Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Vettingu po vijon, por edhe skandalet në gjykata dhe prokurori nuk kanë të ndaluar.
Prokuroria e Tiranës, së fundmi ka prodhuar skandalin e radhës me anë të prokurorëve Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha.
Këto janë dy prokurorët që trumbetuan se kanë përfunduar hetimet ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish sekretari të Përgjithshëm Arben Ristani dhe ish shefit të financave Ilir Dervishi, në lidhje me lobimin rus në SHBA.
Dosja është bërë gati për Gjykatë dhe më tej pritet përballja e Bashës dhe dy të tjerëve me togat e zeza.
Ajo çfarë bie në sy nga përpilimi i akuzës është dyshimi i prokurorisë për falsifikim të vulave, duke mos i shkuar çështjes më tej dhe duke e ndihmuar kështu Bashën t?ia hedhë pa u lagur.
Jo se Basha e ka për herë të parë që tenton t?i shpëtojë drejtësisë, pasi ka eksperiencën me abuzimet e rrugës së Kombit, por në këtë rast është ndryshe, pasi skandali merr jetë nga prokurorët, të cilët dyshohet se kanë manipuluar dosjen.
Ndonëse sipas akuzës, Basha ka pranuar se janë paguar 500 mijë dollarë për llogari të PD-së në SHBA, prokurorët nuk kanë dashur t?ia dinë për lidhjen e Bashës me këto para që kanë shërbyer për lobimin e tij.
Prokurorët nuk i kanë thelluar hetimet, se kush i ka paguar këto miliona dollar, burimin e tyre, por janë mjaftuar me akuzën e të vulave dhe stampave.
Nëse prokurorët janë shitur dhe po punojnë me stilin tashmë të famshëm ?kap çfarë të kapësh?, ose janë rëndë profesionalisht, këto janë cështje që duhet t?i shikojë me detaje Gjykata, duke e kthyer pas akuzën për plotësim por edhe Vettingu nuk duhet ta lërë mënjanë këtë skandal.
CNA.al do të kalojë në filtër një nga prokurorët e çështjes, për të hedhur dritë mbi të kaluarën e tyre profesionale dhe mbi pasurinë e tyre.
Prokurori Gjergji Tako, njihet ndryshe si prokurori i preferuar i Adriatik Llallës.
Nuk dihet nëse ende vijon të zbatojë urdhrat e Llallës, edhe pse nuk e ka më shef, por zbutja e Takos në rastin e Bashës, lë vend për dyshime.
Kujtojmë se prokurori Gjergji Tako, ka dështuar edhe me hetimet ndaj ish- drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako me akuzën e përgjimit të paligjshëm të bërë nga ana e Policisë me pajisjen e Interforcës Italiane.
Një tjetër dështim që mban emrin e prokurorit Tako ka lidhje edhe me hetimet për ndërtimet në Parkun e Lodrave të Liqeni.
Ndërsa sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së, rezulton se të ardhurat e vetme i ka nga paga si prokuror dhe si pedagog tek ish-Universiteti ?Kristal?.
Në formularët e deklarimit të pasurisë, prokurori Tako deklaron edhe amortizimin e shtëpive dhe makinave.
Nga një banesë që kishte në vitin 2004, është berë me 2 të tilla në vitin 2015.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Gjergji Tako.
Viti 2004
Ka deklaruar apartamenti banimi në vlerën 3 400 000 lekë.
Depozitë bankare-180 000 lekë.
Autoveturë, Benz viti i podhimit 1984 që kushton 650 000 lekë.
Autoveturë, viti i podhimit 1989 që kushton 550 000 lekë, në emër të Ermal Takos.
Depozitë bankare në shumën 150 000 lekë, në emër të Pavllo Takos.
Depozitë bankare në shumën 200 000 lekë, në emër të Ermal Takos.
Depozitë bankare në shumën 169 000 lekë, në emër të Ermal Takos
Viti 2005
Ka deklaruar se i kanë vjedhur automjetin, Benz viti i podhimit 1984.
Ka blerë një automjet 5 mijë euro.
Automjet -90 000 lekë.
Pagën dhe shpërblimet-1 162 088 lekë.
Paga, si prokuror në Lushnjë -1 162 088.
Humarrje -600 000 lekë.
Viti 2006
Pagën si prokuror në Lushnje- 867 376 lekë.
Hua i marrë nga i afërm-500 000 lekë.
Viti 2007
Të ardhura nga paga-992 127 lekë.
Viti 2008
Paga- 854 829 lekë.
Viti 2009
Paga-862 800 lekë.
Pensioni i babait-234 000 lekë.
Pensioni i nënës-133 920
Kredi bankare për blerjen e një apartamenti, por nuk deklaron shifrën e plotë.
Over-draft:65 000 lekë.
Llogari bankare-303 263
Llogari bankare-707 616 lekë.
Aparaturë eko-5 000 euro.
Viti 2010
Paga-938 788 lekë.
Pensioni i babait-239 400 lekë.
Të ardhura nga shfrytëzimi i licensës personale të babait-200 000 lekë.
Viti 2011
Depozitë bankare-58 056 lekë.
Ka deklaruar se i është amortizuar aparati Eko.
Pensionin e babait-247 836 lekë.
Viti 2012
Paga-942 218 lekë.
Pensioni i babait-262 992 lekë.
Paga e babait pranë klinikës ?Tre yjet?-70 192 lekë.
Paga si pedagog pranë universitetit ?Kristal?-91 800 lekë.
Kredi bankare e marrë me 24.06.2009 me kapar 11 800 euro, Afati i kredisë deri më 2013, por që rezulton e paguar që më 2012-n.
Kredi Bankare për blerje apartamenti marrë me datë 14.09.2012 me afat 20 vjeçar, në shumën 3 450 000 lekë.
Over draft-260 000, ku ka pa paguar edhe 181 524 lekë.
Viti 2013
Pagën si prokuror në Tiranë-952 753 lekë.
Honorar si pedagog tek Kristali -101 250 lekë
Të ardhura nga një ambjent banimi i lëshuar me qira-120 000 lekë.
Paga e atë atit nga puna në një klinikë private-210 576 lekë.
Pensioni i babait-273 276 lekë.
Hua për të plotësuar shumën për blerjen e apartamentit-8 mijë euro.
Viti 2014
Paga: 1 216 238 lekë.
Të ardhura nga ambjenti i banimit me qira-180 000 lekë.
Paga nga puna e të atit-234 432 lekë.
Pensioni i babait-273 276 lekë.
Viti 2015
Ka deklaruar se i është amortizuar banesa në rrugën ?Niko Avrami?.
Ka deklaruar se i është amortizuar apartamenti në Kashar.
Ka deklaruar se është amortizuar automjeti.
Paga:1 249 798 lekë
Të ardhura nga ambjenti i banimit me qira-120 000 lekë.
Paga nga puna e të atit-195 360 lekë
Pensioni i babait-278 616 lekë
Viti 2016
Ka deklaruar se i është amortizuar automjeti
Ka shitur automjetin-140 000 lekë
Ka blerë automjet-200 000 lekë
Ka blerë automjet-135 000 lekë.
Paga: 1 387 921 lekë
Të ardhura nga ambjenti i banimit me qira-153 000 lekë.
Paga nga puna e të atit-234 432 lekë
Pensioni i babait-284 832 lekë
Paga e bashkëshortes nga ALUIZNI-120 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit-140 000 lekë.
Automjet në emër të bahkëshortes Mirela Tako- 4 000 euro.
Paga e bashkëshortes nga Drejtoria e Burgjeve në periudhën 1.01.2016-30.07.2016: 351-400 lekë.
Viti 2017
Të ardhurat nga orët dhe gatishmëria në shumë 1 257 040 lekë.
Të ardhura nga puna e babait në klinikën mjekësore ?3 Yjet?, në shumën 255 720 lekë.
Pensioni i pleqësrisë së të atit në shumën 295 272 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Mirela Tako Nga ALUIZNI dhe raporti i lejes së lindjes në shumën 310 881 lekë.
Të ardhura nga Bashkia që jep për të lindurit në shumën 5 000 lekë.
Kredi bankare në shumën 3 450 000 lekë, për blerje ap. Shuma e shlyer është pricipali, 77 418 lekë, ndërsa interesat 374 238 lekë.
Kredi bankare, shuma 700 000 lekë, për pesë vite. Shuma e shlyer, principali është 138 250 lekë, ndërsa interesat 67 914 lekë.
Overdraft në shumën 300 000 lekë. Shuma e pashlyer është 270 000 lekë.
Hua e marrë në shumën 8 000 euro, për blerje ap. Shuma e pashlyer është 7 500 euro.
Viti 2018
Të ardhurat nga orët dhe gatishmëria në shumë 290 683 lekë.
Të ardhura nga puna e babait në klinikën mjekësore ?3 Yjet?, në shumën 255 720 lekë.
Pensioni i pleqësrisë së të atit në shumën 302 400 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Mirela Tako Nga ALUIZNI dhe raporti i lejes së lindjes në shumën 471 901 lekë.
Kredi bankare në shumën 3 450 000 lekë, për blerje ap. Shuma e pashlyer është 3 053 751 lekë.
Kredi bankare, shuma 700 000 lekë, për pesë vite. Shuma e pashlyer është 244 898 lekë.
Overdraft në shumën 300 000 lekë. Shuma e pashlyer është 210 000 lekë.
Hua e marrë në shumën 8 000 euro, për dhjetë vite pa interes, për blerje ap. Shuma e pashlyer është 7 500 euro./CNA.al
Prokurori i batakut të lobimit rus/ Si u përfshi Ervin Karanxha në skandal
Loja me hetimet ndaj Bashës/ A do ta nxjerrin prokurorët Lulin të pafajshëm?
Me mbylljen e llotove dhe qendrave të bixhozit dhe kumarit, ...
Skandalet në drejtësi nuk kanë fund. Në rastet më të shumta,...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra ish...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata u përball me disa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbyllur hetimin gjyqësor për...
Atentatet ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë, janë kthy...
Pasuria është njëra prej shkaqeve që ka çuar në shkarkimin e...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, po përballet me...
Struktura e Posaçme Antikorrupsion, është institucioni më i ...
Në sistemin e drejtësisë pretendohet të ketë njerëz profesio...
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ...
Në korrik të vitit 2015 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit d...
Nisin sot seancat dëgjimore të procesit të vlerësimit kalimt...
Publikohet lista me 47 emrat e drejtuesve të Policisë të Sht...
Procesi i Vettingut po vijon rivlerësimin me listën priorita...
Pjesa e madhe zyrtarëve që kanë punuar në regjimin komunist ...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo ka paraq...
Besnik Muçi i cili u dekretua pak ditë parë nga Presidenti I...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...