Connect with Us

Si u planifikua audio-përgjimi?/ Zbardhet takimi Salianji-Albert Veliu

Kronika

Si u planifikua audio-përgjimi?/ Zbardhet takimi Salianji-Albert Veliu

Publikuar

-

Skandali i Babales u bë i njohur pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vëllain e Ministrit të Brendshëm të kohës, për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Por, aktualisht për këtë dosje, janë hetuar dhe kanë marrë dënime ish deputeti i PD, Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Albert Veliun (Babalja) dhe Fredi Alizoti.

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, ka konstatuar se përveç përfitimit material i pandehuri Albert Veliu ka pasur si qëllim tjetër në kryerjen e veprës penale edhe atë të përfitimit të azilit politik për vete dhe familjarët e tij.

Sipas Gjykatës, rezulton e provuar që i pandehuri Albert Veliu ka konsumuar veprën penale që i atribuohet me veprime aktive të kundërligjshme e në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi, të cilat konsistojnë në planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shpërndarjen e këtij audiopërgjimi dhe publikimin mediatik të tij duke i atribuar kryerjen e një vepre penale të rëndë  shtetasit  Geron (Agron) Xhafaj me qëllimin  e inicimit të një procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e përfitimeve materiale në vlera monetare për të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti.

Regjistrimi i stimuluar i dorëzohet Salianjit

Nga provat rezulton se ky qëllim  i të pandehurit Albert Veliu për azil politik për vete dhe familjarët e tij del qartë i provuar  nga komunikimet e përgjimet telefonike gjatë kohës së kryerjes së veprës penale e pas saj,duke u ndihmuar në këtë qëllim edhe nga bashkëpandehuri tjetër Ervin Salianji, deputet në atë kohë i Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë. Ky qëllim i të  pandehurit rezulton edhe nga veprimet e të pandehurit pas kryerjes së veprës penale.

Nga aktet rezulton se i pandehuri Albert Veliu ka kërkuar strehim politik në Mbretërinë e Belgjikës, ku është kapur për efekte ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë. Nga ana e kësaj gjykate i është mundësuar të pandehurit Albert Veliu  njoftimi për këtë procedim penal objekte gjykimi, por i pandehuri rezulton që t’i fshihet drejtësisë pavarësisht se ishte në dijeni të këtij procedimi penal.

Gjithashtu ka rezultuar e provuar që të dy të pandehurit e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin Janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, i pandehuri Albert Veliu i’a ka dorëzuar të pandehurit Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet

Deklarimet e dhëna në hetim të bashkëtëpandehurit Albert Veliu (subjekti iniciues dhe protagonist ne audiopërgjim, me precedente penale dhe i motivuar nga një ndjenjë qejfmbetje e dashakeqesie ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj të cilat vlerësohen me rezervë nga Gjykata për shkak të kontradiktoritetit të tyre në faktet e deklaruara me provat e tjera si me siper janë evidentuar,  dhe deklarimet e të pandehurit Fredi Alizoti si në hetim e gjykim

e po kështu përmbajtja e bisedave sipas tabulateve telefonike për komunikimet e kryera midis të gjithë të pandehurve disa ditë para realizimit të audiopërgjimit, mungesa e çdo qëllimi tjetër të mundshëm që të shpjegojë komunikimet telefonike të shpeshta e zinxhir mes të pandehurve pergjate periudhes se realizimit te audiopergjimit e mbas tij, faktojnë e provojne bashkepunimin e te pandehurve ne kryerjen e kesaj vepre penale dhe se ne muajin Tetor të vitit 2017, i pandehuri Albert Veliu ka marrë paraprakisht takim me të pandehurin Ervin Salianji, që në atë kohë ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Audio-regjistrimi i manipuluar

Publikimi i “audio-regjistrimit” të manipuluar, është kryer në datën 14.05.2018 rreth orës 11:30, në një konferencë për shtyp, të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material audio, duke u pretenduar se në të paraqiteshin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm të kohës).

Ky publikim është kryer nga i pandehuri Ervin Salianji atë kohë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, në një dalje për mediat së bashku me dëshmitarët Enkeled Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Në materialin e fabrikuar dhe të publikuar është paraqitur regjistrimi ambjental dhe i transkriptuar i zërit të pandehurit Albert Veliu, gjatë kohës që ai ndodhej në një automjet duke stimuluar sikur po kryente një bisede telefonike me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Në këtë material paraqitej regjistrimi ambiental i zërit dhe i transkriptuar, i një personi të cilësuar si “Bashkëpunëtori X”, i cili kryente një bisedë telefonike në një automjet në ecje, me një person tjetër supozuar si shtetasi Geron (Agron) Xhafaj.

Mandej, së bashku edhe me komentet me shkrim, vazhdohet me një regjistrim “audio” të një bisede ambientale që paraqitet si e zhvilluar midis personit të cilësuar “Bashkëpunëtori X” dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, tek lokali i këtij të fundit në qytetin e Vlorës.

Në fund, materiali pasohet me një regjistrim “video” prej 6 sek, që tregonte pamje të një rruge, të regjistruara nga brendësia e një automjeti në lëvizje, shoqëruar me titrat “Bashkëpunëtori X” ndoqi rrugën e treguar nga Geron (Agron) Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë”, shkruan CNA. al, referuar vendimit të Gjykatës.

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi i sulet Bashës/ Përgjegjësia jote të gjesh kush votoi Ruçin

Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara.

Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët.

Pavarësisht që bisedat ndër të tjera kanë patur kontekst çështjen e shpërblimit për punën e kryer, i pandehuri Albert Veliu nuk ka kundërshtuar të pandehurin Fredi Alizoti dhe për më tepër që e ka aprovuar në heshtje.

Nga analizimi i përgjimeve telefonike vihet re se i pandehuri Albert Veliu u “kërkon llogari” personave të tjerë për sistemimin e familjarëve të tij.

Salianji, ndërmjetës, mes Babales dhe gazetarit

Në vijim ka rezultuar e provuar dijenia, pjesëmarrja, kontributi dhe bashkëpunimi i të pandehurit Ervin Salianji me te pandehurit e tjerë ne kryerjen e vepres penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji.

Tabulatet, sipas Gjykatës, janë tregues që faktojnë përfshirjen aktive te bashkëtëpandehurit tjetër Ervin Salianji në kryerjen e veprës penale në bashkëpunim me te pandehurin Albert Veliu, pasi tregojnë e vertetojnë veprimtarineëaktive të tij në përgatitjen e më tej fabrikimin e sajimin e provave te rreme, duke u angazhuar që disa dite para se të realizohej audiopërgjimi kompromentues i sajuar midis te pandehurve Albert Veliu e Fredi Alizoti, dhe se është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Pikërisht veprimet aktive të të pandehurit Albert Veliu në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, e njëkohësisht të kundërligjshme lidhur me planifikimin, përgatitjen, realizimin e një audiopërgjimi të rremë midis dy të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shpërndarjen e këtij audiopërgjimi dhe publikimin mediatik të tij duke i atribuar kryerjen e një vepre penale të rëndë  shtetasit  Geron (Agron) Xhafaj me qëllimin  e inicimit të një procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e përfitimeve monetare për të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po kështu shfrytëzimin e këtij audiopërgjimi për realizimin e interesave politike për të pandehurin Ervin Salianji provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë shkakësore të veprimeve të bashkërenduara të secilit prej të pandehurve me pasojën e ardhur në fillimin e një procedimi penal ligjërisht të pabazuar dhe të mbështetur në prova të sajuara e të rreme.

Më tej, Gjykata shprehet se është një fakt i provuar nga aktet provuese, veçanërisht nga përmbajtja e transkripteve të bisedave telefonike të sipërevidentuara midis të pandehurve, ku evidentohet dhe vërtetohet pjesëmarrja aktive e të pandehurit Albert Veliu në të gjithë veprimtarinë e kundërligjshme së bashku me të pandehurit e tjerë Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi lidhur me planifikimin e veprimeve të tyre në rend kronologjik e të mirëmenduar për realizimin e këtij audiopërgjimi nga përgatitja e kushteve, mjeteve, vendit, subjekteve e deri në mënyrën e publikimit mediatik të tij dhe servirjen si krim i rëndë i kryer nga shtetasi Geron(Agron) Xhafaj.

Referuar rrethanave të faktit, provave të administruara në hetim e gjykim, paraqitja e këtij kallëzimi nga i pandehuri bashkë me prova dokumentuese të sajuara prej tij, kanë vënë në lëvizje organin procedues për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e çështjes (duke harxhuar burimet njerezore, vëmendjen, kapacitetet investiguese dhe mjetet e nevojshme që i shërbejnë kësaj Prokurorie të Posaçme për të hetuar me efektivitet e produktivitet veprimtaritë konkrete kriminale dhe jo ato të sajuara), por që nga verifikimet dhe veprimet hetimore të kryera mbi bazën iniciuese të këtij kallëzimi, ka rezultuar se faktet e referuara prej të pandehurit nuk i pergjigjen të vërtetës dhe janë kryer prej tij për të filluar ndjekje penale ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, për qëllime fitimi shumash të caktuara monetare, shkruan CNA.al.

Gjykata: Saliani kishte premtuar shuma monetare

Nga ana subjektive kjo vepër penale është kryer nga i pandehuri Albert Veliu në bashkëpunim me bashkëtëpandehurit e tjerë Fredi Alizoti, Ervin Salianji e Jetmir Olldashi me faj, në formën e dashjes direkte, me qëllimin e posaçëm për të shkaktuar fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, i shtyrë nga motive të dobëta (për të përfituar shuma monetare te premtuara nga i bashkëpandehuri tjeter Ervin Salianji), veprime këto që kanë një lidhje të drejtëpërdrejtë shkakësore me pasojën e dëshiruar prej të pandehurit, çka e bën të qartë se ky i fundit i ka parashikuar pasojat e veprimeve të tij (kallëzimin e rremë në organin procedues dhe inicimin e proçedimit penal ndaj shtetasit të kallëzuar Geron (Agron) Xhafaj) dhe njëkohësisht ka dëshiruar ardhjen e këtyre pasojave (neni 15 i K.Penal), me qellimin e posacem per te demtuar te drejtat e lirite e tij, reputacioni e tij publik dhe imazhin e reputacionin e vellait te tij ish-ministrit te brendshem ne kohen kur dhe eshte bere publik ky kallezim i rreme.

Në rastin konkret, te pandehurit kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin nepermjet marreveshjes paraprake te tyre per castin e volitshem dhe menyren e kryerjes së veprës penale si dhe ndarjen e roleve në këtë bashkëpunim Albert Veliu dhe Ervin Salianji bashkeorganizatoëe, e njëkohësisht i pari edhe ekzekutorë e dy të pandehurit e tjerë njeri ekzekutor Fredi Alizoti dhe tjetri Jetmir Olldashi ndihmës (të katërt kanë kryer veprime aktive në realizimin e audiopërgjimit kompromentues të rremë me qëllim adresimin mediatikisht e publikisht të një kallëzimi të rremë për kryerjen e një krimi që nuk ështe kryer ndaj një shtetasi shqiptar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Administrativja vendos për “Duty Free”/ Reagon Ambasada amerikane

Publikuar

-

Nga

Gjykata Administrative shfuqizoi sot vendimin e Ministrisë së Financave dhe i dha të drejtë bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushit, të ushtrojë licensën e “Duty Free” në aeroportin e Rinasit.

Pas kësaj, ka reaguar Ambasada amerikane, e cila deklaron se është zhgënjyese klima aktuale të biznesit në vendin tonë dhe po pengohet rritja e investimeve të huaja.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, theksohet në reagim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Intervista e plotë/ Dritan Rexhepi rrëfen për Artan Hoxhën arratisjet, trafiqet dhe burgun me bosat e kokainës

Publikuar

-

Nga

Publikohet pjesa e dytë e intervistes së gazetarit Artan Hoxha me Dritan Rexhepin, 40 vjeçarit nga Velça i dënuar aktualisht me 13 vite burg për trafik ndërkombëtar kokaine, në burgun e sigurisë lartë në kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.

Në këtë pjesë të intervistës Rexhepi tregon se nuk ka njohje me Altin Hajrin dhe grupin e tij në Shijak. Madje bën thirrje se kush ka informacion për vendodhjen e trupit të viktimes Jan Prenga, të ndihmojë autoritetet që kufoma e tij ti kthehet familjes.

Më tej, Rexhepi rrefen për të kaluarën e tij, se si u perfshi në botën e krimit ndërsa kishte nisur studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

I njohur tashmë nga mediat në Europë si bosi shqiptar më i rëndësishëm i narkotrafikut, i arrestuar në vendin e largët në Amerikën Latine, Rexhepi tregon se drejtimi që mori jeta e tij e ka çuar në një burg të ashpër, me rrezikun dhe kërcënimin e humbjes së jetës çdo ditë, pasi ai ka qendruar në të njëjtin burg të sigurisë së larteku ndodhen dhe dy bosët kryesorë të organizatave më të mëdha të narkotrafikut në Ekuador, qendrimi në qelitë e burgjeve italiane, spanjolle, holandeze, belge dhe ekuadoriane, i kanë dhënë mundësinë të kontaktojë me personazhe nga më të rregjurit e botës së krimit.

Në një moment, 40-vjeçari që tashmë pret të ekstradohet brenda disa muajsh drejt vendit të tij, tregohet i penduar për jetën që ka bërë, shkruan abcnews.al.

Por tashmë ka shkuar aq larg në bëmat e tij sa i duket e pamundur të ketë një rrjedhë normale për jetën e mbetur.

Ai pranon faktin se është arratisur disa herë nga burgjet e Shqipërisë apo vendeve të BE-së, dhe do ta bënte serish një gjë të tillë nëse do ti jepej mundësia.

E pranon se është marrë me trafik ndërkombetar droge, në Holande, Itali e Belgjikë. Për këte gjen si justifikim faktin se nuk kishte mundësi tjetër për të mbijetuar, pasi vazhdimisht ishte një nga personat më të kërkuar nga Interpoli, dhe për të nuk mund të kishte një mundësi tjetër në rrugë të ndershme për të punuar.

I shpallur në kërkim ndërkombetar nga të paktën 6 vende të Europës. I dyshuar dhe i vënë në hetim edhe në disa vende të tjera, si Gjermani apo Austri për organizim të narkotrafikut nga Amerika Latine, burimi i origjinës së kokainës drejt tregut me të pasur në botë të narkotikëve, Bashkimit Europian.

Me të paktën 3 kartela të kuqe nga Interpoli në momentin e arrestimit më 26 qershor 2014, Rexhepi duket se është personazhi tipik që ka gjithe kontaktet e duhura me kartelet e Ekuadorit për të siguruar “mallin e bardhë” që vërshon rrugëve të kontinentit të vjetër duke gjeneruar qindra milionë euro për botën e krimit.

I akuzuar dhe i dënuar për krime të rënda, duke filluar nga vrasje policesh deri të trafiku ndërkombetar i kokainës, në Shqipëri, Itali, Spanjë, Belgjikë, Holande, Angli, Ekuador etj, i arrestuar dhe i arratisur nga disa burgje të sigurisë së lartë, Dritan Rexhepi duket sikur studimet mbi ligjin që i nisi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, i përfundoi në çdo shtet ku u burgos dhe u detyrua të dalë përpara gjyqit si i pandehur.

Aktualisht ai ndodhet në burg prej më shumë se 5 vitesh e 7 muajsh, i dënuar me 13 vite burgim si pjesë e një organizate ndërkombëtare që po trafikonte 249 kg kokaine, Rexhepi është në pritje të dy gjykimeve, në Gjykatën e Lartë të Ekuadorit, dhe në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Ai ka miratuar ekstradimin nga Ekuadori drejt Shqipërisë dhe shpreson të rikthehet në Shqipëri pas gati 15 vitesh arratie për të qenë sëpaku më pranë familjes

Abcnews.al sjell PJESËN E DYTË të intervistës që gazetari investigativ Artan Hoxha zhvilloi me Gramoz (Dritan Rexhepin) nga burgu i Kuitos në Ekuador.

Grupi herimor pretendon se ju keni folur me familjen Prenga dhe u keni thene se kush e ka kufomen e vellait te tyre, madje u keni treguar dhe emrat e personave qe kane kryer pengmarrjen, behet fjale per shtetasit, Gentian Doci, Altin Hajri, Korado Doda?

Nuk ka asgje te vertete, po te them qe nuk kam folur me askend nga keta persona qe permenden aty. Madje as nuk i njoh dhe as i kam takuar kurre keta persona.

Po me Altin Hajrin ke njohje, ke kontaktuar ndonjehere me te?

Policia e ka gjetur vet kush ka folur me kete person dhe cdo gje tjeter rreth tij. As e njoh dhe as kam folur kurre me kete person, as e kisha degjuar ndonjehere me pare.

Po pse e kane lidhur me emrin tuaj me kete ngjarje?

Kete deshiroj ta mesoj edhe une, se ma kane bere familjen nje grusht dhe prinderit i kam ne moshe te thyer. Mbas gjithe kesaj qe ka ndodhur edhe une vet jam shume i interesuar per te pare kush fshihet pas kesaj historie. Madje i bej thirrej cdo personi qe ka dijeni mbi vendin ku mund te jete fshehur trupi i viktimes, te njoftoje autoritetet qe familjaret e tij te kene nje mundesi ku te ngushellohen per dhimbjen e tyre.

Ne momentin e arrestimit tuaj ne Ekuador, ju ishit ne listen e 10 personave me te kerkuar nga Interpoli, nderkohe ne adresen tuaj ishin leshuar 3 kartela te kuqe arrestimi nga vendet e BE-se. Ne listen e 18 personave me te kerkuar qe policia britanike ka publikuar me 4 shkurt 2013, emri juaj perfshihej ne 10 te paret per rrezikshmeri shume te larte. Pse ka ndodhur ky fakt?

Nuk e di kete gje, por mbase ka ndikuar fakti qe une jam arratisur disa here nga burgu, ne Shqiperi, Itali apo Belgjike. Policia Britanike me sa di une nuk ka publikuar kurre asgje ndaj meje, sepse une nuk kam shkelur kurre ne ishull e aq me pak te kem patur probleme.

Ne Angli publikimin qe une jam pare aty e ka dhene nje agjensi private investigimi nga nje telefonate anonime, ndersa une ndodhesha ne Ekuador. Shkrimin e bazuar mbi kete agjensi e ke te publikuar edhe sot ne internet.

Pastaj bazuar mbi kete shkrim lajmet ne Shqiperi apo dhe ne disa vende te tjera te Europes u manipuluan apo e trilluan historine per tu dukur me e bukur, mbase per te terhequr me shume vemendjen e publikut.

Situata ishte identike si u veprua ne 2006-en apo sic po fryhet tani me rastin e fundit. Per te vertetuar kete kam vulat ne pasaporten qe kam perdorur ne ate kohe. Ky informaciom me pas u publikua nga mediat qe e intriguan si histori te vertete, gati ne te njejten menyre si po sillen dhe ne rastin e tanishem.

Aktualisht sa denime te tjera jane dhene per ju ne Europe?

Fillimisht ne Shqiperi me dhane burgim te perjetshem, por pastaj ceshtja u rigjykua dhe u vendos me 25 vite burg. Ky vendim eshte dhene nga gjykata e krimeve te renda me 23 maj 2013, dhe eshte ne pritje te gjykimit nga Gjykata e Larte, pasi Gjykata Kushtetuese ne mars 2018, e ka kthyer ceshtjen per rigjykim.

Shpresoj shume qe aty te dale e verteta, pasi dy personat e tjere qe ishin denuar me mua nga 20 vite burg, Shefqet Seferi dhe Sokol Halili tashme jane liruar si te pafajshem. Dosja ime u vecua dhe tashme i denuar perfundova vetem une. Jam arrestuar pasi u arratisa nga Shqiperia ne qytetin e Amsterdamit ne Hollande me 30 mars 2008. Nga aty me ekstraduan ne Itali pasi nga pergjimet telefonike rezultoja i perfshire ne nje trafik kokaine. Italianet mu qepen pas dhe besoj se ne Amsterdam ishte kembengulja e tyre qe me arrestuan.

Ne Itali me denuan me 25 vite burg per trafikimin e 5 kilogrameve kokaine. Me gjykim te shkurtuar mbeti 16 vite e 8 muaj burg. Une aty kam bere vetem tre vite burgim sepse me pas, me 17 mars 2011, jam arratisur nga burgu i Vageras ne Pavia.

Mediat ne Spanje ju kane cilesuar si mbreti i arratisjeve kur jeni arrestuar ne vitin 2011 ne Barcelone nga policia Spanjolle. Aty jeni akuzuar se keni grabitur nje shume te madhe afro 1 milione e gjysem euro ne nje banke, bashke me persona te tjere. Cfare ka ndodhur ne Barcelone?

Nuk eshte e sakte ajo qe eshte thene ne ate kohe. Mediat spanjolle me kane akuzuar per 101 te zeza por nuk ka asgje te vertete, ndryshe do te isha ne burg ne Spanje jo ne Ekuador ku ndodhem tani.

Ne Spanje une nuk kam bere asnje grabitje, aq me teper banke. Une jam arrestuar me 26 qershor 2011, rastesisht dhe mbasi verifikuan kush isha me ekstraduan ne Belgjike pas nje muaji. Operacioni i policise u zhvillua ne lagjen ku une qendroja me qira, dhe une jam kapur rastesisht.

Nese do kisha grabitur nje banke aq me teper me nje shume te tille parash, nuk do te me ekstradonte Spanja per pak jave ne Belgjike, ku une kisha nje denim minimal por do te me mbante aty.

Ne Spanje une u arrestova per motive ekstradimi ne Belgjike, mbas nje muaji u ekstradova se ne Spanje nuk kisha asnje akuze.

Pavarësisht kesaj qe sapo thate, por nofken “mbreti” i arratisjeve nga burgu nuk ua kane vene kot?!

Jam arratisur tre here nga burgjet, por nuk i kam bere askujt dem.

LEXO EDHE:  Rama vegël e Vuçiç/ Berisha zbardh prapaskenat e takimit në Ohër

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi i sulet Bashës/ Përgjegjësia jote të gjesh kush votoi Ruçin

Jam munduar te mos lendoj askend gjate veprimeve te mia te arratisjes. Kam ikur gjithnje me zgjuaresine dhe zotesine time. Cdo i burgosur ne bote kerkon te arratiset, vetem po nuk iu dha mundesia.

E vetmja gje qe kam peng qe nga viti 2006, kur u arratisa nga qelite e izolimit ne Durres, jane ata dy policet e Durresit qe i futen ne burg per arratisjen time.

Atyre u kerkoj sinqerisht falje, se ishin hallexhinj. Me kujtohet qe blinte njeri nje dite gazeten dhe tjetri diten tjeter qe te mos harxhonin 500 leke te vjetra.

I urdheruan te me linin vetem dhe me pas i futen ne burg pasi ika une.

Une u arratisa pasi e pashe se donin te me benin koke turku.

Kjo eshte verteta. Anton Martinin, prokurorin e ceshtjes ne ate kohe e ke gjalle pyete cfare pretendonte nga une.

Kur jeni arrestuar per here te fundit ne Shqiperi dhe per cfare akuzash?

Per here te fundit jam arrestuar ne Tirane, ne 26 janar 2006 ndersa po pija kafen e mengjesit me nje shokun tim ne Hotel Tirana.

Sapo me arrestuan, te gjitha gazetat dhe televizionet me akuzuan per 16 vrasje.

Me cilesuan menjehere, arrestohet vrasesi me pagese, per grabitje, etj. Po ate dite, me forca te shumta policie me moren nga Tirana dhe me derguan ne Durres, pasi ngjarja per te cilen akuzohesha kishte ndodhur ne territorin e qarkut te Durresit.

Ju nderkohe akuzoheshit per vrasjen e 3 shtetasve, ekzekutimin ne rrethana cilesuese te dy policeve Arben Keqi e Durim Kasmi si dhe per plagosjen e rende me pasoje vdekjen e pronarit te lokalit Raim Bakiasi?

Ajo eshte nje histori e gjate qe kerkon disa nete dimri per ta treguar. Ne fakt une jam akuzuar jo per dy police por vetem per rastin e Durim Kasmit, dhe atij personit tjeter.

Se pari nuk e di se si prokuroria sajoi nje person krejt te pabesueshem. Gjeti nje hallexhi qe nuk dinte as te shkruante dhe as te lexonte.

Nje fare Shefqet Seferi, i cili nuk e di ne cfare rrethanash ne ate kohe firmosi cfare i tha prokurori per te me bere mua koke turku per nje ngjarje vertete shume te rende, sepse humben jeten 2 persona.

Fillimisht dhe ate e denuan me 20 vite burg por me pas e shpallen te pafajshem. Gjate hetimit ai deklaroi se nje person nga Nikla, qe kishte probleme hasmerie e kishte kontaktuar qe ky te organizonte nje vrasje duke gjetur vrases me pagese.

Sipas akuzes se prokurorise ky kishte gjetur dy persona nga Vlora, Sokol Halili dhe une, dhe na kishte paguar per te bere vrasjen.

Me keto deklarime te cilat po ky person i rrezoi gjate procesit ne gjykate, u denuam 3 veta perfshire dhe ate vet. Une u denova fillimisht me burgim te perjetshem, me pas me 25 vite burg, Sokol Halili me 20 vite burg dhe Seferi me 20 vite burg.

Me vone gjykata e ndau dosjen, dhe personin qe pretendohej se kishte organizuar vrasjen e shpalli te pafajshem per mungese provash, personin tjeter qe akuzohej bashke me mua per vrasjen po ashtu e shpalli te pafajshem.

Vetem une qe u gjykova ne mungesa u denova me 25 vite burg ne gjykaten e Krimeve te Renda me 23 maj 2013.

Pas nje historie te gjate gjyqesh ne te gjitha shkallet e gjyqesorit, ne mars 2018 gjykata kushtetuese ktheu ne gjykaten e larte per gjykim dosjen time.

Aktualisht jam ne pritje te gjykimit ne Gjykaten e larte, ku kam shprese qe ne fund te dale e verteta, pasi tani edhe dy “bashkepunetoret” e tjere ne kete ngjarje kane fituar pafajesi.

Mua per te drejta te barabarta me takon pafajesi ne cdo gjykate te planetit se eshte e njejta ceshtje identike.

Duke pare gjithe keto ngjarje ku ju jeni perfshire gjate jetes tuaj, vrasje policesh, trafik droge, arrestime, arratisje te bujshme nga burgu, denime te renda ne disa shtete, tani kur keni mbushur 40 vjec dhe nderkohe ju presin dhe tre denime te tjera me burgime te gjata, cfare ju vjen ndermend kur ktheni koken pas?

Une ne vitin 2005 kisha ndermend te mbaroja universitetin, Fakultetin per Drejtesi, pra te diplomohesha si jurist dhe pastaj te shihja se cfare do te me sillte jeta.

Nuk isha nisur per tu bere killer me pagese si me akuzuan per vrasjen e dy policeve dhe te nje personi tjeter qe kur isha 18 vjec dhe as trafikant droge. Te jesh killer me pagese dhe te studiosh per tu diplomuar si jurist jane dy pole ekstreme.

Se keshtu i bie qe jam “killer me diplome juridiku”.

Dhe keto mediat ne Europe apo aty ne Shqiperi mire qe nuk e kane ditur kete fakt se pale cfare do me kishin sajuar.

Me kete CV “killer me pagese me diplome juristi” me te vertete qe do te kisha perfunduar ne top-liste dhe do kisha kapur faqet e para. (qesh)

Po mire qe Shqiperia eshte nje grusht vend, dihet kush ka qene dhe kush jane killerat. Une nuk kam asnje bela mbi supe te ketij niveli, nuk kam asnje hasem, nuk kam asnje armik. Skam asnje pasuri qe te me dergojne dhe ate formularin e KCK-se.

Ju jeni arrestuar disa here dhe jeni denuar per trafik nderkombetar droge, madje jeni nder shqiptaret e pare ne mos i pari fare qe jeni denuar per trafik droge ne Ekuador?

Ashtu si me ka marre jeta mua cfare prisnit te beja?! Te thashe doja te behesha jurist, dhe perfundova i akuzuar per vrasje me pagese, madje per nje krim qe denohesha me burgim te perjetshem.

Kisha dy rruge, ti dorezohesha nje sistemi te padrejte dhe te kalbur ne Shqiperi qe do me conte ne burgim te perjetshem apo te kerkoja nje mundesi te dyte per te bere dicka tjeter me jeten time.

Por ajo qe me ndodhi ne Shqiperi me ndoqi pas gjithe jeten, dhe kudo qe te shkoja nuk mund te jetoja apo punoja lirisht. Isha shpallur nje person shume i kerkuar nga Interpoli ne cdo cep te botes.

Pra duhej te jetoja gjithnje me rrezikun se diku, dikush nje dite do me kapte. Ne keto kushte nuk mund te gjeja nje pune normale, nuk mund te beja nje jete te lire. Serish e vetmja zgjidhje qe mu ofrua ishte te siguroja parate per te jetuar ne menyre te paligjshme.

Per kete shkak u futa ne trafikun e droges.
Jam marre me droge ne Hollande kur ika nga Shqiperia sepse nuk punoja dot, nuk kisha as dokumenta. Instikti i mbijeteses me coi ne ate drejtim.

Me pas ne Itali me arrestuan me 5 kile droge. Ne Ekuador me akuzojne si i perfshire ne ate ngarkesen e 249 kg kokaine, por ajo u kap ne banesen e 4 personave qe e pranuan ne gjykate se ishte droga e tyre, madje sot pas 6 vitesh jane te liruar me kusht.

Nuk mu kap mua droga, prandaj nuk e kam pranuar kurre akuzen. Por edhe ne kete lloj jete, jo normale dhe te paligjshme, jam mundur gjithnje te bej miq dhe te jem korrekt aq sa te lejon kjo lloj jete dhe ky lloj “biznesi” te jesh korrekt.

Pavarsisht cfare me eshte dashur te kaloj apo te vuaj mendoj se kam bere vetem miq, nuk kam armiq.

Populli thote secili mban koken e vet mbi supe dhe gjithkush nga ne mban pergjegjesi per ato qe ben ne te vertete dhe jo ato qe ia sajojne te tjeret.

E verteta nuk eshte ajo qe kam degjuar keto dite te flitet ne Shqiperi, te pakten per mua. Nuk e di cfare provash ka ne te vertete policia apo prokuroria sepse nuk kam pare asnje polic apo asnje prokuror te flas publikisht me prova apo me vendim gjykate.

Gramoz Rexhepi mban pergjegjesi per ato qe ben personalisht jo per ato qe te tjeret duan apo dyshojne se i bej une.

Nuk eshte se kisha qejf te madh te jepja interviste, as kam ndonje kenaqesi te jap interviste, madje as kam dhene kurre me pare.

Sepse jam bere i “famshem” ne mediat shqiptare apo nderkombetare pa folur asnjehere me to.

Por kete here rrethanat me detyruan ta bej kete gje, per te treguar si eshte e verteta realisht dhe se nuk mund te mbaj mbi shpine akuza kaq te renda per ngjarje qe jo vetem nuk i kam organizuar apo kryer une, por as kam patur dijeni per to dhe personat e perfshire ne keto ngjarje.

Pengmarrja e Jan Prengës/ Artan Hoxha nxjerr intervistën me bosin e kokainës nga burgu i Ekuadorit

Bossi më i madh i trafikut të kokainës/ Artan Hoxha interviston nga burgu i Sigurisë së Lartë, Dritan Rexhepin

“Kisha videon në dorë”/ Artan Hoxha tregon si e bindi Dritan Rexhepin për intervistën nga burgu

LEXO TE PLOTE

Kronika

U pezulluan nga SHÇBA/ Gjykata rikthen në detyrë dy policët

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krujës rikthen në detyrë dy punonjësit e policisë të pezulluar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për policët Muharrem Celami dhe Kadri Daci, të cilët janë ndihmës-specialistë për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.

Gjykata la në fuqi kërkesën e Prokurorisë për 5 policët e tjerë, të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Kujtojmë se më 7 shkurt, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i pezulloi nga detyra pas një hetimi disa mujor.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi/ Bllokohen hetimet për “Babalen”

LEXO EDHE:  Çështja “Babale”/ Salianji: Përgjimet i disponoj nga Prokuroria si i pandehur

Ata akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit, ndërtimin pa leje, kanë manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kanë penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës dhe nuk kanë raportuar disa ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE