LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet skandali me lobimet/ Mediat europiane: Basha kundër integrimit të Shqipërisë

7 Nëntor 2019, 11:53, Politikë CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me lobistin e Partisë Demokratike në Washington, Nick Muzin.

Media ?The European? shkruan së fundi se opozita shqiptare, e drejtuar nga Lulzim Basha po bën të gjitha përpjekjet, duke përdorur lobistin Nick Muzin, për të bërë të mundur që liderët e BE-së të mos hapin negociatat me Shqipërinë.

?Në mes të nëntorit, liderët e BE do të vendosin nëse Bashkimi Evropian do të hapë dyert e saj për Shqipërinë. Ndërsa shumica e vendeve të BE vlerësojnë përpjekjet e vendit për të luftuar korrupsionin dhe krimin, qeveria dhe opozita në Tiranë po bëjnë një luftë të ndyrë në PR. Në krye të tyre qëndron një nga lobistët më me ndikim në botë. Ky është shembulli kryesor që tregon se si funksionojnë lobistët globalë.?-shkruan media ?The Europian?.

Më tej, në shkrim thuhet se opozita shqiptare po përpiqet të largojë kryeministrin gjatë rrugës së tij për në Bruksel dhe për këtë, po sipas kësaj media, po përdoret një nga lobistët më me ndikim në botë, Nick Muzin.

?Po përdoren jo vetëm mjete demokratike: Fushata të dyshimta në internet, dokumenta të nxjerra dhe regjistrime komprometuese janë publikuar dhe shpërndarë kudo.

Pas kësaj duket se është një nga lobistët më me ndikim në botë. Sipas dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA.-së, strategu politik Kanadez Nick Muzin mbështet mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rrjetet e Muzin shtrihen përtej të gjitha kufijve dhe në sistemet më të larmishme politike.?-shkruan The Europian.

Po sipas The Europian, opozita shqiptare duket se tashmë është klienti i radhës për Nick Muzin.

The Europian thekson se qëlllimi i opozitës shqiptare është të parandalojë me gjithë fuqinë e saj integrimin e Shqipërisë në BE dhe për këtë po përdor Muzinin, i cili padyshim kushton shumë.

Sipas dokumenteve nga autoriteti amerikan ?FARA? Muzin duhet të marrë 675,000 euro për misionin e tij tremujor. Informacioni vjen nga vetë ai.

Por, sikurse shkruan kjo media, duket se ?shuma e tarifës dhe ardhja e parave po e shqetëson shumë klientin e tij që në këtë rast është Lulzim Basha. Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, kishte nënshkruar kontratën me Muzin. Ata ranë në dakort për shifrën 25,000 dollarë. Në qershor, në Shqipëri filluan hetimet ndaj liderit të opozitës Basha. Ai vetë mohon se ka përvetësuar ose nuk ka taksuar para, flet për një fushatë njolluese dhe akuzon prokurorët se janë të korruptuar.?

Por, më tej ngrihet pyetje se nga kanë ardhur paratë për Muzin??

?Dokumentohet:Vetë Muzin konfirmoi autoritetin amerikan FARA për fondet. Si klient në një mesazh të mëvonshëm FARA u shfaq një kompani që ndan kutinë e saj të postës në Rrugën St. Vincent në Edinburgh, në Skoci me 1200 ndërmarrje të tjera: The Biniatta Trade LP. Nga Skocia përmes Belize-Amerikës së Jugut – dhe prej andej në Rusi. Pavarësisht gjithë këtij degëzimi global, kompania ka më pak para se çdo mini fillestar: Biniatta Trade ka një kapital biznesi prej 100 £, sipas regjistrit të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar.?-thekson The Europian.

Nga ana tjetër, shkrimi në fjalë risjell në vëmendje atë që zbuloi kohë më parë revista amerikane “Mother Jones”,  e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollarë nga PD për kompaninë e Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

?Ajo që revista amerikane “Mother Jones” zbuloi në mes të vitit, sjell përsëri sqarimin e PDSH-së shqiptare dhe liderin e saj të opozitës Lulzim Basha. Sepse prapa Biniatta Trade është një rrjet i ndërmarrjeve fole – në fund të disa afaristëve me ndikim nga Rusia. Njëri prej tyre është Evgeny Sheremetyev. Ai zotëron aksione në disa ndërmarrje ruse. Të paktën njëri prej tyre merr urdhrat e tij nga qeveria ruse. Për kryeministrin shqiptar Edi Rama është një tregues i qartë se Rusia është prapa përdorimit të lobistit të lartë Nick Muzin. Në të vërtetë, Rusia ka pak interes për ta afruar Shqipërinë në BE – anëtarësimi do të dobësonte më tej ndikimin e rusëve në Ballkan.?-thuhet në shkrim.

Në një deklaratë zyrtare, Partia Demokratike e Shqipërisë deklaroi: “Partia Demokratike nuk ka pasur dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me individë ose kompani ruse”. Një deklaratë që ka pak kuptim duke pasur parasysh lidhjet e dokumentuara midis PDSH-së, lobistit më të lartë dhe biznesmenëve rus.

Por, kush është Nick Muzin dhe çfarë e lidh atë me Lulzim Bashën.

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ?Stonington Strategies?, për të siguruar takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Me 14 nëntor 2017, kontratat u raportuan në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania ?Stonington Strategies?.

Kjo e fundit deklaronte se kishte marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga ?Biniatta Trade LP?, një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD.

Ishte agjencia e lajmeve BIRN që publikoi një material, ku zbardhi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.

Më pas,  ishte revista investigative amerikane ?Mother Jones?, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollarë nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Skandali u publikua edhe tek Zëri i Amerikës, Neë York Times, duke bërë një zhurmë të madhe në Shqipëri.

Mediave amerikane iu bashkua edhe CNA.al, e cila zbardhi denoncime, nxori dokumenta ekskluzive.

Dhe fakt është se të gjitha shumat e paguara në favor të Muzin për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.

Më tej në muajin mars 2019, CNA.al siguroi një dokument zyrtar në  Departamentin e Drejtësisë në SHBA, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se:

Kompania ruse Biniatta Trade LP (Kompania Ruse offshore lexo ketu) do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

Në dokument shkruhet (nenvizuar me te kuqe) Fees and Expenses pra tarifa dhe shpenzime: 150 mijë usd për çdo muaj për një periudhë tre mujore, në 15 mars, 15 prill dhe 15 maj, në total shumën prej 450 mijë usd.

Më tej shkruhet Biniata do paguajë Stonington shumën 500.000 usd si tarifë speciale deri në mbylljen e marrëveshjes në 23 mars 2017.

Pra, Lulzim Basha ka paguar 450 mijë usd në tre muaj dhe shumën 500 mijë usd si special fee nga kompania Ruse offshore dhe janë plot 950 mijë USD dhe jo 650  mijë dollarë, sikurse pretendohej në media deri në ato momente.

Por, burimi i këtyre parave nuk u mësua kurrë./ CNA.al

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Lobimet e Bashës/ Paralajmërimi i CNA dhe zbardhja e të vërtetës

FBI nis hetimet për lobistin e Partisë Demokratike

Lajmet e fundit nga