 në 3 francezë mendojnë se qeveria gënjen lidhur me epideminë në tërësi: 63% besojnë se ?po fshihen elementë të ndryshëm? sipas një sondazhi të Opinion Ëay, të bërë publik më 30 Mars. Sipas një sudimi Odoxa, botuar më 25 mars, 70% besojnë se shteti ?nuk po u thotë të vërtetën francezëve?.

Iu referova këtij shkrimi të Le Monde për të dëshmuar se të kesh shqetësime apo dyshime se si mund të menaxhohet një situatë, një krizë apo edhe një ?luftë? është po kaq normale sa edhe diskutimi i platformave elektorale në zgjedhje. Në fund të fundit, menaxhimi i situatave të tilla do të jetë edhe një referim në kohë zgjedhjesh për aftësinë apo pa aftësinë e treguar, pra është e lidhur ngushtë me njeriun politik dhe kjo nuk mund të mohohet, sado të fshihesh si struci!

Shumë prej nesh në Shqipëri, si kudo në botë, si individë, qenie politike apo edhe opozitë politike kanë reaguar ndaj menaxhimit të krizës nga qeveria, por këtu te ne për shkak të ?luftës? nuk kemi sondazhe të sakta se çfarë mendojnë njerëzit, çfarë mendojmë ne në tërësi, edhe pse në sistemin qe kemi zgjedhur të jetojmë e kemi deleguar pushtetin. Kur ka dyshime në Francë, pse ne duhet të mos kemi! Me humor e shtroj këtë pyetje, pasi kur qeveria do të justifikojë gjithçka iu referohet masave që kanë ndërmarrë qeveritë e ndryshme europiane. Atëherë edhe unë po iu referohem reagimeve të popujve europianë, në rast se nuk ka kundërshtime se jemi të tillë…

Pavarësisht se cili është perceptimi im personal për këtë situatë, publikisht jam shprehur pro masave që garantojnë shëndetin publik, pra të mirën publike dhe kam kundërshtuar, e vijoj të kundërshtoj, shpërdorimin e pushtetit në marrjen e masave në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e cila përcakton qartë edhe kufizimet që u bëhen të drejtave e lirive themelore në rast të gjendjeve të jashtëzakonshme, por jo ndalimeve, e theksoj kufizime jo ndalime! Akte normativë fantazmë, që nuk po e shohin ende dritën e botimit në fletoren zyrtare, edhe sot kur mendohet se pandemia është drejt fundit. Gjoba absurde të deklaruara në TV, por që nuk kanë asnjë bazë ligjore ku mbështeten. Forcat e Armatosura në rrugë, por ende nuk është bërë publik dekreti i Komandantit të Përgjithshëm, që lejon këtë akt. Nuk dihet se çfarë roli pozitiv luajnë makinat e blinduara dhe ushtarakët me gishtin në mitraloz të gatshëm të qëllojnë, që qarkullojnë frikshëm rragëve të kryeqytetit!!!! Nëse ky armik luftohet me armë, mos ndoshta duhet të na armatosni edhe ne???? Në fund të fundit, në kohë lufte ushtritë frymëzohen, nuk dekurajohen! Por ka edhe më. Në mënyrë antikushtetuese, në gjykimin tim, ka ndalime dhe kufizime edhe brenda ndalimeve e kufizimeve që na lejon qeveria, gjithmonë për të mirën tonë. Dhe kjo jo vetëm që krijon më shumë panik e më shumë rrezik, (tregjet e mbushura plot, të moshuarit që nuk marrin thuajse asnjë shërbim real, etj., etj.), por më tepër ndikon shumë rëndë psikologjikisht në përballimin e kësaj situate të paprecedent.

Dhe më besoni, shëndeti mendor, shpirtëror dhe ai ekonomik janë po aq të rëndësishëm sa shëndeti patologjik që mund të dëmtojë ky armik i padukshëm, momentalisht. Nëse dëmet e virusit shumë shpejt do të arrijnë në kufij të papërfillshëm, dëmet e tjera, nëse vijohet me këto metoda paradoksale, do të jenë për një kohë shumë të gjatë prezente. Për këtë duhet menduar edhe më shumë seriozisht, nëse qeveria realisht mendon e vepron për të mirën tonë. Transparenca dhe komunikimi me përunjësi me ne është detyrim kushtetues dhe jo arroganca e kërcënimi, si të ishim qenie inferiore. Transparencë në gjithçka, që nga kura e mjekimit e deri te patologjitë e tjera që kanë te prekurit nga virusi. Sepse nuk mund të kemi një qeveri me mendësi europiane, e popullin e paskemi anadollak e të papërgjegjshëm, sikundër duan të na paraqesin të paudhët, e ku duhet bindemi verbazi. Kështu si të gjithë europianët na jepni të drejtën të mendojmë e të gjykojmë, por edhe të kërkojmë llogari. Se nuk mund te jemi të mençur kur u delegojmë pushtetin për të drejtuar vendin, e budallenj kur kërkojmë llogari dhe respektim të të drejtave tona!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga