web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“80% e popullatës s’do e kuptojnë nëse janë prekur”/ Rama: Duhet të sillemi sikur e kemi virusin

18 Mars 2020, 13:06, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rreth 80% e qytetarëve shqiptare nuk do e kuptojnë kurrë nëse kanë qenë të prekur nga koronavirusi apo jo.

Lidhur me faktin së shumë qytetarë duan të bëjnë tamponin, Rama theksoi se tamponë do të bëjnë ata që kanë shenja të dukshme dhe kanë kontakte të drejtpërdrejta per persona të prekur.

?Sot që flasim ku është kthyer në debat botëror, dhe shumica dërrmuese e shteteve, përjashtuar shumë pak raste, janë në anën që jemi dhe ne, që nuk testohen të gjithë. Vetëm ata të cilët kanë shqetësime të posaçme, apo që kanë kontakte të drejtpërdrejta të atyre që janë identifikuar si të prekur dhe që janë aktualisht në regjim spitalor. Nuk e dimë nëse e kemi apo jo virusin, 80 % e tyre s?do ta ndjenë dhe s?do e marrin vesh kurrë, nëse e kanë virusit, Duhet të sillemi sikur e kemi virusin?, u shpreh Rama për News 24.





Lajmet e fundit nga