web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iu refuzua viza amerikane/ Kush e aministoi nga hetimet gjyqtaren e paditur

5 Nëntor 2019, 09:32, Vetingu CNA

Në korrik të vitit 2015 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit kallëzoi 17 zyrtarë e nëpunës civilë, për dyshimet se ata kanë fshehur apo refuzuar deklarimin e pasurisë.

Në këtë listë, të cilën ILDKPKI e dorëzoi në Prokurori bënte pjesë e gjyqtarja e Fierit, Adelina Zarka.

Nuk dihet se çfarë bëri Prokuroria me këtë listë, por emrat e atyre që ishin në kallëzimet e ILDKPKIK ishin edhe të refuzuarit e Aambasadës Amerikane.

Që do të thotë u është mohuar kërkesa për viza. Në fakt gjyqtarja Adelina Zarka në vitin 2014 ka hapur një depozite bankare me qëllim marrjen e vizës Kanadeze, siç duket për të udhëtuar drejt vendit ku i studionte vajza, por një gjë e tillë u raportua se i ishte mohuar.

Në bazë të asaj çfarë ka deklaruar pranë ILDKPKI, rezulton se gjyqtarja Zarka nuk ka ndonjë pasuri marramendëse.

CNA.al ka vëzhguar me kujdes deklarimin e pasurisë së gjyqtares Zharka nga viti 2003 deri në vitin 2018 dhe si burim të ardhurash ajo deklaron pagën e saj të bashkëshortit oficer policia si dhe të ardhura nga qiraja të një banesë në bashkëpronësi me familjarë të bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë deklaruar nga gjyqtarja Adelina Zarka.

Viti 2003

Ap banimi 3 plus 1 me sip totale 220 m2, ndërtesë tre katëshe me vlerë 5 milionë lekë.

Paga si gjyqtare në shumën 0 751 009 lekë.

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë në shumën 0 415 200 lekë.

Viti 2004

Paga dhe shpërblim si gjyqtare në Fier në shumën 877 094 lekë.

Paga dhe shpërblimi i bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier në shumën 772 000 lekë.

Viti 2005

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 926 791 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier në shumën 686 006 lekë.

Viti 2006

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 855 113 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier në shumën 616 926 lekë.

Viti 2007

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 026 147 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier, ku përfshihen edhe të ardhurat nga dhënia me qira e banesës në bashkëpronësi në shumën 6 405 945 78 lekë.

Viti 2008

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 891 120 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier në shumën 662 382 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira 3 200 euro në muaj së banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit, në shumën 4 127 000, pjesa takuese është 1 880 000 lekë.

Viti 2009

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 039 614lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier, ku përfshihen edhe të ardhurat nga dhënia me qira e banesës në bashkëpronësi në shumën 2 261 525 lekë.

Viti 2010

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 026 449 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier, ku përfshihen edhe të ardhurat nga dhënia me qira 3 200 euro në muaj së banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit, dhe nga dhënia me qira e katit të parë të banesës me vlerë 900 euro. Nuk jepet shuma.

Bashkëshorti të ardhura nga paga si pedagog tek Kristali në shumën 198 336 lekë.

Viti 2011

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 023 908 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Gjirokastër-Vlorë në shumën 743 223 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga paga si pedagog tek Kristali në shumën 110 311 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira 3 200 euro në muaj së banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit, në shumën 8 594 204 lekë.

Viti 2012

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 095 553 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Gjirokastër-Vlorë në shumën 595 356 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira 4 000 euro në muaj së banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit. Nuk I deklaorn të ardhurat.

Viti 2013

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 045 941lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier në shumën 625 194 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira 4 000 euro në muaj së banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit. Nuk I deklaorn të ardhurat.

Viti 2014

Llogari kursimi të subjektit deklarues në shumat 71 dollarë dhe 6.74 euro.
Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 339 282 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë, Fier dhe më pas në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në shumën 974 040 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira 4 000 euro në muaj së banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit, në shumën 6 165 980 lekë.

Bashkëshorti, të adhura nga pagesa e shërbimit sipas kontratës ?PIK KREATIVE?, në shumën 150 000 lekë.

Pension pleqërie i vjehrrës në shumën 14 414 lekë.

Pension pleqërie i vjehrrit në shumën 21 223 lekë.

Kredi e marrë me 20.11.2014. Detyrimi i paguar është 250 000 lekë, ndërsa papaguar  229 281 lekë.

Overdraft marrë me 18.11.2014. Detyrimi i paguar është 300 000 lekë, ndërsa papaguar 299 000 lekë.

Depozitë e hapur për aplikim vize në Kanada me vlerë  5453 02,36 lekë.

Depozitë e hapur nga bashkëshorti me qëllim, tranferimin e parave vajzës për studime në Kanada, në shumën 20 490 euro.

Viti 2015

Llogari kursimi të subjektit deklarues në shumat 72.06 dollarë dhe 6.74 euro.

Gjendja e llogarisë së pagës së deklarueses në shumën minus 302 787.15 lekë.

Gjendja e llogarisë së kursimit se subjektit deklarues në shumën 5000.94 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 155 532 24 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 3780.34 lekë.

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 341 874 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në shumën 851 114 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira 4 000 euro  dhe më pas 3 200 euro në muaj së banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit, në shumën 5 889 858 47  lekë.

Kredi e marrë me 20.11.2014. Detyrimi i paguar është 21 500lekë, ndërsa papaguar  229 281 lekë.

Overdraft marrë me 18.11.2014. Detyrimi i paguar është 300 000 lekë, ndërsa papaguar 300 000 lekë.

Overdraft marrë nga bashkëshorti në shumën 200 000 lekë.

Viti 2016

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 318 990 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në shumën 857 586 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit, në shumën 2 103 578 lekë.

Gjendja e llogarisë së deklarueses në shumën 297 795 70 lekë.

Gjendja e llogarisë në plan kursimi e deklarueses në shumën 16041 43 lekë.

Gjendje të llogarive të deklarueses në shumat 250 lekë, 6.74 euro dhe 72.18 dollarë.

Të ardhura nga paga e djalit tek Teatri eksperimental dhe Teatri Kombëtar në shumën 60 365 lekë.

Viti 2017

Paga si gjyqtare në Fier në shumën 1 356 970 32 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe më pas në Vlorë në shumën 897 330 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit, në shumën 2 077 452.4 lekë.

Gjendja e llogarisë së deklarueses në shumën 14612 20 lekë.

Gjendja e llogarisë në plan kursimi e deklarueses në shumën 2686 90 lekë.

Gjendje të llogarive të deklarueses në shumat 146.12 lekë, 6.74 euro dhe 72.30 dollarë.

Të ardhura nga paga e djalit tek Teatri eksperimental dhe Teatri Kombëtar në shumën 203 150 lekë.

Viti 2018

Paga si gjyqtare në Fier dhe raportet e paguara nga sigurimet shoqërore në shumën 1 315 723 lekë

Paga e bashkëshortit nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe më pas në Fier në shumën 852 622 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllain e bashkëshortit, në shumën 1 939 260 80 lekë.

Gjendja e llogarisë së bshkëshortit në shumën 467.49 lekë.

Gjendja e llogarisë në plan kursimi e deklarueses në shumën 31.91 lekë.

Gjendje të llogarive të deklarueses në shumat 9.050 lekë dhe 10.46 dollarë.

Të ardhura nga paga e djalit si aktor në shumën 79 525 lekë.

Llogari në emër të djalit në shumat 16 815 lekë dhe 4.79 lekë.

Kredi në shumën 1 400 000 me afat 5 vite, paguar 254 227 lekë.

Overdraft në shumën 202 408 18 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga