Nga Astrit Patozi/ Nuk kemi pse presim luftën e tretë botërore!
Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për ma...
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq sot përballë shqiptarëve dhe kabinetit të vet, me një maskë të skaduar, nëntë vjet më parë.
? Kjo është një maskë amerikane, e prodhuar në Kinë, ? tha Edi Rama, ? dhe po të mos ishin të sakta ato nuk do ta kalonin dot Amerikën dhe oqeanin.
Janë maska që përdoren gjerësisht, pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale, që do të thotë, jo sepse në salla janë të rrezikshme, por që nuk kanë të gjithë efektshmërinë e tyre dhe janë maska që zëvendësojnë, disa herë më mirë facoletën, apo garzat që vendosen përpara fytyrës?
Kjo ligjëratë e lodhshme, cinike dhe e paturpshme, e Kryetarit të Qeverisë, erdhi fill pasi opozita, e kapi me pras në dorë, me 1.2 milionë maska të skaduara, nëntë vite më parë, të cilat në mënyrë kriminale, janë shpërndarë, për përdorim nga personelet mjekësore.
I gjithë shpjegimi i Edi Ramës, si në çdo dalje tjetër, ishte qesharak. Por, më qesharak ishte shpjegimi, se këto maska ishin amerikane?!
Po çfarë rëndësie ka fakti nëse maskat janë prodhim amerikan, aziatik, apo skandinav?! Si ka mundësi, që kryeministri ynë kërkon të mbrohet dhe të fshihet deri në vulgaritet me Amerikën dhe amerikanët?!
Fakti që këto 1.2 milionë maska, kanë nëntë vjet që kanë skaduar, nuk ka amerikan dhe bir nëne që t?i marrë në mbrojtje.
Ndoshta është koha që Edi Rama, jo vetëm duhet të na i kursejë këto lloj daljesh televizive, por edhe të fshihet.
Çdo dalje e tij në media, çdo fjalë që nxjerr nga goja, ai dhe qeveria e vet, tregojnë vetëm faktin e tmerrshëm, se sa të papërgatitur jemi përballë së keqes, që po pushton pjesën dërrmuese të botës.
Ka dy muaj, që autoritetet më të larta shëndetësore të Shqipërisë, kanë folur për një spital, vendndodhjen e të cilit e mbanin sekret, thjesht për faktin që ky spital nuk ekzistonte.
24 orët e fundit, kur koronavirusi sapo ka shpërthyer, u caktuan fonde që shtëpia e pushimit në Durrës, të kthehet në karantinë. Por, kur do të ndodhë kjo?
Të presësh deri në minutën e fundit, që Italia të mbyllë kufijtë e vet dhe pas kësaj të urdhërosh edhe ti mbylljen e kufijve të Shqipërisë me këtë vend, është jo vetëm e vonuar, por edhe kriminale.
Mijëra shqiptarë, të infektuar ose jo, braktisën zonat e kuqe, nga veriu i Italisë dhe u derdhën në Shqipëri, nga toka dhe nga ajri. Ç?kuptim ka të mbyllësh kufijtë, pasi virusi u importua?
Edi Rama, përpara qeverisë së vet, i shpalli sot luftë koronavirusit, me një maskë të skaduar nëntë vjet më parë, të vendosur në fytyrë.
Mos u mërzitni me gjeneralin tonë! Sot, ai deklaroi që jemi në luftë. Po me çfarë ushtrie do të luftojë kryeministri ynë dhe ne të gjithë bashkë me të?!
Lufta e sotme ndryshon shumë nga ajo e pak kohëve më parë, lufta me tërmetin. Në atë luftë, fatkeqësia ndodhi vetëm tek ne. Aty, Edi Rama zgjati dorën dhe bota, siç ndodh rëndom, jo vetëm për ata që lypin, por për shkak të fatkeqësisë, u solidarizua dhe vendosi të na ndihmojë.
Sot, është ndryshe. Sepse sot ne jemi vetëm dhe lufta me virusin, lufta me të keqen, ose ka hyrë, ose është në pragun e të gjithëve. Dhe Edi Rama, nuk mund të zgjasë më dorën.
Por, sot kryeministri ynë, erdhi një moment dhe u bë i sinqertë. Ja që ndodh edhe që Edi Rama të bëhet një herë i sinqertë. Sepse ai i ka sjellë punët e këtij vendi, kaq keq, duke harxhuar çdo qindarkë me koncesione kaq të çuditshme dhe të pavlerë, sa sot nuk ka çfarë të bëjë.
Edhe po të dojë, nuk mundet, sepse Edi Rama dhe Shqipëria, janë një grimcë përpara Kinës, që ndërton spitale brenda 10 ditësh.
Edi Rama, në shtatë vite, në vend të qindra milionë dollarëve, të harxhuara për koncesione në shëndetësi, mund dhe duhet të kishte ndërtuar spitale të standarteve më të larta dhe sot ai mund të luftonte dhe ta vriste koronavirusin.
Por, siç pritej, po ndodh krejt ndryshe. Sot, shteti fasadë bashkë me Edi Ramën, janë në pikë të hallit.
Ndoshta, çdo gjë që të thuash sot, nuk ka asnjë vlerë. Për herë të parë, mu dhimbs vërtet Edi Rama?
Ndaj njerëz, lëreni atë në hallin e vet, me fytyrën e mbuluar me maskën e skaduar nëntë vite më parë. Edhe po të dojë vërtet, sot ai, vërtet s?mundet. Zoti na ndihmoftë!
Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për ma...
Rrëshket sigurisht. Se mos është hera e parë! Prej qindra vj...
Apel për një front të përbashkët Nga PROF. DR. Isuf KaloNë k...
Fatmiresisht Shqiperia dhe gjithe Europa paten dy muaj kohe ...
Pa gdhirë ende dita kur nxirrja e natës fillon të zbehet në ...
SHBA sapo pezulloi 200 milion euro investime në Kosovë.Kosov...
Në kushtet, kur për fat ende nuk ka asnjë shqiptar të prekur...
1./Sperma e babait u lëshua si e çmendur drejt kanaleve ku e...
Nga Rigels SelimanKy Parlament padyshim që do të mbetet gjat...
Komisioni i Venecias i dha te drejte Presidentit per kapjen ...
Mos Bini Pre e Komunisteve Askush smund te behet magjistar d...
Mësuesit, këta rrogëpakët me trurin plot Sot në Shqipëri ësh...
Kjo shkatërrirë ka qënë shkolla ku unë dhashë mësim shumë e ...
* Kjo pyetje mbetet pa përgjigje në shumicën e rasteve . Pas...
Tani janë pushtuar nga frika; deri dje ishin në delirin e ma...
Qofsha i gabuar, por duket sikur po bie që tani era e keqe e...
Nga Ilir Levonja* Sot e gjithë Shqipëria është një femër str...
Bazuar në të dhënat zyrtare të KQZ-së dhe të Gallup-it, bano...
I ulur përballë Korfuzit të bukur tek Pylli i bukur me pisha...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...