web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen/ Zbardhen lëvizjet e autorit para dhe pas krimit të rëndë

9 Janar 2020, 17:22, Kronika CNA

Të tjera detaje kanë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 47 vjeçarit Kastriot Reçi.

Mësohet se vrasësi i Reçit, mëngjesin e 7 janarit, ka zbritur nga një makinë gri tip Benz, rreth orës 06:35 minuta dhe më pas është ngjitur në pallatin ku edhe kreu më pas krimin e rëndë.

Sapo ka zbritur nga makina, autori ka nxjerrë prej andej dy çanta, ku në njërën prej tyre dyshohet të ishte fshehur snajperi.

Autori i dyshuar sipas News 24, ka pasur veshur një xhup me ngjyrë të çelët dhe një kapele me ngjyrë të zezë me strehë.

Më pas, ai është ngjitur në një pallat i cili ndodhej përballë lokalit të viktimës.

Më vonë, nga pallati ka dalë një person me paruke si femër i veshur me fustan dhe tuta të zeza poshtë si dhe me syze.

Prej andej, ai është larguar drejt tregut të fruta-perimeve në qytetin e vogël verior.

 





Lajmet e fundit nga