web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “i heq” makinat administratës/ Kush shkel rregullin, i mbahet tre muaj rroga ose shkarkohet

18 Mars 2020, 14:56, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama vijon me ashpërsimin e masave ndaj përhapjes së koronavirust.

Rama sqaron se nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë.

Më tej Rama theksonn se nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave apo të Prefektura e Bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e luftës sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar!
?Nga nesër, të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë.
Titullarët e të gjitha institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. emër për emër!
Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!
Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, po një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës!
Nga nesër, këmbësorëve që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë e republikës së republikës së shqipërisë, si punonjës të administratës qendrore apo vendore, do t?u mbahet rroga për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritjeje do të largohen përfundimisht nga radhët!
Populli nuk i paguan taksat për t?u dhënë rroga atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare!
Kjo luftë nuk është lojë! përballë armikut që na ka sulmuar jemi një vend, një popull dhe një shtet! vetëm kështu mund t?ia dalim dhe askënd që s?do të kuptojë nuk mund ta tolerojmë më?, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga