Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Yavuz Baydar ?Middle East Online?
* Çdo ditë që kalon, duket se presidenti i plotfuqishëm i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, po ecën në një terren të minuar. Dhe kjo panoramë e zymtë ka shumë faktorë. Një prej tyre është politika e dështuar rajonale. Ëndrra e Vëllazërisë Myslimane, për të pasur një rol kyç në ndryshimin e regjimit në Siri, ka dështuar në një mënyrë të trefishtë, duke e vendosur Turqinë në një cep përballë Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Sirisë.
Problem tjetër, është thellimi i krizës ekonomike. Vendi është futur në një recesion, çka do të thotë që rritja e papunësisë nuk është më e kontrollueshme. Kjo mund t?i hapë rrugën trazirave më të gjera sociale, duke shtuar zhgënjimin dhe pakënaqësinë tek segmente të ndryshme shoqërore.
Shqetësimi i vazhdueshëm i aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë, është se regjimi i super-presidencës së Erdoganit, i prezantuar pas referendumit të prillit të 2017-ës, ka dështuar për shkak të ambicies së tij të tepërt, të shoqëruar me një paaftësi dhe analfabetizëm administrativ.
Ndërkohë në Ankara, shumë gjëra nuk po funksionojnë. Sikurse u shpreh një burim evropian i mirë-informuar:?Erdogan dhe ekipi i tij, bllokuan pak a shumë funksionimin e duhur të të gjitha institucioneve shtetërore. Të paaftit dhe dështakët favorizohen, pasi janë 100 për qind besnikë ndaj presidentit.
Dhe që të bëjnë tamam biznes, të gjithë mezi po presin ditën kur Erdogan të largohet nga pushteti. Deri atëherë, zgjedhin të qëndrojnë në llogore. Besimi tek presidenti është zhdukur. Deri atë ditë, unë druaj se do të shohim një rënie të fortë të Erdoganit?.
Megjithë gjendjen e vështirë, Erdogan po e ruan qasjen e tij. Në dukje i vendosur, pa iu dridhur qerpiku, ai vazhdon atë që di të bëjë më së miri:të mbajë sa më afër armiqtë, dhe të hyjë në aleanca diabolike me nacionalistët ekstremistë. Përsa i përket opozitës kryesore shekullare dhe lëvizjes politike kurde, ai përdor një politikë të qëndrueshme të tipit ?përça e sundo?.
Erdogan po zbaton një strategji të shumëfishtë mbijetese:Në nivelin e parë, ai po shtyp brutalisht Partinë Demokratike të Popullit pro-kurde (HDP). Në të dytin, po ndërton një mur midis ndarës midis mbështetëse të partisë kryesore opozitare, Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe HDP-së, përmes demonizimit të kësaj të fundit.
Në të tretin, po zbaton një politikë të re të ?karotës dhe shkopit?, bazuar në përdorimin e refugjatëve sirianë si një mjet, për pazare me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ai kërcënon vazhdimisht, se do të hapë portat e emigrantëve për të shkuar drejt Perëndimit, apo se do të vendosë 1 milion sirianë në zonën e sigurisë në Siri, duke qenë tërësisht i vetëdijshëm, se ndjenjat kundër refugjatëve, do të ruajnë popullaritetin e tij në shtëpi.
Të gjitha këto përllogaritje, kanë një synim afatgjatë:Të ruhet perspektiva e ?një koalicioni të madh të unitetit kombëtar?, si rruga e fundit e mbijetesës politike. Një dinamikë në zhvillim, hedh hije dyshimi mbi imazhin plot vetëbesim që ruan Erdogani në dukje:është e qartë, se rrjedhja e votave që nisi me humbjen e zgjedhjeve lokale, veçanërisht ato në Stamboll, duket të jetë diçka e pakthyeshme.
Erdogani po e sheh që AKP-ja e tij, dikur e plotfuqishme, po shkon drejt rënies nga pushteti.
?Lodhja me Erdoganin?, së bashku me pakënaqësinë në rritje në Turqi ndaj qeverisjes, e ka përçarë ndjeshëm partinë e tij. Kriza ka të bëjë me perceptimin e vendimeve të tij si një keqmenaxhim, dhe me faktin se shumë ?të vjetër? në lidershipin e partisë nuk po e njohin më partinë e tyre të dikurshme.
?Demokracia, liria, barazia dhe drejtësia?, ishin 4 shtyllat themeltare të AKP. Ato janë ende formalisht në programin e saj. Por për to nuk, nuk pyet më askush. Sondazhet e fundit, pohojnë se për herë të parë që kur u ngjit në pushtet në vitin 2002, AKP gëzon një mbështetje deri në 30 për qind, e dyta pas republikanëve të CHP.
Ajo që e shqetëson Erdoganin këto kohë, është fakti që nëse ai humbet kontrollin e lojës, ditët e tij në pushtet mund të jenë të numëruara. A do të arrijë ai ta kapërcejë sfidën që po i vjen nga brenda? Ndërsa besimi për të si udhëheqësi i partisë po zbehet, rebelimi që ka mbërthyer AKP-në, po jep shenjat e një erozioni të fuqishëm.
Disa nga ish-figurat themeltare të partisë, janë hedhur tashmë në veprim. Ish-presidenti turk Abdullah Gul, dhe ish Ministri i Ekonomisë Ali Babaçan, janë angazhuar në formimin e një partie të re liberale të qendrës, që do të prezantohet në dhjetor.
Bulent Arinç, dikur një figurë e fuqishme dhe e guximshme në udhëheqjen e AKP-së, po dërgon mesazhe të forta publike në mbrojtje të kryebashkiakut kurd të shkarkuar, Ahmet Turk, dhe figurave kryesore të CHP, në kundërshtim me vijën e ashpër të Erdoganit.
Arinç po përballet me sulme nga kampi i Erdoganit. Por ai është qartazi i shqetësuar nga fakti se që të gjitha masat shtypëse që Erdogan ika përdorur gjatë 7 viteve të fundit kundër opozitës dhe mediave kritike, mund të përdoren tani kundër Arinç dhe mbështetësve të tij.
Më pas është ish-kryeministrin Ahmet Davutoglu, një politikan tepër ambicioz në AKP, doktrina e politikës rajonale e së cilit, çoi në një dështim të madh. Retorika e tij e hapur kundër ish-shefit të tij, po e shkund nga themelet AKP-në. Vetë Erdogan ka pak hapësira manovrimi.
Ai e di se zgjedhjet e parakohshme, nuk janë një skenar i zbatueshëm.
Asnjë prej deputetëve aktualë të parlamentit, përfshirë këtu edhe kurdët, nuk janë të gatshëm ta mbështesin këtë lëvizje. Kjo ka të bëjë kryesisht me konformizmin:pagat e majme dhe privilegjet, e çojnë shumicën e opozitës tek qasja ?të presim dhe të shohim?.
Teksa mes deptetëve të AKP, ekziston frika e humbjes së vendeve të tyre në parlament. Kjo e ndihmon Erdoganin të hapet drejt një koalicionit më të gjerë qeverisës. Sidoqoftë, një skenar mund të prishë lojën:Po sikur Babaçan dhe Gyl nga njëra anë, dhe Davutoglu nga ana tjetër, të bindin një numër të vogël por domethënës deputetësh të AKP-së të japin dorëheqjen, dhe të formojnë një grup të veçantë në parlament?
Kjo lëvizje do të ndryshonte gjithçka, dhe do të trondiste pozitat e Erdoganit. Askush nuk e di se çfarë do të sillte në fund, por ky skenar po fiton shumë terren. Një gjë është e sigurtë:Pavarësisht gjithçkaje, AKP, ashtu si partia në pushtet e presidentit të ndjerë Turgut Ozal dikur, po shkon drejt një përçarje të madhe./ Përshtatur nga CNA.al
Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për...
Nga Kelly Oakes “BBC”* Kur Rubi Jangz, u veçua nga të tjerët...
Ne nuk kemi emrin e shpikësit të tij, edhe pse në çdo rast p...
Nga Ciaran Mcgrath “Express.co.uk”* Euroskeptikët më të njoh...
Zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, dhe ajo nuk po merrte...
Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolu...
Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”* Një thënie e vjetër në...
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Nga Anthony Medford, James W Vaupel & Kaare Christensen* Nje...
Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëz...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”* Kriza në Gjirin Persik, po...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...