Connect with Us

Basha braktisi protestat/ Rama e shpërblen me mbylljen e hetimeve për dosjen e pastrimit të parave

Politikë

Basha braktisi protestat/ Rama e shpërblen me mbylljen e hetimeve për dosjen e pastrimit të parave

Publikuar

-

Rama dhe basha

Dje, Prokuroria e Tiranës, njoftoi se pas disa kohësh hetime intensive kishte mbyllur dosjen në lidhje me Lulzim Bashën, kren e Republikës së re, i cili fillimisht akuzohej për një vepër shumë të rëndë penale, siç është ajo e pastrimit të parave dhe më pas e gjithë kjo akuzë përfundoi në “falsifikimin e vulës apo firmës së tij”.

E gjithë çështja e zbardhur me detaje nga gazetarët konsistonte tek fakti se kishte filluar si një “bombë” e madhe e heshur nga mediat amerikane, ku ishin përfshirë lobistë dhe kompani ruse offshore. Por, këto u mohuan dje. Lulzim Basha doli si një “skifter” dhe tha se të gjitha ishin gënjeshtra. Ishin sajesa, që i kishte bërë Rilindja, apo prokurorët e kapur të Rilindjes, të cilët edhe pse sipas tij ishin vegla të qeverisë, nuk kishin mundur ta vërtetonin këtë akuzë.

Në fakt në dosje ka pasur mjaft probleme dhe asnjëherë, në asnjë rast siç e kanë treguar edhe shumë gazetarë, nuk është hetuar burimi i të paktën 675 mijë dollarëve të financimit të bërë si lobim në SHBA. Por, vetëm disa proçesverbale dhe tabela financiare të dorëzuara në KQZ. Veprime të cilat ishin konstatuar nga ky institucion dhe PD ishte gjobitur.

Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe pse jemi në këtë situatë?

Hetimet janë mbyllur jo pa qëllim. Dhe këtë na e tregojnë faktet dhe detajet që ne mund të mbledhim në zhvillimet politike të një periudhe 12-mujore.

Po të kujtojmë këtu në dhjetor të vitit të shkuar, Lulzim Bashan ë një dalje për mediat në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut se nuk do t’i digjte mandatet e deputetëve edhe pse e kërkonin një pjesë e deputetëve të opozitës në atë kohë, të cilët ishin në bojkot dhe pas disa ditësh iu mbaronte mandate.

Me “bisht ndër shalë” , Luli u rikthye në parlament dhe justifikimin e tha se nëse digjte mandatet dhe vazhdonte rrugën e bojkotit, do të kishte probleme me Trump dhe Merkel.

Por, çfarë ndodhi.

Menjëherë filluan dhe u thelluan hetimet në prokurori për disa fletë-porosi të drejtuara FBI-së në SHBA, në lidhje me Nick Muzin, lobistin e marrë nga ky institucion nën hetim për financime ruse apo për faktin se kishte deklaruar dy herë tek Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve në lidhje me lobimet e Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Shukri Xhelili përsëri në telashe/ Për çfarë akuzohet këtë radhë

Sapo doli ky njoftim në fund të janarit, në muajin shkurt Lulzim Basha dogji mandatet. Menjëherë rrëmbeu “benzinën” dhe filloi betejën e tij kundër Edi Ramës duke thënë se do  të digjte Shqipërinë dhe zgjedhje nuk do të kishte. Se ai kërkonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Lulzim Basha, gjate nje proteste perpara Kryeministrise

Nxori një dosje të vjetër, të cilën ai e mbante të fshehur në zyrë. Më pas pagoi edhe media të huaja. Por, në finale dorëzoi 61 bashki në tavolinë, ku Edi Rama me gjithë autogolat e tij të personave me precedent penalë në Shkodër, Vorë apo gjetkë, vazhdon të ketë nën kontroll shumicën e tyre.

Dhe jemi sot në nëntor, të po këtij viti, ku pati shumë e shumë protesta. Më pas zgjedhje të qeta dhe nga shtatori e në vazhdim një gjyhë diplomatike që flitet vetëm për Reformën Zgjedhore. Një bisedë e kthyer jo pak, por pesë vite pas.

Jemi pesë vite pas në kthim nga Lulzim Basha dhe një dosje që është mbyllur.

Edi Rama, ashtu siç pranon Luli, ka kontrollin e institucioneve, të prokurorisë dhe mjafton një urdhër i tij, kjo e thënë dhe e akuzuar nga vetë Luli. Dje ndoshta urdhëri ka dalë. Si shpërblim për qetësinë e Lulit.

Nga ana tjetër, Basha ka braktisur të gjitha protestat e po e lë të qetë në qeverisjen e tij. Dhe shpërblimin po e merr nga kryeministri.

Mbyllja e hetimeve ishte ajo që iu ofrua dje si “qershia mbi tortën” e Lulit./ CNA.al

Loja me hetimet ndaj Bashës/ A do ta nxjerrin prokurorët Lulin të pafajshëm?

Prokurori i batakut të lobimit rus/ Si u përfshi Ervin Karanxha në skandal

Thellohet skandali me lobimet/ Mediat europiane: Basha kundër integrimit të Shqipërisë

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Shengeni i Vogël apo Hileja e Madhe?

Publikuar

-

Nga

Nga Arian Galdini
Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.
1. Presidenca Juncker.
Që ditën e parë kur sapo mori detyrën e tij si President i Komisionit Europian, z. Juncker deklaroi se gjatë Presidencës së tij nuk do të ketë zgjerim të BE.
Dhe ashtu ndodhi.
2. Proçesi i Berlinit.
Si alternativë administruese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa portat e Europës u ishin mbyllur, Krerët e BE vendosën të krijojnë një mirazh europian të cilin e quajtën Proçesi i Berlinit.
Nuk u kujdes më askush në Europë për të gjetur shtigjet dhe mekanizmat që do ti përafronin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, por u shpik Proçesi i Berlinit për të shëtitur 6 liderë të korruptuar ballkanas, me dosje pune në duar, nëpër Kryeqytetet e Europës.
6 liderët e korruptuar ballkanas u pëdorën nga Europa, për të krijuar iluzionin e një ndihmese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimit dhe përshpejtimi të Integrimit.
E vërteta është se Proçesi i Berlinit ishte fillimi i Limbos, as në BE e as jashtë Europës, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
6 liderët e korruptuar fituan legjitimitet nëpërmjet marrëdhënies speciale me Kancelaren Merkel dhe fotove të rastit që u jepeshin si shpërblim për rolin e tyre si pezullues vullnetarë të Integrimit të vendeve të tyre në BE.
Me fotot me Merkelin dhe liderë të tjerë të BE dhe vendeve të BE, me deklaratat e pakursyera mbështetëse si shpërblim për rolin pezullues, 6 liderët e korruptuar të Ballkanit a dolën ti mbysin krejtësisht të gjithë zërat kritikë dhe opozitarizmin në vendet e tyre.
6 autoritarë të korruptuar të shëtitur si arlekinë në barkën e Proçesit të Berlinit, nëpër kryeqytetet europiane ia dolën ta shuajnë e zhbëjnë demokracinë në vendet e tyre dhe bënë çfarë deshën me të tjerat.
Psh, Edi Rama mbolli kanabis sa deshi, krijoi Oligarkët që deshi, e mbyti ekonominë shqiptare me taksidarë shteti e bandash, e mbërtheu çdo pushtet me horra, cuba e kriminelë, e zhyti Shqipërinë në borxhe të paimagjinueshme me PPP e Konçensione, u bë garanti i malavitës dhe dyndi Europën me azilantë shqiptarë të dëshpëruar dhe me kanabis, kokainë e heroinë, i ngjiti shkallët e korrupsionit në përmasa të paimagjinueshme, e ka bërë Qeverinë dhe qeverisjen si kuplaranë e tij personale, e përsëri, mbështetja europiane për të ka qenë e padrojë e shpesh e pacipë.
3. Shkëmbimi i Kufijve.
Kur Proçesi i Berlinit po dilte boje sepse nuk po jepte asnjë zgjidhje, asnjë shpresë e asnjë ndihmë, u aktivizua plani tjetër.
Iu kërkua arlekinëve të korruptuar të Ballkanit që të zihen mes tyre.
Këtu hyri në lojë Hashim Thaçi i pari e pastaj Vuçiçi dhe patjetër edhe vëllami i tyre Edi Rama.
Askush nuk e ka pasur ndonjëherë realisht dhe seriozisht tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të gjithë e dinë se është e pamundur dhe e vdekur si ide.
Por plani është tjetërkund.
Spiralja e konfliktualitetit të lartë me fjalë e përplasje mes mbështetësve të shkëmbimit të kufijve dhe kundërshtarëve të saj, do të ndihmonte në disa fronte.
Si fillim do krijohej vetëpezullimi kombëtar i këtyre vendeve drejt Europës, sepse marrja e rolit mbështetës për tezën e shkëmbit të kufijve nga Mogherini dhe Hahn, do ta përvijonte BE si armik të çështjes kombëtare për shqiptarët, psh.
Më tej, fabula do të ishte e thjeshtë.
Franca dhe Macron do të mbështesnin Serbinë dhe shkëmbimin e kufijve, ndërsa Gjermania dhe Merkel do ta kundërshtonin tezën, duke u shfaqur si mbështetës të shqiptarëve.
Në këto kushte, të 6 vendet e Ballkanit, nuk do të flisnin e as aspironin më për Integrimin Europian, por do të kaurdiseshin me nevojën e tyre ekzistenciale për mbijetesë.
4. Macroni bllokon Integrimin.
Nën këtë frymë dhe plan, Europa vendosi të ndajë rolet mes policit të mirë dhe policit të keq.
Macroni mori rolin e policit të keq dhe Merkel mori rolin e policit të mirë.
Merkeli u bë luftëtarja e Integrimit  kur Macroni u shndërrua në Antiheroin e Bllokimit.
Dhe ja ku jemi. Presidenca Juncker u përmbyll pa zgjerim të BE.
E tillë do të përmbyllet edhe Presidenca e re e BE, e ish-Ministres së Merkelit.
Faktet janë kokëforta.
Presidencën e BE e ka disenjuar dhe kontrollon Kancelarja Merkel.
Nëse Presidentja e BE nuk e ka në programin e saj të punës dhe në axhendën e saj, zgjerimin e BE, nuk do të ketë zgjerim të BE.
Të tjerat janë lojëra dhe fjalë.
Merkeli dhe Macroni janë duke bërë të njëjtën lojë, thjesht kanë ndarë rolet, polici i mirë – polici i keq.
5. Shengeni i Vogël.
Për sa kam shkruar sa më sipër, unë mendoj se Shengeni i Vogël është vijimësi e të njëjtës lojë.
3 vendet nënshkruese, kanë marrëveshje të tregëtisë së lirë, e kanë të gjithë mundësinë që me marrëveshje dypalëshe ti lehtësojnë pafundësisht barrierat tregëtare, doganore, kufitare, etj, etj. Hyrja në një territor termash pakuptim e projektesh pa asnjë qartësi e objektiv, tregon se loja vazhdon.
Pikësëpari, Shengeni i Vogël e ka kthyer KM e Shqipërisë në Drejtor të Marketingut të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit.
Së dyti, Shengeni i Vogël është rrethimi dhe izolimi i radhës i Kosovës.
Së treti, rezulton se taksa 100% e Ramushit paska qenë prishje e lojës. Ndaj Shengeni i Vogël është masë sigurie e Serbisë, Ramës e të tjerëve për të rrethuar Kosovën e për ta bërë atë më të brishtë.
Me shumë gjasa edhe fitorja e VV dhe LDK në Kosovë e ka prishur përsëri lojën.
Për këtë, Shengeni i Vogël vjen si lak trysnie që shtrëngohet në fytin e Qeverisë së Kosovës.
Jo më kot Hashim Thaçi rendi dje të deklaronte se ai dhe Macroni biseduan për rinisjen e samëparshme të Dialogut Kosovë – Serbi.
Tek Macroni bllokues i Integrimit, Hashim Thaçi gjeti interlokutorin zhbllokues të Dialogut.
Me pak fjalë, 3 apo 6 arlekinët e korruptuar të ballkanit po përdoren kundër popujve të tyre.
Duhet ti themi të vërtetat dhe të ballafaqohemi me dinjitet me këdo./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me ambasadorët e SHBA dhe BE/ Christina Vasac i shkon në zyrë Bashës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja  franceze në Tiranë, ChristinaVasac ka shkuar në selinë blu ku do të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Vasac në zyrën e Bashës dhe tema e diksutimit.

Ky takim i Bashes më ambasadoren franceze vjen një ditë pas takimit të kryedemokratit me ambasadoren e SHBA, BE, ambasadorin gjerman dhe atë britanik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në SHBA kërkohet burgosja e Ramës”/ Berisha rendit 4 akuzat e rënda

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkohet burgosja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, mbi Ramën rëndojnë 4 akuza që në tërësi e dënojnë me 12 vjet burg.

Ish kryeministri ka renditur 4 akuzat për të cilat thotë se rëndojnë mbi kryeministrin Rama dhe sipas tij për të gjitha këto në SHBA janë dënuar me 4-6 vjet dhe kanë bërë burg Bilali, dhe Avokati grek Argeros është në biruce.
Postimi i plotë:

Ne SHBA kerkohet burgosja e e Edvin Mafise.
Mbi te rendojne 4 akuza te renda qe ne teresi e denojne me 12 vjet burg.
1-Ai ka shkelur ligjin elektoral amerikan qe ndalon te financimin e huaj per kandidatet dhe partite ne fushate eletorale duke financuar me 80 mije dollare foton qe beri me Presidentin Obama.
2-Ai akuzohet per mashtrim ne rrethana qe e rendojne shume. Kjo sepse per tu futur tek presidenti Obama ai eshte paraqitur si bashkshortja e Bilalit nderkohe qe Bilali ishte i martuar dhe me femije.
3-Edvin Mafia denohet si fallsifikator sepse per te shkuar ne dreken e Presidentit ai ka prodhuar dokumenta fallco martesore te gjendjes civile si bashkshorte e Bilalit nderkohe vet kishte bere dasmen dhe ishte martuar me zonjen Xhillari.
4-Denohet per larje parash pasi fondi prej 80000 dollare qe i ka dorezuar avokatit vjen nga para te pista.
Per te gjitha keto ne ShBA jane denuar me 4-6 vjet deri tani dhe kane bere burg Bilali,Avokati grek Argeros eshte ne biruce.
Gazetarja e mirenjohur e rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter kerkon burgosjen e kryeministrit shqiptar. Nderkohe thuhet se pas denimit te Argeros dhe denoncimit te Edvin Mafise nga avokati i Argeros eshte vene ne hetim dhe ndjekje penale te Edvin Mafise./CNA.al

LEXO TE PLOTE