web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektimi i mjekëve dhe infermierëve me koronavirus/ Berisha thirrje OBSH-së

17 Mars 2020, 14:57, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me infektimin me koronavirus të disa mjekëve e infermierëve dhe për këtë ka fajësuar kryeministrin Edi Rama.

Berisha thotë se vetëm Spitalin “Shefqet Ndroqi” janë infektuar 8 mjekë dhe infermierë. Ish-lideri i demokratëve shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për misionarët bluzëbardhë dhe i uron shëndet dhe shërim të plotë.

Sipas Berishës, ky infeksion ishte i paralajmëruar nga opozita, pasi pretendon se qeveria nuk ka marrë masat e duhura për t’u kujdesur për stafin mjekësor.

Ai i bën thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë të konsiderojnë një ndihmë urgjente për personelin shëndetësor në Shqipëri.

“Nga ana tjetër shtoj se ky ishte një infeksion i paralajmëruar pasi ata u infektuan nga një i sëmure, i cili mjekohej prej 22 ditësh në atë spital për difiçit në frymëmarrje dhe që thuhet se për ditë të tëra u refuzua kërkesa për bërjen e testit për koronavirus. Ky ishte një infeksion i paralajmëruar pasi mjekët dhe personeli mjekësor i Spitalit Shefqet Ndroqi nuk kishin asnjë lloj mbrojtje për koronavirusin përveç maskave të skaduara 9 vite më parë, dhuratë kriminale personalisht e Edvin Çekap Maskës dhe Ndrikull Hajni Maskës.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin skandaloz ndaj personelit shëndetësor të atyre që po tresin dhjamrat me Joga, ju bëj thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendeve mike dhe partnere të Shqipërisë të konsiderojnë një ndihmë urgjente për personelin shëndetësor të Shqipërisë që ka aktualisht nivelin më të lartë të infeksionit nga koronavirusi në botë prej 16%!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga