web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka “nxjerr zbuluar” Veliajn/ Po i kërkon lekë qytetarëve për dizinfektimin e pallatit

18 Mars 2020, 16:57, Aktualitet CNA

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa shprehet se taksat e qytetarëve nuk po kthehen në investime apo shërbime për ta.

Sipas Palokës, me lekët e qytetarëeve të Tiranës, Veliaj shëtiti botën dhe paguan miliona për propagandë.

Ish deputeti demokrat thotë se në Tiranë nuk janë mbledhur plehrat dhe përsëri u kërkohet para qytetarëve për dizinfektimin e pallatit.

?Ja dhe hajduti i shpifur i bashkisë.
Qytetarët e Tiranës paguajnë taksa më shumë se gjithë qytetarët e tjerë, po ato nuk kthehen në investime apo shërbime për ta.
Me lekët e qytetarëve të Tiranës shëtit boten velina e bashkisë, paguhen miliona për propagandë (përfshi dhe këngëtarët që sjell ?gjallesa?) dhe ca më shumë përfundojnë në xhepat e hajdutit të shpifur.
As plehrat nuk kanë mbledhur këto ditë në Tiranë dhe kërkon prapë para nga qytetarët.
E sigurisht nuk heq dot dorë as nga mashtrimi ; paguani nga 400 lek (katër mijë të vjetra) ju ? se të tjerat i paguan bashkia?.
Po pse mor pleh, sa kushton dizinfektimi me klor i një shkalle pallati që ?të tjerat? i vendoska bashkia?
Ku i ccove paratë që do i jepje atij këngëtarit , apo ato janë për xhepin tënd…??, shkruan Paloka./CNA.al





Lajmet e fundit nga