“Po ku pjerdh unë për koronavirus”
Nga Dritan Shano Përpara 25 minutash, dola në rrugë për të k...
1./Fundnëntorin e vitit të kaluar kur toka u drodh nën këmbët tona ju nuk rrëmbyet palltot e ngrohta të stinës por veshët përparëset e bardha, i hipët ambulancës dhe nxituat për në gërmadhat e Durrësit, Laçit, Thumanës.
Me duart tuaja peshonit mbi gjokset e të plagosurve të tërmetit tu sillnit në jetë zemrat e tyre të dërmuara nga fatkeqësia natyrore. U pastronit gjakun e plagëve dhe u jepnit oksigjen e shpresë fëmijëve, pleqve, vajzave, djemve për tua rikthyer funksionimin e organizmit. Ballë jush ishte kapriçoja e natyrës por ju nuk humbët as durim dhe as u demoralizuat. Jeta triumfoi mbi gërmadhat e mortit e si zakonisht ju modestë vazhduat punën dhe misionin tuaj. Pas tërmetit erdhi ndërrimi i viteve dhe ne të tjerët si gjithmonë u harbuam mes festës, fishekzjarreve, bakllavasë, alkoolit e të dehur e të mbingopur përfunduam sërish në duart tuaja. Ju nuk festuat vitin e ri por në gadishmërinë sublime prisnit e përcillnit në dyert e spitaleve viktimat e qejfit dhe të abuzimit. Na ndenjët te koka, na shëruat dhe na përcollët plot humanizëm. Edhe ditët e mëpasme të vitit që erdhi vazhduan si gjithmonë me aksidentet, plagosjet, rrahjet, vrasjet, plagët, gjakun por ju aty stoikë si gjithmonë shëruat dhe shëroni viktima e njëkohësisht mbyllni plagët e dalldisë tonë kolektive.
Sot që po u shkruaj është dita e tretë e një pranvere fatkeqe nacionale e ndërsa shumica prej nesh jemi mbyllur në shtëpi, ju jeni aty në mes të kolerës vdekjeprurëse duke u shërbyer pacientëve që nuk po i kursen coronavirusi. Ju i keni shpallur luftë një armiku të padukshëm që po merr më qafë vendin, kontinentin, planetin dhe vetëmohimi juaj është e vetmja shpresë për këdo nga ne.
Ndryshe nga qindra kolegët tuaj që u arratisën drejt Gjermanisë ju mjeket, infermierët dhe sanitarët e këtushëm po mbani gjallë atë shkëndijën e vogël të zjarrit të jetës. Para jush ne jemi dorëzuar të gjithë dhe po para jush ne ndihemi të vegjël dhe borxhllinj të mëdhenj. Por mos harroni se shumë prej nesh janë të pabesë porsi virusi e ndërkohë që ju shëroni njërën plagë, plagë të tjera u hap politika, media, mosmirënjohja.
2./
Të drobitur nga orët e pafundme të punës tuaj, ju gjeni kohë ti përgjigjeni edhe virozës edhe renegatëve që duan të përfitojnë mbi tragjedinë kombëtare. Puna, sakrificat dhe modestia juaj mbeten ilaçi më i fortë i këtyre ditëve dhe teksa u shohim për së largu tek i qëndroni mbi kokë pacientit mezi presim të afrohet fundmarsi e tu përqafojmë të gjithëve një e nga një.
Me falni se desh harrova. Kur të mbaroni punë kontrolloni xhepat e përparëseve tuaja të bardha. Aty nuk do gjeni 10 mijë lekëshin tim, do gjeni 10 milionë urime dhe bekime nga ne të gjithë.
Faleminderit!
Nga Dritan Shano Përpara 25 minutash, dola në rrugë për të k...
Nga Klodian TomorriQendro në shtëpiTi që nuk je i detyruar t...
Duke parë se çfarë bëhet te ne, por edhe duke ndjekur mediat...
Ajo:-E zuri flama edhe Shqipërinë. Por sëmundja made-in Kina...
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq s...
Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për ma...
Rrëshket sigurisht. Se mos është hera e parë! Prej qindra vj...
Apel për një front të përbashkët Nga PROF. DR. Isuf KaloNë k...
Fatmiresisht Shqiperia dhe gjithe Europa paten dy muaj kohe ...
Pa gdhirë ende dita kur nxirrja e natës fillon të zbehet në ...
SHBA sapo pezulloi 200 milion euro investime në Kosovë.Kosov...
Në kushtet, kur për fat ende nuk ka asnjë shqiptar të prekur...
1./Sperma e babait u lëshua si e çmendur drejt kanaleve ku e...
Nga Rigels SelimanKy Parlament padyshim që do të mbetet gjat...
Komisioni i Venecias i dha te drejte Presidentit per kapjen ...
Mos Bini Pre e Komunisteve Askush smund te behet magjistar d...
Mësuesit, këta rrogëpakët me trurin plot Sot në Shqipëri ësh...
Kjo shkatërrirë ka qënë shkolla ku unë dhashë mësim shumë e ...
* Kjo pyetje mbetet pa përgjigje në shumicën e rasteve . Pas...
Tani janë pushtuar nga frika; deri dje ishin në delirin e ma...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...