web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat-Bota nën “pushtetin” e koronavirusit/ Renditja e shteteve të prekur nga COVID-19

18 Mars 2020, 12:52, Aktualitet CNA

Deri në këto momente Kina qendron në krye të listës me numrin e personave të cilët janë prekur nga koronavirusi dhe atyre që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

Universiteti Mjekësor Johns Hopkins në SHBA nëpërmjet qëndrës së tij shkencore raporton shifrat zyrtare për të gjithë personat e prekur në botë nga koronavirusi.

Në gjithë botën janë konfirmuar 203, 529 persona të infektuar, 8,205 viktima dhe 82, 107 të shëruar.

Në Kinë janë infektuar 81, 102 persona dhe kanë humbur jetën 3122 persona duke u pasuar nga Italia ku janë infektuar 31, 506 persona ndërsa kanë humbur jetën 2503.

Përvec vdekjeve ka pasur edhe një numer të lartë të personave që janë shëruar nga koronavirusi.

Në Kinë shënohen 56 886 raste të shëruara nga koronavirusi, ndërsa në Itali 2941 raste.

Pas Italisë renditet Irani me 16, 169 të prekur, 998 viktima dhe 5389 persona të shëruar.
Spanja është një tjetër shtet ku numri i të infektuarve nga koronavirusi shkon arrin në 13, 716 persona, 558 viktima dhe 1 081 të shëruar.
Në Gjermani rezultojë 9 877 të infektuar dhe 26 viktima.

Shqipëria renditet në një nga shtetet më pak të prekura nga COVID-19.
Deri tani në vendin tonë janë infektuar 58 persona dhe kanë humbur jetën 2 prej tyre./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga