Connect with Us

Prokurori i batakut të lobimit rus/ Si u përfshi Ervin Karanxha në skandal

Vetingu

Prokurori i batakut të lobimit rus/ Si u përfshi Ervin Karanxha në skandal

Publikuar

-

Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha, është njëri nga prokurorët që ka hetuar lobimin rus të  PD në SHBA.

Apo më qartë mund të thuhet që dyshohet se është njëri nga prokurorët që po rehabiliton kreun e PD-së Lulzim Basha, duke e amnistuar atë nga hetimi për pastrimin e parave dhe duke vënë theksin tek falsifikimi i vulave apo stampave.

Në media, mbrëmjen e së premtes është dhënë alarmi, se grupi i prokurorëve që po hetonte, është i përçarë, për firmosjen e akuzave ndaj Bashës dhe dy të tjerëve.

Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha ka firmosur akuzën për ta dërguar në Gjykatë, ndërsa prokurori Kolë Hysenaj nuk ka pranuar.

Nuk dihet ende arsyeja, por prokurori Karanaxha në një prononcim për BIRN, ka thënë se hetimet tashmë janë mbyllur zyrtarisht.

“Dy të tretat jemi dakord, nuk e di pse i treti nuk ka firmosur. Hetimet janë mbyllur zyrtarisht’’, ka thënë  Karanxha, në vend që të sqarojë se si dhe pse është bërë e këtij skandali, që u konfirmua dhe nga shefja e tij Elisabeta Imeraj për mediat.

Se ka një skandal në këtë mes, nuk do shumë përllogaritje. Këtë e tregojnë qartë akuzat e firmosura nga dy prokurorët Tako dhe Karanxha, të cilët nuk dihet se pse janë bërë e këtij bataku.

CNA.al pas kalimit në filtër të prokurorit Gjergji Tako, është ndalur edhe tek prokurori Ervin Karanxha, për të cilin mund të thuhet se është familjarisht në sistemin e drejtësisë, bashkë me bashkëshorten në Gjykatën Administrative të Apelit dhe motrën në Gjykatën civile të Shkallës së Parë, Tiranë.

Gjatë vëzhgimit të pasurisë së Karanxhës, ngrihen dyshime për manipulime.

Që nga deklarimi fillestar në vitin 2003 e më tutje ai deklaron mijëra dollar kursime, kur papritur në vitin 2010, deklaorn kredi të marra më herët dhe hua për të cilën nuk thotë shifër.

Në vitin 2011 ai deklaron një kontratë porosie me 27.05.2011 për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 114.5 m2, në Berat, me vlerë 6 000 000 lekë dhe pas një muaj e ka revokuar kontratën e parë, duke lidhur një tjetër. Kështu, me 1.10.2011 ka lidhur një tjetër kontratë pronësie për një apartament me sipërfaqe 90.12  m2, me vlerë 8 200 000 lekë.

Bëhet fjalë për një apartament ne Berat, pasi në atë kohë bashkëshortja e tij Bernina Kondi punonte atje gjyqtare.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Ervin Karanxha.

Viti 2003

Para në shtëpi me vlerë 4 000 dollarë, nga të ardhurat personale në familje.

Paga si prokuror në Tiranë në shumën 66 000 lekë.

Viti 2004

Babai posedon Shumen 35 000 dollarë amerikan.

Subjekti deklarues posedon shumën 6 000 dollarë amerikan.

Gjendje cash në shtëpi 6 000 dollarë dhe shtesa 2 000 dollarë.

Paga si prokuror në Tiranë në shumën 772 605 lekë.

Paga e Kosta Karanxhës nga Ministria e Punës në shumën 80 000 lekë.

Të ardhurat e Anila Karanxhës si studente në Shkollën e Magjistraturës në shumën 385 000 lekë.

Të ardhurat e Leonora Karanxhës si mësuese kopshti në shumën 20 000 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash në shtëpi në shumën 10 000 dollarë, shtesa, 4 000 dollarë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 831 897 lekë.

Viti 2006

Gjendje 13 000 USD, nga 10 000 dolllarë shtuar edhe 3 000 dollarë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 838 871  lekë.

Viti 2007

Shtuar 6 000 USD amerikan.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 896 896  lekë.

Viti 2008

Kursime nga paga e subjektit deklarues në shumën 7 000 USD.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 855 475  lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në një fakultet privat në shumën 30 000 lekë.

Viti 2009

Gjendje me të ardhura nga paga në shumën 215 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 838 311 lekë.

Të ardhura në shumën 924 330 lekë (nuk kuptohet se nga ku).

Bashkëshortja Bernina Kondi, ap në Tiranë, me sip 60 m2 dhe me vlerë 39 000 euro.

Viti 2010

Shtesë në shumën 500 000 lekë.

Shtesë në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 903 913 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Bernina Kondi, në shumën 852

000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Bernina Kondi, nga pjesëmarrja në bordin e Zyrës të Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në shumën 36 720 lekë.

Shpërblime në shumën 18 000 lekë.

Kredi bankare e lidhur me 7.07 2005, shuma 2 500 000 lekë, e cila mbaron në vitin 2020. Shlyer shuma 41 666 lekë.

Në datën 6.04.2010 është shlyer kredia prej 1 200 000 lekë e marrë 7.07 2005.

Hua në datën 2.04.2010, por nuk e deklaron shifrën.

Në datë 08.04 2010, është shlyer kësti i kredisë prej 13 950 lekë.

Në datën 09.04.2010 shlyer shuma e kredisë e marrë me 7.07 2005.

Shuma e shlyer ështe 563 903 lekë.

Viti 2011

Kontratë porosie me 27.05.2011 për blerje e një ap me sip114.5 m2, në Berat, me vlerë 6 000 000 lekë. Likuiduar fillimisht shuma prej 1 000 000 lekësh. Shuma prej 5 000 000 lekë është e paguar me kredi.

Me datë 16.06.2011 ka revokuar kontratën për apartamentin duke ia kthyer pronën pronarit.

Me 1.10.2011 ka lidhur një tjetër kontratë pronësie për një ap me sip 90.12  m2, me vlerë 8 200 000 lekë. Ap është blerë me shumën e siguruar nga renovimi i kontratës së mëparshme në vlerë 5 000 000 lekë dhe 1000 000 lekë, nga kursimet familjare dhe personale. Në momentin e lidhjes së kontratës është paguar shuma prej 5 500 000 lekësh.

Me datë 25.10.2011 është likuiduar shuma prej  2 000 000 lekë dhe me datë 28.11.2011 është likuiduar shuma prej 1 200 000 lekësh.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 072 659 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Bernina Kondi, në shumën 940 950 lekë.

Shpërblim nga bashkëshortja në shumën 10 000 lekë.

Shpërblim i bashkëshortes nga seminari i organizuar nga zyrra shqiptare e të drejtës së autorit, në shumën 200 dollarë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 934 436 lekë.

Shpërblim nga fondi i vecantë në shumën 91 900 lekë.

Shpërblim në fund vit në shumën 9 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Bernina Kondi, në shumën 820 750 lekë.

Shpërblim nga bashkëshortja në shumën 9 000 lekë.

Dieta të bashkëshortes në shumën 22 500 lekë.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë. Për çdo muaj është paguar shuma 27 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 952 948 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes së deklaruesit, si kryetare e Gjykatës në Berat, në shumën 177 085 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes së deklaruesit, si gjyqtare administrative në Tiranë në shumën 147 049 lekë.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë. Për çdo muaj është paguar shuma 27 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 174 385 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes së deklaruesit, si gjyqtare në Tiranë në shumën 1 120 792 lekë.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë. Për çdo muaj është paguar shuma 27 000 lekë.

Kursime të bashkëshortes në shumën 409 624 94 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 196 210 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes së deklaruesit, si gjyqtare në Tiranë në shumën 1 134 130 lekë.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë. Për cdo muaj është paguar shuma 27 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si prokuror në vlerën 1 188 339  lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si gjyqtare  në Gjykatën Apelit Administrative Tiranë,  në vlerën 235 055 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrative Tiranë,në vlerën 966 412 lekë.

Kredi bankare, lidhur me datë 19.07.2011, në shumën 5 000 000 lekë, me interes 4 përqind.  Çdo muaj paguar kësti prej 27.000 lekësh.

Pasuria e deklaruar në emër të bashkëshortes Bernina Kondi

Truall 330 metër katror, nga kjo 100 m2 ndërtesë. Viti i krijimit 1977. Ndërtuar nga prindërit e bashkëshortes. Rregjistruar në ZRPP Berat. Certifikatë për vërtetim pronësie dt 11.05.2005. pasuri e llojit arë , me sipërfaqe 2400 m2. Ndodhur në Velabisht, Berat,  përfituar me ligjin 7501 “PërTokën” . Regjistruar më ZRPP Berat  me certifikatë pronësie dt.15.04.2011, pasuri e Ilojit Arë , me sipërfaqe 3850 m2, ndodhur në Velabisht, Berat, përfituar me ligjin 7501.

Pasuri e Ilojit Ullishte  me sipërfaqe 275 m2, ndodhur në Velabisht. Berat,  përfituar me ligjin 7501. Të gjitha këto pasuri të ndodhura në Velabisht, Berat, për shkak të vdekjes së nënës së bashkëshortes në dt.29.04.2016. si bashkëpronare në këto pasuri, pjesa e saj  do të ndahet në tre pjesë bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si prokuror në vlerën 1 284 141 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si gjyqtare  në Gjykatën Apelit Administrative Tiranë,  në vlerën 1 216 008 lekë.

Kontratë pune me kohë të pjesshme lidhur mes Akademisë së Biznesit dhe bashkëshortes Bernina Kondi si pedagoge në shumën 27 019 lekë.

Llogaria e subjektit deklarues ku i kalon paga në shumën 3 155 00 lekë.

Llogaria e bashkëshortes në të cilën i kalon paga si gjyqtare e Apelit në shumën 3 430 88 lekë.

Kredi bankare, lidhur me datë 19.07.2011, në shumën 5 000 000 lekë, me interes 4 përqind.  Çdo muaj paguar kësti prej 27.000 lekësh./CNA.al

Loja me hetimet ndaj Bashës/ A do ta nxjerrin prokurorët Lulin të pafajshëm?

“Shitet prokurori i Adriatik Llallës”?/ Dështimet e njëpasnjëshme të Gjergji Takos

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Faktet/ Të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me mandat të debatueshëm

Publikuar

-

Nga

vendimi 2017

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetuese kishte nëntë anëtarë në fillim të procesit të Reformës në Drejtësi, ndërsa dorëheqjet, tërheqjet nga detyra dhe vettingu e reduktuan atë në një anëtar.

Zëvendësimi i vakancave ka sjellë përplasje të forta mes Presidencës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga ana tjetër, mazhoranca socialiste pretendon se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, brenda këtij viti.

Por, duket se ringritja e Gjykatës Kushtetuese, ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 5 anëtarë, nga nëntë që do duhej të kishte në total.

Por, edhe këta 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, secili prej tyre ka madat të debatueshëm.

E fillojmë së pari me Besnik Muçin, i cili u shkarkua sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Besnik Muçi pretendon se KPA nuk ka tagrin ta shkarkojë, pasi sipas tij Vettingu për të ka nisur si prokuror, ndërkohë që ai me betimin tek Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka humbur statusin si prokuror.

Por, a ka moral të qëndrojë Besnik Muçi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që sipas vendimi të KPA ka probleme me pastërtinë e figurës dhe nuk justifikon pasurinë.

LEXO EDHE:  Bregun e uruan të djathtë e të majtë/ Basha ende hesht

Shkojmë më tej tek Vitore Tusha, e cila është me mandat të përfunduar.

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e parë shqiptare e cila e kaloi me sukses procesin e Vetingut. Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008.

Një tjetër anëtare e Gjykatës Kushtetuese e shumë debatuar është Marsida Xhaferllari. Kjo e fundit është dekretuar nga presidenti, por e klasifikuar jashtë listës prej 3 kandidaturash.

Arta Vorpsi: e klasifikuar e para nga KED, porn ë një process shumë të debatuar. Por përtej akuzave dhe kundër akuzave, apo përtej vlerësimit të figurës së saj si jurist, fakti është se Arta Vorpsi nuk është dekretuar nga Presidenti.

Arta Vorpsi është betuar tek një noter, duke anashkaluar institucionin e Presidencës.

Po ashtu janë edhe dy anëtare të tjera të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, emra të cilat u votuan nga parlamenti, port ë dyja janë përzgjedhur si kandidatura të vetme, dhe jo nga një listë prej tre kandidaturash.

Këta janë anëtarët e Institucionit më të lartë gjyqësor në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Me dy paga, 15 000 euro kursime/ Gjyqtarja e Tiranës, e pastrehë dhe me kredi

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarët dhe prokurorë shpeshherë çudisin me pasuritë që deklarojnë.

CNA.al, ashtu siç e kemi thënë edhe më herët, po hedh dritë mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, paralelisht me hetimet që po kryen Vettingu.

Këtë radhë në focus do të jetë gjyqtarja e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku, e cila është bërë pjesë e sistemit gjyqësor në vitin 2010.

Burimet e saj të të ardhurave, sipas të dhënave të ILDKPKI-së, burojnë nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Që në deklaratën  e parë atë të vititn 2010, gjyqtarja Plaku deklaron kursime.

Si patundshmëri deklaron një tokë me sipërfaqe 3 dynym, në fshatin Gradishtë, Lushnje, përfituar sipas ligjit 7501, nga bashkëshorti.

Në vitin 2015,bashkëshorti i gjyqtares deklaron kontratë huaje me vlerë 15 000 euro. Po në të njëjtin vit ai deklaron një kontratë për kalim të drejtash, por nuk e sqaron se për cfarë. Por, si shumë të shlyer ai deklaron  30 000 euro, 15 000 euro rrjedhin nga kontrata e huasë dhe 15 000 euro nga kursimet, ndërsa si shumë të pashlyer deklaron 29 878 euro .

Për disa vite radhazi ajo deklaron se ka paguar qira për banesën ku ka jetuar, ndërkohë nëse iu referohemi asaj  çfarë deklaron rezulton e pastrehë.

Në vitin 2017 deklarohet edhe një kredi bankare në shumën 1 000 000 lekë, ndërsa në vitin 2018, kursimet i deklarojnë në shumat 40 067 26 lekë në llogarinë rrjedhëse, 30 000 lekë të padepozituara dhe 259 389 83 lekë, kursime nga paga e bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Irena Plaku.

Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Të ardhura nga paga mujore në shumën 65 300 lekë.

Detyrim mujor për qira banese në shumën 20 000 lekë.

Bashkëshorti deklaron, tokë me sip 3 dynym, në fshatin Gradishtë, Lushnje, përfituar sipas ligjit 7501.

Paga e bashkëshortit nga Ministria e Brendshme, Garda e Republikës në shumën 68 000 lekë.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Kursime nga të ardhurat, nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj në shumën 200 000 lekë. Nga kjo shumë 100 000 lekë cash në shtëpi dhe 100 000 lekë në llogari.

Viti 2011

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 310 000 lekë.

Kursime në shpi nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë, në shumën 65 300 lekë.

Detyrim mujor për qira banese në shumën 12 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 69 500 lekë në muaj.

Viti 2012

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 100 000 lekë.

Kursime në shpi nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare në Korcë, në shumën 871 767 lekë dhe 587 767 lekë.

Të ardhura nga leje-lindja në shumën 284 000 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 625 812 lekë.

Bashkëshorti, deklaron automjet tip ford focus, vit prodhimi 2001, me vlerë 300 000 lekë.

Viti 2013

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 160 251 lekë.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, te depozituara në bankë, në shumën 1 000 000 lekë.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, të padepozituara në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga kompesimi për barrëlindje, në shumën 57 760 00 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë, për 11 muaj në shumën 726 158 lekë.

LEXO EDHE:  Në Vlorë zgjidhet ortaku i Lulit/ Humbet kandidati i Shehajt

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 611 307 lekë.

Viti 2014

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 893 339 lekë.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, te depozituara në bankë, në shumën 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga kompesimi për barrëlindje, në shumën 285 437 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë, në shumën lekë 603 964 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 645 190 6 lekë.

Viti 2015

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 671 819 56 lekë.

Kursime nga paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit të saj, te depozituara në bankë, në shumën 1 100 000 lekë. Kjo depozitë ka përfunduar me datë13.10.2015.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë, në shumën lekë 1 075 993 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si komandant tek Garda e Republikës, në shumën 669 330 lekë.

Bashkëshorti, kontratë huaje me vlerë 15 000 euro.

Bashkëshorti, kontratë për kalim të drejtash, (nuk e sqaron se për cfarë). Tek kategoria e shumës së shlyer shkruan 30 000 euro , 15 000 euro rrjedhin nga kontrata e huasë dhe 15 000 euro nga kursimet. Ndërsa në kategorinë e shumës së pashlyer shkruan 29 878 euro .

Viti 2016

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 236 177 lekë.

Kursime nga paga të padepozituara në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korcë dhe mëpas në Tiranë,  në shumën lekë 1 025 965 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si efektiv tek Garda e Republikës, në shumën 697 436 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 144 000 lekë.

Kontratë huaje me vlerë 15 000 euro.

Kontratë për kalim të drejtash. Shuma e shlyer 7 500 euro, që rrjedh nga kursimet dhe paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit. Shuma e pashlyer është 22 378 euro.

Viti 2017

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 10 646 lekë.

Kursime nga paga të padepozituara në shumën 20 000 lekë.

Kursime nga paga e bashkëshortit në shumën 224 979 33 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë,  në shumën lekë 1 003 756 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si efektiv tek Garda e Republikës, në shumën 795 665 lekë.

Pagesë qiraje banese në shumën 220 000 lekë.

Kontratë huaje me vlerë 15 000 euro.

Kontratë për kalim të drejtash. Shuma e shlyer 10 000 euro, që rrjedh nga kursimet dhe paga e subjektit deklarues dhe bashkëshortit. Shuma e pashlyer është 12 378 euro.

Kontratë kredie bankare në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2018

Kursime nga pagat ne llogarinë rrjedhëse në shumën 40 067 26 lekë.

Kursime nga paga të padepozituara në shumën 30 000 lekë.

Kursime nga paga e bashkëshortit në shumën 259 389 83 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë,  në shumën lekë 1 061 978 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Fotjon Dorre, si efektiv tek Garda e Republikës, në shumën 883 905 lekë.

Kontratë huaje me vlerë 15 000 euro.

Kontratë për kalim të drejtash. Shuma e shlyer 2 000 euro. Shuma e pashlyer është 8 378 euro.

Kontratë kredie bankare në shumën 1 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 243 177 6 lekë dhe  pashlyer është shuma 676 934 47 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ish shefja e kabinetit të Ina Ramës, “çmend” me pasuri/ Zbulohet një tjetër prokurore milionere 

Publikuar

-

Nga

Ish kancelarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Miranda Bushi që në vitin 2008, drejtoi kabinetin e Prokurores se Përgjithshme, të asaj kohe, Ina Rama, bën pjesë në listën e milionerëve.

Sot, Miranda Bushi, e cila është prokurore në shkallën e parë të Prokurorisë së Tiranës,  ia faturon pasurinë emigracionit nga vitet 1997, 1998 dhe deri në vitin 2004.

Të ardhurat ndër vite i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit si pedagog, por nga një biznes që deklarohet nga bashkëshorti si pronë e tij.

Llogaritë e prokurores janë të  “çmendura”, por ne si media kemi për detyrë ti pasqyrojmë pasi sa i përket hetimit janë organet si ILDKPKI apo edhe Vettingu që do t’i filtrojnë në mënyrë të detajuar.

Si patundshmëri ajo deklaron në vitin 2008 një apartament banimi me sipërfaqe  118 m2, të pahipotekuar dhe të regjistruar në emër të bashkëshortit me vlerë 62 540 euro. Për blerjen e këtij apartamenti në Tiranë, prokurorja deklaron se ka marrë kredi në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj.

Gjithashtu ajo deklaron një lokal tregtie me sipërfaqe ndërtimi 390 m2 dhe me sip totale 1214 m2, në emër të bashkëshortit, blerë nga asetet e firmës piramidë Vefa në vitin 2001 me vlerë 7 500 000 lekë.

Kjo pronë deklarohet se i është lënë vëllait të prokurores, i cili e ka vënë në emër të tij dhe së motrës ijep 1 200 000 lekë në vit. Në fakt, sipas asaj që prokurorja ka deklaruar këtë shumë e kanë marrë deri në vitin 2012, më pas nuk jepet asnjë sqarim se çfarë ka ndodhur më këtë pronë.

Në vitin 2008, bashkëshorti i saj ka blerë, automjetin tip Golf 4, në me vlerë 8 000 euro dhe se për të mobiluar shtëpinë ka shpenzuar 30 000 euro.

Një vit më pas, prokurorja ka blerë edhe një apartament banimi në Vlorë, me sip 68 m2, me vlerë 35 000 euro. Shpezimet miliona lekë vijojnë më tej me shkollimin e vajzës dhe më vonë të djalit në Angli.

Në vitin 2016, bashkëshorti i prokurores sërish ka blerë një automjet, Audi Q3, vlerë 38 300 euro. Paguar 23 677 euro. Në deklaratë thuhet se është blerë me të ardhurat e kursyera ndër vite dhe me paratë që ka dërguar vajza nga Londra.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e prokurores Miranda Bushi.

Viti 2008 (Deklarata fillestare)

Ap banimi me sip 118 m2, i pahipotekuar dhe i regjistruar në emër të bashkëshortit me vlerë 62 540 euro. Ap është blerë me të ardhurat e krijuara në emigracion në Itali  përgjatë viteve 1998-2004 dhe me kredi bankare.

Lokal tregtie me sip ndërtimi 390 m2dhe me sip totale 1214 m2, e regjistruar në hipotekë në emër të bashkëshortit. Ëështë blerë nga asetet e firmës piramidë Vefa në vitin 2001 me vlerë 7 500 000 lekë.

Autoveturë tip Benz, blerë në vitin 2002, në emër të bashkëshortit, me vlerë 500 000 lekë.

Gjendje cash në banesë 100 000 euro.

Të ardhura nga puna në emigracion në Itali  përgjatë viteve 1998-2004, në shumën 40 000 euro.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në emigracion përgjatë viteve 1997-2004, në shumën 150 000 euro.

Të ardhura nga lokali në qytetin e Burrelit, në shumën 24 milion lekë.

Të ardhura nga paga si kancelare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, gjatë periudhësshkurt 2004-janar 2008, në shumën  5 000 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj.

Viti 2008 (Deklarata vjetore)

Blerje automjeti tip Golf 4, në emër të bashkëshortit me vlerë 8 000 euro.

Prokurorja thotë se ka deklaruar gabimisht, autoveturë tip Benz, blerë në vitin 2002, në emër të bashkëshortit, me vlerë 500 000 lekë. Sipas saj ajo është e vëllait, Helidon Bushi.

Depozitë bankare me afat 6 mujor, me vlerë 52 000 dollarë. Duke pakësuar gjendjen cash të deklaruar më parë.

Shpenzime për mobilimin e shtëpisë me vlerë 30 000 euro.

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 1 367 165 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, në shumën 671 455 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm në dy universitete private, në shumat 84 400 lekë dhe 55 800 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 404 euro, ndërsa e pashlyer është 12 000 euro.

Pakësuar gjendja cash prej 100 000 euro.

Shtuar 10 000 euro të ardhurat vjetore nga pagat ku bën pjesë dhe vëllai.

Gjendje cash në banesë 33 000 euro.

Bashkëshorti Osman Hysa deklaron se nga data 31 dhjetor 2007, , lokalin me sip 390 m2 në qytetin e Burrelit, ia ka lënë vëllait të bashkëshortes Helidon Bushi, i cili e ka regjistruar në emrin e tij. Për këtë ai paguan shuman 1 000 000 lekë të vjetra në muaj.

Viti 2009

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 1 419 824 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, në shumën 673 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm në tre universitete private, në shumat 97 200 lekë dhe 259 200 lekë dhe 1 600 euro.

Të ardhura nga lokali në Burrel lënë në përdorim të vëllait, në shumën 1 200 000 lekë.

Blerje ap banimi me sip 68 m2, në Vlorë, me vlerë 35 000 euro.

Depozita më afat 6 mujor, është pakësuar me 6 000 USD. Ishte 52 000 USD dhe është bërë 46 996 USD, pas blerjes së ap.

Pakësuar në zero gjendja cash prej 33 000 euro për blerjë ap.

Shtuar gjendja cash nga kursimet dhe të ardhurat vjetore në shumën 2 200 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 519 euro, ndërsa e pashlyer është 9 500 euro.

Viti 2010

Shtuar depozita bankare me afat 6 mujor me shumën 1 627 dollarë. Ishte 46 996 USD dhe është bërë 48 623 USD.

Shtuar gjendja cash nga kursimet dhe të ardhurat me vlerë 1 200 000 lekë.

Ngurtësuar për llogari të një kolegji të huaj, si garanci për frekuentimin e studimeve deri në fund, shuma 2 500 paund.

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 1 514 876 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, në shumën 642 705 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm në një universitet privat, në shumën 152 000 lekë.

Të ardhura nga lokali në Burrel lënë në përdorim të vëllait, në shumën 1 200 000 lekë.

Interesi i depozitës në USD, në vlerën 10 333 USD.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 450 euro, ndërsa e pashlyer është 6 980 euro.

Shpenzime për shkollimin e vajzës në Angli në shumën 5 200 paund.

Gjendja e akumuluar e kursimeve ndër vite në shumën 3 400 000 lekë.

Viti 2011

Pakësuar depozita bankare me afat 6 mujor me shumën 8 598 dollarë. Ishte 48 623 USD dhe është bërë 40 025 USD.

Depozitë me afat 6 mujor, nga kursimet e akumuluara në shumën 19 500 USD.

Depozitë me afat 6 mujor, në shumën 3 mijë paund.

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme, në shumën 1 513 584 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, në shumën 922 279 lekë.

Të ardhura nga lokali në Burrel lënë në përdorim të vëllait, në shumën 1 200 000 lekë.

Interesi i depozitës në USD, në vlerën 875 USD.

LEXO EDHE:  Prapaskenat e Vettingut në politikë/ Zbulohet loja e Bashës dhe Ramës

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 424 euro, ndërsa e pashlyer është 6 000 euro.

Shpenzime për shkollimin e vajzës në Angli në shumën 6 000 paund.

Viti 2012

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, shtuar me 688 USD. Vlera është 40 713 USD.

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, pakësuar me 1 234 USD për shpenzime familjare. Vlera e mbetur është 18 266 USD.

Depozitë me afat 6 mujor në emër të subjektit deklarues, shtuar me 1540 paund. Vlera është 4 540 paund.

Depozitë bankare në emër të djalit, 300 USD.

Të ardhurat nga paga si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe më pas si prokurore në shkallën e parë, Tiranë  në shumën 1 127 883 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 724 417 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 49 680 lekë.

Të ardhura nga lokali në Burrel lënë në përdorim të vëllait, në shumën 1 200 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 424 euro, ndërsa e pashlyer është 8 665 euro.

Viti 2013

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, pakësuar me 404 USD. Vlera e mbetur është 40 309 USD.

Bashkëshorti ka tërhequr nga depozita e tij bankare shumën 18 266 USD, për shkollimin e vajzës në Angli.

Subjekti deklarues ka tërhequr nga depozita e saj bankare shumën 4 540 USD, për shkollimin e vajzës në Angli.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 006 554 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 118 088 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 52 920 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 400 euro, ndërsa e pashlyer është 6 779 euro.

Viti 2014

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, pakësuar me 8 097 USD. Vlera e mbetur është 32 212 USD.

Pakësuar gjendja cash me vlerë 2 000 000 lekë, për shkak të shpenzimeve të shkollës së vajzës në Angli dhe shpenzimeve të tjera familjare.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 228 114 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 030 985 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 112 000 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 400 euro, ndërsa e pashlyer është 5 054 euro.

Viti 2015

Depozitë me afat 6 mujor në emër të bashkëshortit, pakësuar me 30 205 USD, për shkak të kthimit të depozitës në lekë.

Pakësuar gjendja cash me vlerë 1 500 000 lekë, për shkak të shpenzimeve familjare.

Krijimi i depozitës nga keshi i akumuluar në vite në shumën 950 000 lekë.

Krijimi i depozitës, krijuar nga konvertimi i depozitës në dollar si dhe nga kursimet në shumën 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 195 403 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 124 342 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 49 109 lekë.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Shuma e shlyer është 2 160 euro, ndërsa e pashlyer është 3 004 euro.

Vajza, Keisi Hysa, të ardhura nga puna në bankën amerikane “Mery Lynch”, në Londër dhe të shpenzuar për shkollim në universitetin UCL si dhe për jetesë në shumën 21 883 paund.

Viti 2016

Depozitë bankare sëbashku me interesat në 5 076 500 lekë.

Shpenzim i depozitës në shumën 950 000 lekë, për blerje e një Audi Q3 nga bashkëshorti.

Audi Q3, blerë nga bashkëshorti me vlerë 38 300 euro. Paguar 23 677 euro. Në deklaratë thuhet se është blerë me të ardhurat e kursyera ndër vite dhe me paratë që ka dërguar vajza nga Londra.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 152 711 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 012 180 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 108 819 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës në bankën amerikane në Londër në shumën 10 471 paund, të cilat 7 471 paund i ka transferuar në llogarinë e babait të saj, ndërsa shumën 3 000 paund e ka sjellë kur ka ardhur me pushime.

Kredi për blerje ap në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj. Ka përfunduar.

Kredi me vlerë 14 623 euro, me këst mujor 300 euro me shlyerje afati 5 vjet, për llogari të “Porche lising Albania”. Shuma e shlyer është 1 800 euro, ndërsa pashlyer janë 16 200 euro.

Vajza, Keisi Hysa, të ardhura nga puna në bankën amerikane “Mery Lynch”, në Londër, në shumën 68 000 paund.

Viti 2017

Depozitë me afat maturimi 3 mujor  prej 25 052 19 paund

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 918 159 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 151 253 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit me kohë të pjesshme pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit, Tiranë, në shumën 113 084 lekë.

Kredi me vlerë 14 623 euro, me këst mujor 300 euro me shlyerje afati 5 vjet, për llogari të “Porche lising Albania”. Shuma e shlyer është 3 600 euro, ndërsa pashlyer janë 12 600 euro.

Vajza, Keisi Hysa, të ardhura nga puna në bankën amerikane “Mery Lynch”, në Londër, në shumën 90 000 paund.

Viti 2018

Depozitë me afat maturimi 3 mujor  prej 11 372 19 paund. Kjo depozitë u krijuar nga konvertimi i një pjesë të depozitës ekzistuese në lekë, ndërsa pjesë tjetër është përdorur për shkollimin e djalit në Angli.

Depozitë prej 7 700 paund.

Pakësim me 5 980 paund i depozitës ekzistuese, për shkak të shkollimit të djalit në Angli.

Të ardhura nga paga si prokurore në shkallën e parë, Prokuroria, Tiranë, në shumën 1 163 592 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në UAMD, dhe anëtar i këshillit të fakultetit të teknologjisë pranë të njëjtit universitet, në shumën 1 114 352 lekë.

Kredi me vlerë 14 623 euro, me këst mujor 300 euro me shlyerje afati 5 vjet, për llogari të “Porche lising Albania”. Shuma e shlyer është 3 600  euro, ndërsa pashlyer janë 9 000 euro.

Vajza, Keisi Hysa, të ardhura nga puna në bankën amerikane “Mery Lynch”, në Londër, në shumën 88 333 paund.

Ngurtësuar për llogari të një kolegji në Londër, si garanci për frekuentim deri në fund të kolegjit, për vëllain Klaus Hysa, shuma 3 000 paund./CNA.al

LEXO TE PLOTE