SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigjetarin heroik të folklorit anglez, që mendohej se grabiste të pasurit, për t?ua dhënë të varfërve. Por shumë fakte rreth tij janë rrëzuar.Historiani Dejvid Balduin, demonton disa nga mitet më të njohura, që e rrethojnë këtë firgurë legjendare
Miti nr.1:Robin Hudi, ishte një person real
Robin Hud, është në fakt një hero i trilluar, karriera e të cilit përmbante shumë nga frustrimet popullore, por dhe ambicjet e epokës së tij. Robin ose Robert Hud, ishte një nofkë që iu vihej keqbërësve të vegjël, të paktën nga mesi i shekullit XIII. Mund të jetë rastësi që fjala Robin tingëllon në anglisht si ?robbing? (grabitje).
Por asnjë shkrimtar i kohës, nuk i referohej Robin Hudit si i jashtëligjshmi i famshëm që njohim sot. Gjithsesi, ka pasur njerëz si Robin Hudi, siç ishin të arratisurit që shkelnin ligjet e ashpra mbi pyjet, që ndalonin hyrjen në zona të gjera pyjore, ku mund të futej vetëm mbreti dhe oborri i tij, për të gjuajtur kafshë të egra. Këta persona, admiroheshin shumë nga fshatarësia e shtypur.
Miti nr.2:Jetoi gjatë sundimit të Mbretit të Anglisë, Rikard Zemërluani
Robin Hudi është portretizuar shpesh si armik i ambiciozit Princit Xhon, dhe aleat i vëllait të tij të burgosur Rikardi I (1189-1199). Por qenë shkrimtarët e dinastisë Tudor në shekullin XVI-të, ata që i bënë të parët bashkë këta 3 burra në këtë histori. Në një qasje të ndryshme, Robin Hudi është identifikuar me një numër Robin Hud-ësh të përmendur në oborrin e Uokenfilldit gjatë sundimit të Eduardit II (1307-1327), dhe më shumë gjasa, si një mbështetës i Simon de Monforit, që u vra në Ajvshëm në vitin 1265.
Ajo çka mund të thuhet me siguri, është se Robin i Jashtëligjshmi, ka hyrë në mitologjinë popullore në kohën kur Uilliam Lengland shkroi librin ?Vizioni i Pier Plaumanit? në vitin 1377. Në të kapelani Slot thotë:S?kam asnjë për të thënë mbi Atin tim. Por mund të këndoj për Robin Hudin dhe Randolfin, Kontin e Çesterit?.
Miti 3:Ishte një filantrop që grabiste të pasurit, dhe ua jepte të varfërve
Historiani skocez Xhon Mejxhër, shkroi në vitin 1521 se ?Robin nuk lejonte të lëndoheshin gratë, dhe as konfiskimin e pasurisë së të varfërve, por i ndihmoi ata bujarisht me atë që merrte nga të pasurit?. ?Gjesti i vogël i Robin Hud?, që besohet të jetë shkruar rreth viteve 1492-1510, përfundon me komentin se Robin ?bëri shumë të mira për njerëzit e varfër?.
Por baladat e mëhershme, janë më të rezervuara në lavde. Aty nuk përmendet çështja e parave, që shpërndahen tek fshatarët e varfër. Përkundrazi, ka histori të njerëzve të jashtëligjshëm, që nuk e kishin për gjë të gjymtonin fizikisht edhe një armik të mposhtur, apo edhe të vrisnin në një rast një fëmijë.
Miti nr.4:Robin ishte një fisnik i shpronësuar, dhe Kont i Hantingtonit
Nuk ka asnjë bazë reale për këtë teori. Robini i baladave të hershme, është gjithnjë një shërbëtor, dhe qëndrimet e tij përkojnë me ato të shtresës së tij shoqërore. Pra, nga e ka origjinën kjo ide? Xhon Liland i referohet në vitet 1530 Robinit si një fisnik i jashtëligjshëm, çka nënkuptonte se sipas të gjitha gjasave, ai i përkiste shtresës së lartë.
Ndërkohë më 1569, historiani Riçard Grafton, pretendon se ka gjetur prova në një ?pamflet të vjetër dhe të lashtë?, se Robini ishte ?i zgjuar tamam si një kont?, për shkak të ?burrërisë dhe bujarisë së tij?. Kjo ide u përhap më vonë nga Entoni Mandej në dramat e tij ?Rrënimi i Robertit, Kontit të Hantingtonit?, dhe ?Vdekja e Robertit, Konti i Hantingtonit?, që të dyja të shkruara në vitin 1598.
Miti 5:Robin u martua me shërbëtoren Mariana në kishën e Shën Marisë në Edvinstou
Mariana, është tashmë pjesë e historisë së Robin Hudit. Por nuk ka qenë në fillim objekt i ndonjë serie të veçantë baladash. Çuditërisht, Robini dhe të jashtëligjshmit e rrëfimeve të mëhershme, nuk duket se kanë patur gra ose familje. I vetmi interes i zbehtë femëror, ishte përkushtimi i Robinit ndaj Virgjëreshës Maria.
Tregimtarët mund të ketë menduar, se ky përkushtim ishte i papërshtatshëm në vitet pas Reformacionit Protestant në shekullin e XVI-të. Prandaj në këtë histori mund të jetë përfshirë Mariana, pikërishtpër të siguruar një fokus alternativ femëror. Në mënyrë të pashmangshme, kjo u pasua me ?martesën? mes Robin dhe Marianës.
Miti nr.6:Robin u varros në Manastirin Priori në Jorkshajër, varri i tij gjendet edhe sot atje
Sipas legjendës, Robin shkoi në këtë manastir për t?u kuruar në kujdesin e kryemurgeshës. Para se të ndërronte jetë, ai qëlloi me shigjetë drejt vendit ku donte të varrosej. Por historiani i epokës së Tudorëve, Riçard Grafton, mendon se kryemurgesha e varrosi Robinin në anë të rrugës:?Pikërisht aty ku ai kishte vjedhur dhe grabitur ata që kalonin në atë rrugë. Dhe mbi varrin e tij, ajo gdhendi emrin ?Robert Hud, Uilliami i Goldesborout, dhe të tjerëve?. Arsyeja pse e bëri këtë, ishte që udhëtarët e huaj ta ndjenin veten më të sigurtë kur kalonin në ato anë, dhe me fat që nuk kishin zgjedhur rrugën e tij?.
Miti nr 7:Disa nga miqtë e Robin, mund të identifikohen me persona të njohur historikë.
Xhoni i Vogël, Uill Skarlet dhe Maç i biri i Milerit, janë personazhe të lidhura me Robinin në baladat më të hershme. Por anëtarët e tjerë të grupit të tij – Frajër Tak, Alan dhe Deil – janë shtuar më vonë. Nga këto, Xhoni i Vogël është padyshim më i shquari, pasi për të ka thuajse po aq referenca sa edhe për vetë Robin Hudin.
Historiku Xhon, është një personazh po aq enigmatik sa edhe mjeshtri i tij. Por ai që supozohet të jetë varri i tij në varrezat Hedhërsejxh në Derbishajër, nuk është pa interes. Xhejms Shatëlluorth, që zotëronte çifligun, gërmoi në ato varreza në vitin 1784, dhe gjeti një kockë të kërcit 73 cm të gjatë.
Kjo relike mendohej se ishte fajtore për shumë fatkeqësi, derisa më në fund u rivarros. Dy shtëpi, një në Litëll Hagas Kroft në Loksli (Jorkshajër) dhe të tjera në Hedhërsejxh (një fshat në distriktin Pik në Derbishajër), mendohet se ishin shtëpitë ku lindën respektivisht Robin dhe Xhoni i Vogël./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...