Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Nga Simon Tisdall ?The Guardian?
* Kriza në Gjirin Persik, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Të dielën, presidenti amerikan Donald Tramp tha se SHBA është e gatshme të reagojë pas sulmeve ndaj një rafinerie nafte në Arabinë Saudite, pas së cilave besohet se fshihet Irani.
Por këmbanat paralajmëruese, kanë rënë prej muajsh. Por ato kryesisht janë shpërfillur. Tashmë po vjen fatura e akteve të shumta të dyfytyrësisë politike, e matur në jetë njerëzore dhe petrodollarë. Është e lehtë dhe komode të fajësosh vetëm Iranin, siç bëjnë zakonisht zyrtarët amerikanë dhe britanikë, pa paraqitur prova përfundimtare.
Në një kohë që janë përllogaritjet e gabuara perëndimore dhe rajonale, ato që na kanë tërhequr në mënyrë të pashmangshme në këtë vorbull të frikshme. Po si mund të shmanget katastrofa? Kush mund të ndalojë rrëshqitjen në një luftë më të gjerë, që mund të përfshijë me shpejtësi shtetet rajonale, nga Izraeli tek Arabinë Saudite, dhe të tërheqë në të edhe forcat amerikane, britanike dhe ndoshta edhe ruse?
Ka shumë të dhëna, që mund të gjenden tek gabimet që sollën në këtë pikë. Përgjigjet, nëse ekzistojnë, do të vijnë vetëm përmes administrimit me largpamësi të kësaj situate, diçka që ka munguar deri tani. Kjo na sjell më së pari tek Tramp dhe Irani. Regjimi i Teheranit, është parë si një kërcënim nga SHBA-ja që nga revolucioni i vitit 1979.
Por ishte Tramp, me aftësinë e tij të pakrahasueshme për të përkeqësuar më tej situatat tashmë të këqija, ai që u tërhoq majin e vitit të kaluar nga marrëveshja bërthamore e Iranit, vendosi sanksione ekonomike ndëshkuese, dhe nxiti një krizë të menjëhershme.
Armiqësia e tij ka dëmtuar qytetarët e Iranit, por jo regjimin. Duke gabuar kaq rëndë, Tramp preferoi këshillat e ish-këshilltarit të tij të diskredituar të sigurisë kombëtare, Xhon Bolton, mbi deklaratat e Angela Merkelit dhe Emanuel Makronit.
Udhëheqja e përçarë e Iranit, u unifikua falë Trampit. Tani, ushtarakët dhe klerikët e vijës së ashpër, po zhvillojnë një luftë kundër ndryshimit të regjimit nga SHBA, dhe kundër armiqve të tyre, kryesisht sauditëve dhe izraelitëve. Ndarjet e vjetra gjeopolitike, u thelluan më tej dhe u përshkallëzuan në një mënyrë të pamatur.
Çdo politikë e arsyeshme, do të synonte të ekuilibronte pretendimet rajonale të Iranit mysliman shiit dhe shtëpisë mbretërore saudite sunite. Por Perëndimi, duke bërë një sy qorr ndaj dekadave të tëra të një autokracie të pamëshirshme, mizogjinie të ligjëruar dhe fanatizmit fetar, ka vazhduar të joshë Riadin dhe elitën e tij të korruptuar.
Dhe sërish këtu është Trampi, ai që trazoi ujërat për keq. Duke mos u mjaftuar me çimentimin e aleancën saudite gjatë vizitës së tij të parë jashtë shtetit si president, Tramp bëri mikun e tij më të mirë Princin e Kurorës Mohamed bin Salman. Kur gazetari disident Xhamal Kashoxhi u vra nga agjentët sauditë, Tramp u kthye në avokatin e tij mbrojtës.
Ai madje është duke u përpjekur t?i shesë Salman teknologjinë bërthamore. Çfarë mendonit se do të bënit ju, po të ishit në vendin e Iranit? Dështimi i udhëheqësve amerikanë dhe britanikë, për të ndaluar luftën katastrofike të Salman në Jemen, shënoi një fazë tjetër në këtë spirale rënëse.
Duke injoruar krimet e luftës, dhe atë që OKB-ja e quan katastrofën më të rëndë humanitare në botë, ata vazhdojnë t?i shesin armë, dhe japin këshilla dhe mbrojtje diplomatike Riadit.
Kur nisi lufta civile në Jemen në vitin 2015, kishte pak prova për një mbështetje aktive ushtarake iraniane ndaj rebelëve Huthi. Megjithatë, duke reaguar në një mënyrë oportuniste pas tërheqjes së SHBA-së, Garda Revolucionare e Teheranit furnizoi – direkt ose tërthorazi – me dronë, raketa dhe mina, sulmet ndaj fushave të naftës, aerporteve dhe tankerave me naftë të Arabisë Saudite.
Raportet nga Kuvajti, thonë se dronët që goditën rafineritë suadite të naftës në fundjavë, vinin nga bazat e milicisë shiite në Irak. Në këtë luftë rajonale në zhvillim, Izraeli dhe Arabia Sadite, janë në fakt në të njëjtën anë. Qeveria e Irakut, nuk dëshiron të rreshtohet në asnjë kamp të këtij konflikti.
Por, falë vakumit të lënë nga SHBA-ja pas pushtimit të viteve 2003-2011, Teherani ka një ndikim të konsiderueshëm në Bagdad. Gjëja e fundit që duan irakianët, është që amerikanët të rikthehen, për ta përdorur territorin e tyre si një bazë në pararojë, në një rrethim më të gjerë iranian.
E megjithatë Trump sugjeroi pikërisht këtë vitin e kaluar. A mund të përjashtohet ky skenar? Jo plotësisht. Dhe kështu arsyeja arratiset, dhe ?stuhia? që po vjen nis të forcohet. Tani duhen urgjentisht udhëheqës kompetentë, që dinë ta qetësojnë një ?stuhi?, para se të gjithë të gllabërohen prej saj./ Përshtatur nga CNA.al.
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...