LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skema e manipulimit të “Babales"/ Zbardhet roli i Salianjit me 200 mijë euro

6 Janar 2020, 11:48, Politikë CNA
Skema e manipulimit të “Babales"/ Zbardhet roli i Salianjit me

Gjykata e Shkallës së Parë, në Tiranë, ka dënuar pak ditë më parë, me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji për çështjen ?Babalja?. Gjithashtu, Gjykata ka dënuar me 2 vite burg për Fredi Alizotin, ndërsa për Albert Veliun ka dhënë 3 vjet 5 muaj burg. Ata akuzohen për kallëzim të rremë nè lidhje me çeshtjen ?Babalja?. Ndërsa gazetari  Jetmir Olldashit,  u dënua me 6 muaj burgim qe do t?i konvertohet ne 100 orë shërbim prove.

 CNA.al ka zbardhur vendimin e Gjykatës, ku zbardhet skema dhe roli i protagostëve të ?Babales?.

Sipas Gjykatës, të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nisur nga motive personale te ndryshme, kanë krijuar një provë të rreme në formën e një ?audio-regjistrimi?, me qëllim ngritjen e një dyshimi se nga shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ishte konsumuar një vepër penale në fushën e narkotikëve.

Rreth muajit Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Në këtë takim, i pandehuri Albert Veliu i ka bërë të ditur të pandehurit Ervin Salianji se donte të çonte në burg shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, pasi kishte një inat të mëparshëm me të, për shkak të një qëndrimi në burg në Itali. Ai është vetëofruar dhe ka garantuar, se kishte mundësinë që të grumbullonte  të dhëna kompromentuese për aktivitetin kriminal në fushën e narkotikëve që shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ushtronte në rrethin e Vlorës.

Në bisedë midis tyre, i pandehuri Ervin Salianji i ka premtuar të pandehurit Albert Veliu se do të përfitonte një shpërblim me nje vlerë prej prej 200 mijë eurosh, në rast se do të sillte të dhënat që inkriminonin shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Në vijim, i pandehuri Ervin Salianji ka mundësuar kontaktin midis të pandehurit Albert Veliu dhe të pandehurit Jetmir Olldashi, i cili në atë kohë punonte si gazetar investigativ tek emisioni ?Të paekspozuarit? pranë  televizionit ?News 24?.

Mbasi janë takuar me njëri tjetrin, të pandehurit Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, kanë vendosur që të shkojnë në qytetin e Vlorës, me qëllim që të regjistronin shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe të shkonin në vendet ku ky i fundit mendohej se ushtronte aktivitetin kriminal.

Në mëngjesin e datës 24.10.2017, të pandehurit Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, janë nisur për në qytetin e Vlorës me një automjet që i pandehuri Jetmir e kishte marrë me qira dhe së bashku me ta ka qenë edhe dëshmitari Arnedo Selmanaj, si kameraman i emisionit investigativ ?Të paekspozuarit?.

Mbasi kanë arritur në qytetin e Vlorës, i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek lokali në pronësi të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, por nuk ka mundur që t?a takojë dhe komunikojë me të, mbasi nuk ndodhej aty.

Në vijim, ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë ecur me makinë në drejtim të fshatit Radhimë dhe Tragjas të rrethit Vlorë, për të marrë kontakt me personat që mund të dispononin lëndë narkotike dhe të kryenin filmimet e nevojshme.

Më pas, ata janë rikthyer në qytetin e Vlorës dhe me gjithë përpjekjen e bëra, nuk kanë mundur që të kontaktojnë shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, apo të bëjnë ndonjë regjistrim bisede me të.

Takimi Salianji-Veliu- Hajdarmataj

Nisur nga fakti që deri në atë kohë nuk kishte arritur që të realizonte ndonjë regjistrim me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, në datën 23.11.2017, rreth orës 16:00, i pandehuri Albert Veliu në marrëveshje me të pandehurin Ervin Salianji, ka shkuar në zyrën e dëshmitarit Besim Hajdarmataj, me detyrë drejtues i Prokurorisë pranë Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Në këtë takim, i pandehuri Albert ka pretenduar se kishte informacione që në ditët e ardhshme do të trafikohej një sasi lënde narkotike për në Itali dhe se personat që do të bënin trafikimin ishin punonjës policie si dhe shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

Në datën 24.11.2017, rreth orës 10:00, dëshmitari Besim Hajdarmataj ka mundësuar takimin në zyrën e tij, të të pandehurit Albert Veliu me dëshmitarët Albert Tuci dhe Eduard Martini, me detyrë punonjës të SHISH. Mandej punonjësit e SHISH-it kanë vijuar me procedurat duke e pajisur të pandehurin Albert Veliu, me një pajisje përgjimi në formën e një pulti automjeti.

 Lëvizja e SHISH

Rreth orës 15.00?-15.30?, të datës 24.11.2018, punonjësit e SHISH dhe i pandehuri Albert Veliu kanë arritur në qytetin e Vlorës, ku ky i fundit u ka shpjeguar se, me personat do të takohej tek lokali ?2 Palmat?.

Mbas rreth gjysëm ore, i pandehuri Albert Veliu ka telefonuar punonjësit e SHISH-it me qëllim për t?u dhënë pajisjen përgjuese dhe në momentin e takimit u ka thënë se kishte takuar një person me emrin Agron, por pa u thënë mbiemrin.

Ai gjithashtu u ka thënë se nuk e kishte përfunduar bisedën për trafikimin e narkotikëve pasi kishte lënë një takim ditën e nesërme me një shtetas të quajtur Ermal dhe për të kryer ndonjë regjistrim të mundshëm, punonjësit e SHISH-it i kanë lënë një tjetër mjet përgjimi të kamufluar si ?usb?.

Ndërkohë që, e kanë porositur se në momentin që do merrte kontakt me Ermalin, t?i njoftonte për vendin dhe orën e takimit.

Në datën 25.11.2017, rreth orës së drekës i pandehuri Albert Veliu ka telefonuar punonjësit e SHISH-it dhe u ka kërkuar të shkonin në Vlorë. Mbasi është takuar me ta në rrugë tek ?Lungomare?, ai u ka shpjeguar se ishte takuar me Ermalin, por nuk kishte regjistruar bisedë me interes për çështjen, mbasi kishte patur edhe persona të tjerë në tavolinë.

Ai u ka kërkuar dhjetë mijë lekë të reja për të ngrënë një drekë me Ermalin dhe aty të bënte edhe përgjimin e bisedës, por kjo kërkesë është refuzuar nga punonjësit e SHISH-it.

Në vijim, i pandehuri Albert Veliu u ka kërkuar që të shkonin tek vendet ku mbahej hashashi apo mjetet, kërkesë që i është plotësuar nga punonjësit e SHISH-it. Komunikimi i të pandehurit Albert Veliu me punonjësit e SHISH ka vazhduar deri në datën 30.11.2017 dhe në përfundim të gjithë procedurës së kryer nuk rezultoi asnjë e dhënë inkriminuese (proceduriale apo informative) për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Futja në lojë e Fredi Alizotit

Në rrethanat kur nuk po mundte që të realizonte ndonjë regjistrim kompromentues me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të pandehurin Fredi Alizoti me të cilin kishte një njohje të vjetër dhe shumë miqësore.

Në takimin midis tyre, i pandehuri Albert Veliu i ka kërkuar ndihmë të pandehurit Fredi Alizoti për të realizuar një regjistrim bisede midis tyre, ku ky i fundit do të luante rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, mbasi do të shpërbleheshin në shumën prej 200 mijë eurosh nga i pandehuri Ervin Salianji.

Perveç perfitimit material , i pandehuri Albert Veliu dhe familja e tij do të përfitonin edhe përfitimin e  azilit politik në  ndonje shtet.

Fillimisht, i pandehuri Fredi Alizoti ka hezituar dhe nuk ka pranuar që të kryejë veprimin e kërkuar, por pas disa ditësh ai ka rënë dakort, i ndikuar nga këmbëngulja e të pandehurit Albert Veliu si dhe joshja nga përfitimi financiar në shumën prej 100 mijë eurosh (gjysma e shumës prej 200 mijë eurosh) që ai do të kishte.

Të dy të pandehurit kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu ia ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet.

Publikimi i ?audio-regjistrimit? të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018, nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambiental dhe i transikptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke simuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, është vazhduar me një regjistrim ?audio? të një bisede ambientale të realizuar nga i pandehuri Albert Veliu në rolin e ?Bashkëpunëtori X? dhe i pandehuri Fredi Alizoti në rolin e shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, duke imituar zërin e këtij të fundit.

Në fund, sipas Gjykatës, materiali i fabrikuar pason me një regjistrim ?video? prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat ?Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga