Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kelly Oakes ?BBC?
* Kur Rubi Jangz, u veçua nga të tjerët dhe u ngacmua nga një bullist në moshën 10-vjeçare, në vitin e fundit të shkollës fillore, ajo u ndje e izoluar dhe e hutuar. Sapo ishte transferruar me familjen e saj nga Anglia në Uells, dhe fëmijët po e ngacmonin për theksin e saj në të folur. Më pas nisën të tallen me pamjen e saj.
?Dukej sikur asgjë nuk kishte kuptim për mua. Isha në një vend të ri, nuk njihja askënd, askush nuk më pëlqente, dhe nuk e di arsyen pse?- thotë ajo. Jangz thekson se ngacmimet e pamëshirshme, që vazhduan edhe në shkollën e mesme, patën një efekt negativ në të gjitha aspektet e jetës së saj.
Ajo nisi të pijë cigare në përpjekje për të përballuar stresin. Sot është 46-vjeçe, dhe vetëm vitin e kaluar është vetëdijësuar deri në fund, mbi efektin që pati bullizmi mbi të. ?Ndjehesha sikur askush nuk më pëlqente?- shprehet ajo. Përvoja e saj nënvizon një të vërtetë të dhimbshme. Fëmijët, pavarësisht pafajësisë dhe mungesës së përvojës së tyre, mund të jenë disa nga ngacmuesit më të këqij. Veprimet e tyre, ndoshta më pak të kufizuara nga normat shoqërore që ne mësojmë në jetën e mëvonshme, mund të jenë të pamëshirshme, të dhunshme dhe tronditëse.
Dhe ato mund të kenë ndikim gjatë gjithë jetës, për viktimat që bien pre e bullizmit. Po çfarë e nxit një fëmijë të bëhet një bullist?
Për shumë kohë, në literaturën shkencore mendohej se ekzistonte vetëm një lloj ngacmimi:një fëmijë shumë agresiv, me probleme të vetëvlerësimit, që mund të vinte nga një familje e dhunshme, thotë Doroti Espëllejxh, profesore e edukimit në Universitetin e Karolinës së Veriut.
Por kjo pikëpamje sot po ndryshon. Përkufizimi i bullizmit sotëm, kuptohet si një formë agresioni midis individëve ose grupeve, që kanë nivele të ndryshme pushteti. Ndoshta ky përkufizim nuk arrin të rrokë ndikimin e tmerrshëm, që mund të ketë tek viktimat, apo ose arsyet e ndërlikuara, se pse njerëzit bëhen bulistë. Por një element kryesor, është ndryshimi në raportet e pushtetit.
?Mund të ndodhë që ju të më ngacmoni, dhe jeni popullor në shkolllë, ndërsa unë nuk jam. Dhe është dallimi në pushtetin që kemi, ai që ma vështirëson mbrojtjen?- thotë Espëllejxh. Ndërsa dhuna në familje dhe agresioni midis vëllezërve dhe motrave, janë ende faktorë rreziku për fëmijët që të bëhen bulliistë, ajo nuk është arsyeja e vetme, shton studiuesja.
Fëmijët që rriten në një familje të dhunshme, por shkojnë në shkollë që ka një program kundër bullizmit dhe një atmosferë mbështetëse, nuk do të bëhen detyrimisht bullistë. Përveç agresorit të hapur, ezkziston një tjetër lloj bullisti më ?makiavelian?. Fëmijët që hyjnë në këtë kategori, kanë tendencë të kenë aftësi më të mira sociale. Ata janë shpesh karizmatikë dhe pëlqehen nga mësuesit.
Pra janë larg stereotipit të bullistit të ?egër?. Pra këta fëmijë mund të aktivizojnë dhe ç?aktivizojnë ngacmimin e tyre, në varësi të nevojave që kanë. ?Bullistët dominantë, synojnë të jenë udhëheqës të turmës. Dhe mënyra se si e arrijnë këtë, është duke i shtyrë fëmijët e tjerë poshtë hierarkisë ku janë vetë?- mendon ajo.
Hulumtime të tjera, mbështesin idenë se bullizmi ka të bëjë shpesh më shumë sesa me vetë ngacmimin. Në një studim me fëmijët në Itali dhe Spanjë, nxënësit morën pjesë në një situatë të imporvizuar, ku ata duhet të mendonin mbi një situatë bullizmi, nga pikëpamja e bullistit.
Studiuesit u dhanë fëmijëve edhe një pyetësor tjetër, për t?i kategorizuar bashkëmoshatarët si bullistë, viktimë apo asnjëanës. Ata që u kategorizuan si bullistë nga bashkëmoshatarët e tyre, kishin më shumë të ngjarë të reagonin ndaj incidentit hipotetik me deklarata që përqendroheshin tek ata vetë:?Do të ndihesha mirë, pasi do kisha vëmendjen e fëmijëve të tjerë!?. Apo deklarata që tregonin mungesë empatie:?Nuk ndjehem fajtor, pasi nuk mendoj mbi atë ngjarje?, dhe ?Do të ndihesha indiferent, sepse viktima nuk vuan?.
Ndërkohë, bullizmi ka marrë vitet e fundit forma të reja. Një tipar i zakonshëm i tij siç përcaktohej më herët nga akademikët, është se agresioni ndaj viktimës përsëritet. Por bota në internet po e mjegullon këtë përkufizim, për shkak të ndikimit të mundshëm që mund të ketë edhe vetëm një rast sulmi në internet.
?A ka nevojë që agresioni të ndodhë më shumë se një herë, kur keni postuar diçka që shihet nga 1 milionë njerëz? Me siguri që jo?- thotë Espëllejxh. Në fakt, ekziston një shrirjeve e dallimeve midis ngacmimit në shkollë dhe sulmit në internet, saqë disa studiues argumentojnë se ato po bëhen e njëjta gjë, sidomos tani që fëmijët i kanë shpesh celularët e tyre me vete në klasë.
?Në studimin tim, zbulova se në shumë raste, bullistët nëpër shkolla e vazhdojnë ngacmimin në internet?-thotë Kalli Cani-Pepelasi, pedagoge e psikologjisë investigative në Universitetin e Hadërsfilldit në Britani. ?Ata mund të jenë ulur pranë njëri-tjetrit, por preferojnë ta ngacmojnë njëri-tjetrin nëpërmjet mediave sociale, pasi në atë mënyrë veprimet e tyre mund të shihen nga më shumë njerëz, dhe në këtë mënyrë bulistët përjetojnë një ndjenjë të rreme të famës?.
Pra ç?duhet të bëni nëse mendoni, se fëmija juaj mund të ngacmojë fëmijët e tjerë? Kuptimi deri në fund i motivimit të tyre, është hapi i parë në drejtimin e duhur. ?Nëse dikush më telefonon nga shkolla, dhe më thotë që fëmija im është duke u përfshirë në sjellje të tilla, unë do të doja t?i thoja atij:?E çfarë po përfiton prej saj? Pse po e bën këtë? Mund të ndodhë që fëmija juaj të jetë në një shkollë, ku kjo është ajo që pritet të bëjë?- deklaron Espëllejxh.
Ndërkohë, duhet marrë parasysh fakti nëse veprimet tuaja personale, mund të ndikojnë tek sjellja e fëmijës tuaj. ?Tek disa prindër, stili i tyre ndërpersonal, mund të jetë duke u kopjuar nga fëmijët?- thekson ajo. Një nga mënyrat për të adresuar problemin e bullizmit në shkollë, mund të jetë një sistem miqësor i krijuar, për të nxitur përkrahjen ndaj bashkëmoshatarëve, ku nxënësve më të rinj u caktohet një mentor më i vjetër, që ta udhëzojë kur të nisë shkollën.
Espëllaejxh thotë se thelbësore në këtë drejtim, janë raportet e ngushta midis mësuesve dhe midis nxënësve. ?Në ato shkolla ku i kushtohet vëmendje e veçantë lidhjeve sociale, duke u siguruar që çdo fëmijë të ndjehet sikur i përket asaj shkolle, ka më pak bullizëm?- thotë ajo. Sidoqoftë, kjo mbështetje shpesh mungon.
Në vitin 2014, Espëllejxh dhe kolegët e saj publikuan një studim 5-vjeçar, që tregon një lidhje shqetësuese midis bullizmit dhe ngacmimit seksual në shkolla. Ai zbuloi se ngacmimi midis fëmijëve më të vegjël, përfshin shpesh fyerje homofobike, që më pas përshkallëzohen në ngacmime seksual në vitet e mëvonshme shkollore.
Espëllejxh thotë se pas shkollës, disa nga viktimat e bullizmit arrijnë ta marrin veten, por
jo të gjithë. ?Bazuar në përvojën time, disa nga viktimat e bullizimit në shkolla, marrin profesione si oficerë policie, profesorë universiteti, avokatë etj?- theksoi ajo.
Gjithsesi, më i trishtueshëm nga të gjithë, është fakti që ndikimi i ngacmimit tek viktimat mund të zgjasë për dekada, duke çuar në një gjendje më të dobët fizike dhe psikologjike. Jangz, e ngacmuar gjatë gjithë viteve të shkollës së mesme, është trajnuar sot për të ndihmuar viktimat e bullizmit.
?Bullizmi ka shkaktuar tek unë humbje të të ndjerit normale, humbje të besimit dhe humbje të sigurisë?- thotë ajo. Personi që e kishte ngacmuar në gjimnaz, e kontaktoi përmes Facebook, në fillim të këtij viti, për t?i kërkuar ndjesë. Kur e mori mesazhin, Jangz u ndje e zemëruar.
?Kjo ndjesë mund ta ketë ndihmuar atë por jo mua. Nuk ma ka lehtësuar dot dhimbjen!?./ CNA.al
Ne nuk kemi emrin e shpikësit të tij, edhe pse në çdo rast p...
Nga Ciaran Mcgrath “Express.co.uk”* Euroskeptikët më të njoh...
Zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, dhe ajo nuk po merrte...
Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolu...
Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”* Një thënie e vjetër në...
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Nga Anthony Medford, James W Vaupel & Kaare Christensen* Nje...
Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëz...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”* Kriza në Gjirin Persik, po...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...