Opinione
Papërgjegjshmëri shqiptare/ Tirana “vërsulet” në Korçë

Sot në mesditë qeveria njoftoi masa të tjera shtrënguese për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së se pandemisë koronavirus, apo siç njihet ndryshe, COVID-19.
Masat dhe hapat e hedhura nga qeveria duket se janë të shpejta, megjithëse në ekstreme ato duket se duhen mbështetur me çdo kusht pasi ndihmojnë dhe sigurojnë me shumë jetën e qytetarëve shqiptarë.
Ditët e fundit reagimi i qeverisë ka qenë më i ashpër, megjithëse për gati dy javë apo më tepër qëndrimi i saj ishte i ngadaltë dhe deklaroi se nuk kishte raste në Shqipëri, por sapo u shfaq rasti i parë, qeveria menjëherë filloi masat duke shkuar deri në ato më drastiket, siç është hapi i fundit i hedhur sot për të bllokuar kryeqytetin dhe lëvizjet nga e premtja në mëngjes deri të dielën në mbrëmje. Çka do të ishte gati 72 orë një izolim që do të ndihmonte shumë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Por ka ndodhur ajo që nuk pritej! Shqiptarët, kryesisht banorët e Tiranës dhe Durrësit kanë marrë rrugën në drejtim të Korçës.
Pas daljes së urdhërit të kryeministrit Rama, mbylljes së institucioneve dhe orientimit për të punuar nga shtëpia në shumë kompani private, njerëzit kanë marrë makinat e tyre dhe duket që rrugët në Tiranë dhe Korçë të ketë shumë trafik, sidomos pjesa e aksit Elbasan-Librazhd, dhe Perrenjas-Qafthanë.
Korça dhe Pogradeci duket të jenë nga sot dhe deri të dielën, vendet ku do të dynden banorët e kryeqytetit. Në momentin kur të gjithë duhet të rrinin të mbyllur, kur të gjithë duhet të dëgjonin mesazhin e përciellë nga mjekët, nga specialistët, nga njerëzit e fushës të cilët rekomandojnë karantinimin personal, pra të mbyllen brenda, sa më pak kontakte dhe shumë higjienë personale, banorët e kryeqytetit tregojnë edhe njëherë “çmendurinë alla shqiptare”, hipin në automjete dhe “vërsulen” drejt Korçës, a thua se atje nuk të kap koronavirus.
Në fakt, Korça mund të ketë higjienë por përhapja e sëmundjes do të ishte dhe më katastrofike me lëvizjen e papërgjegjshme nga kryeqyteti.
Ajo që duhet të ndodhë është qëndrimi në shtëpi, sa më pak kontakte, sa më shumë kohë mbyllur, kështu do të ndihmojmë më shumë në mospërhapjen e koronavirusit.
Fakti që me mijëra mjete po vërsulen drejt Korçës do të krijojë një problematikë të madhe në qytetin juglindor, pasi përhapja e sëmundjes në atë zonë do të bëhet edhe më e lehtë, ndonëse deri tani nuk ka raste të raportuara nga Korça, megjithëse janë bërë të paktën 12 testime.
Ajo që po ndodh sot me banorët e kryeqytetit është një papërgjegjshmëri totale shqiptare. Ti hipësh mjetit, në një zonë ku ka problematika dhe të shkosh në një zonë tjetër, thjesht dhe vetëm nuk bën asgjë, e shpërndan edhe më tej. Ajo që duhet të ndodhë është që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
Bashkia e Korçës ka bërë me dije se nga bujtinat dhe hotelet e Bashkise Korçe rreth 41 subjekte kanë mbyllur aktivitetin, 30 subjekte nuk kanë rezervime dhe nje pjesë kane 2 ose 3 dhoma te rezervuara (shumica jane prej disa ditesh te akomoduar).
A mundet ta kuptojnë shqiptarët! Qëndroni në shtëpitë tuaja, mos përhapni këtë virus i cili mund të ketë pasoja për jetët e të afërmve tuaja, për ju dhe për këdo tjetër.
Një përgjegjshmëri më e madhe, një reagim më qytetar, një braktisje egoizmi dhe individualiteti do të ishte zgjidhja!
Të dëgjohen më shumë specialistët, të dëgjohen më shumë udhërat e shtabit qëndror të emergjencave, por edhe vendimet e qeverisë të zbatohen. Politika është momenti që ka “vdekur”! Ajo që po bëjnë sot, lëvizja dhe braktisja e kryeqytetit drejt juglindjes po zonave të jugut , është një ‘çmenduri alla shqiptare” që tregon një papërgjegjshmëri pa limit të shumë prej banorëve të qytetit./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Nga Mitro Çela/ Koço Devole më fton në parajsë
25 ditë më parë dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arriti-37 e pesë viza. U përpëlita në krevat…Më zuri gjumi… …Mbi ballë ndjeva një dorë....

Nga Andi BUSHATI/Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje
Sot kanë ndodhur dy ngjarje, në pamje të parë pa lidhje me njëra- tjetrën, por që tregojnë shumë për mënyrën sesi do të zhvillohet fushata...