LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

14 telefonatat e ish-deputetit të PD me Babalen/ Si e bleu Salianji, Albert Veliun?

9 Janar 2020, 09:17, Kronika CNA
14 telefonatat e ish-deputetit të PD me Babalen/ Si e bleu Salianji, Albert

?Publikimi i ?audio-regjistrimit? të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës)?.

Kështu ka konstatuar Gjykata e Tiranës, pas përfundimit të hetimeve nga organi i akuzës.

Sipas Gjykatës, në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Përsa i përket elementëve të figurës së veprës penale të parashikuar  nga nenet 305 e 25 të K.Penal, për Gjykatën referuar arsyetimit vijues, rezultoi e provuar që i pandehuri Fredi Alizoti ne bashkepunim me të pandehurit Albert Veliu , Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji janë autorët e kryerjes së kësaj vepre penale dhe veprimet e tyre të bashkërenduara të kundërligjshme dhe me rrezikshmëri shoqërore, kane cënuar objektin e veprës penale, marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj për të siguruar veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë nga veprimet e kundërligjshme dhe për të siguruar të drejtat dhe liritë e individit, objekt i nje proçedimi penal te rregjistruar si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave që abuzojnë padrejtësisht me kallëzimet e tyre duke avancuar per me teper ne sajimin e provave te rreme për të inicuar fiktivisht ndjekje penale.

Regjistrimi i bisedës së simuluar

Gjithashtu rezulton e provuar që i pandehuri Fredi Alizoti ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë Albert Veliu, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shpërndarjen e këtij audiopërgjimi dhe publikimin mediatik të tij duke i atribuar kryerjen e një vepre penale të rëndë  shtetasit  Geron (Agron) Xhafaj me qëllimin  e inicimit të një procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e përfitimeve materiale në vlera monetare për të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Sipas Gjykatës, ka rezultuar e provuar që të dy të pandehurit e kanë regjistruar bisedën e stimuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.  Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu ia ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Deklarimet e bashkëtëpandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti e po kështu përmbajtja e tabulateve telefonike për komunikimet e kryera midis të gjithë të pandehurve, faktojnë e provojnë bashkëpunimin e tyre në kryerjen e këtij krimi dhe se në muajin Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Vlen për t?u theksuar se veprimtaria kriminale e të pandehurit Fredi Alizoti ka iniciuar nga i pandehuri tjetër Albert Veliu duke u motivuar nga interesa tërësisht pasurorë duke u bërë Fredi Alizoti një nga protagonistët dhe subjekti i realizimit të audiopërgjimit të sajuar, por kjo veprimtari është organizuar në bashkëpunimin e të pandehurit Ervin Salianji si në drejtim të fabrikimit të këtij audiopërgjimi të rremë ashtu edhe në drejtim të parashtrimit publikisht në media duke e adresuar drejtpërdrejt në organet proceduese, si një kallëzim penal (duke bërë deklarata publike e adresuar në organet e drejtësisë fillimin e procedimit penal për veprimtari kiminale në fushën e trafikimit të narkotikëve (te rreme) ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Kallëzimi i rremë

Kallëzimi publik e mediatik i bërë dihet që është realisht i rremë, pasi në përmbajtjen e tij nga i pandehuri Albert Veliu  në bashkëpunim me të pandehurit Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi janë dhënë informacione që nuk i përgjigjen të vërtetës bazuar në një provë audiopërgjim të sajuar për kryerjen e një krimi (?Trafikimi i narkotikeve?, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal) që në të vërtetë nuk është kryer, i atribuar nga te pandehurit Albert Veliu e Ervin Salianji ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (për kryerjen e veprimeve kriminale te sajuara ne blerjen prej tij per trafikimi të një sasie lënde narkotike të deklaruara nga te pandehurit sikur janë kryer nga personi që është cënuar nga ky kallëzim), me qëllim që organet e drejtësisë të fillonin ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi.

Në vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesëmarrja, kontributi dhe bashkëpunimi i të pandehurit Ervin Salianji më të pandehurit e tjerë në kryerjen e veprës penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji të analizuara më sipër.

Këto të dhëna janë tregues që faktojnë përfshirjen aktive të bashkëtëpandehurit tjetër Ervin Salianji në kryerjen e veprës penale në bashkëpunim me të pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vërtetojnë veprimtarinë aktive të tij në përgatitjen e më tej fabrikimin e sajimin e provave të rreme, duke u angazhuar kohë më parë se të realizohej audiopërgjimi kompromentues i sajuar midis të pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka ?bashkëpunuar? me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 ? 10.11.2017.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 ? 19.05.2018.

Është një fakt i provuar nga aktet provuese, veçanërisht nga përmbajtja e transkripteve të bisedave telefonike të sipërevidentuara midis të pandehurve, ku evidentohet dhe vërtetohet pjesëmarrja aktive e të pandehurit Fredi Alizoti në të gjithë veprimtarinë e kundërligjshme sëbashku me të pandehurit e tjerë Albert Veliu, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve të tyre në rend kronologjik e të mirëmenduar për realizimin e këtij audiopërgjimi nga përgatitja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri në mënyrën e publikimit mediatik të tij dhe servirjen si krim i rëndë i kryer nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj.

Në rastin konkret, te pandehurit kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin nëpërmjet marrëveshjes paraprake të tyre për çastin e volitshëm dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale si dhe ndarjen e roleve në këtë bashkëpunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkëorganizatore, e njëkohësisht i pari edhe ekzekutor e dy të pandehurit e tjerë njëri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmës (të katërt kanë kryer veprime aktive në realizimin e audiopërgjimit kompromentues të rreme me qëllim adresimin mediatikisht e publikisht të një kallëzimi të rreme për kryerjen e një krimi që nuk është kryer ndaj një shtetasi shqiptar për të iniciuar procedimin penal  ndaj tij e për të përfituar materialisht apo politikisht duke cënuar edhe reputacionin e vëllait të të kallëzuarit, me cilësinë e ish-ministrit të brendshëm të kohës kur ky fakt ka ndodhur)./CNA.al

Skema e manipulimit të ?Babales”/ Zbardhet roli i Salianjit me 200 mijë euro

Bisedat telefonike/ ?Babalja?, fundos Ervin Salianjin

Si u planifikua audio-përgjimi?/ Zbardhet takimi Salianji-Albert Veliu

Lajmet e fundit nga