web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cekja i Beratit apel të fortë qytetarëve/ "Mos u mendoni, zbatoni rregullat"

18 Mars 2020, 16:46, Aktualitet CNA

Aktori i dashur për publikun Sejfulla Myftari , i njohur ndryshe si Cekja i Beratit, ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët pasditën e sotme.

Aktori i cilësoi mjekët që po luftojnë përballë koronavirusit të ri si heronj, ndërsa tha se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë të gjitha këshillat.

“Qytetarëve i bëj apel të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë rregullat. Mos të rrinë në mendime, të mos mendohen. Të zbatojnë rregullat se është për të mirën tonë. Sa më shpejt të zbatojmë rregullat, aq më shpejt do ta mundim këtë virus”, tha ai në një lidhje me emisionin “Rudina” në Tv Klan./ CNA.al





Lajmet e fundit nga