Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Nga Ciaran Mcgrath ?Express.co.uk?
* Euroskeptikët më të njohur në Evropë, e kanë paralajmëruar Bashkimin Evropian se po i rezervon vetes telashe në të ardhmen, në formën e një reagimi të shpejtë nga qytetarët evropianë, të shqetësuar nga ai që e cilësojnë një zgjerim të pandalshëm i bllokut.
Ndërkohë, kancelarja austriake Brixhit Bierlein, rikonfirmoi ?objektivin e një zgjerimi të shpejtë të Bashkimit Evropian, për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor?, gjatë takimit që zhvilloi me presidentin e Finlandës, Sauli Ninisto.
Sipas një deklarate të publikuar nga presidenca finlandeze në Helsinki, ajo mbështeti ?fillimin e negociatave të pranimit? me Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Zonja Bierlein tha që politika aktuale evropiane, së bashku me politikën e zgjerimit të BE, Brexit, buxhetin e BE-së dhe mbrojtjen e përbashkët të klimës, ishin në qendër të një ?diskutimi shumë konstruktiv? me homologun e saj Anti Rinne.
Ndërkohë Sheila Loulor, drejtore e qendrës së mendimit ?Politeia?, thotë se qasja e BE-së të kujton atë të Perandorisë Romake. ?Kjo ka të bëjë me një projekt të integruar franko-gjerman, që ka lindur jo pa arsye. Francezët janë pushtuar 3 herë nga Gjermania?- tha ajo për Express.
?Synimi i projektit të BE-së, ishte krijimi i një boshti franko-gjerman për të parandaluar pushtime të tjera. Të dyja vendet kanë qëllime të ndryshme. Franca synon të udhëheqë Evropën, siç e dëshmon sot edhe Emanuel Macron, ndërsa Gjermania dëshironte të rehabilitohej dhe të përfitonte ekonomikisht.
Por ajo që është në interesin e tyre, nuk është domosdoshmërisht e mirë edhe për vendet e tjera. BE-ja duhet të ndryshojë, të zvogëlohet, duhet të veprojë më pak si qendra e një qeverie e madhe. Ajo është e centralizuar jo vetëm politikisht, por dhe në aspektin e vendimmarrjes, dhe atë ekonomik. Sa më e madhe që bëhet një perandori, aq më shumë ajo shndërrohet në një kompani që e mbyt veten në borxhe?- tha ajo.
Sipas saj, me vendosjen e gjithçkaje në këtë projekt më të madh, rrezikohet të thellohen të çarat tashmë të dukshme mes Lindjes dhe Perëndim, dhe në fund tek shpërbërja e unionit. ?BE-ja duhet të reformohet nga brenda, ekonomikisht dhe politikisht. Ne nuk duhet të harrojmë se në vendet themeluese të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ekzistojnë një numër i madh euroskeptikësh.
Këto qëndrime euroskeptike, do të bëhen më të theksuara nëse vendet me nivele të ndryshme zhvillimi, si për shembull Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do t?i bashkohen unionit, para se anëtarët ekzistues dhe anëtarët e tjerë të rinj, të jenë ekonomikisht të zhvilluar?.
Ndërkaq deputeti konservator euroskeptik, Daniel Kavzinski shprehet për Express:?Vende si Polonia dhe Hungaria, do të tronditen kur Britania e Madhe të largohet nga unioni, pasi kjo do ta reduktojë me 20 për qind buxhetin e BE. Polakët mund ta gjejnë veten duke paguar për Kosovën, Moldavinë dhe madje edhe Ukrainën?.
Zoti Kavzinski, theksoi gjithashtu se kjo do të nxisë një euroskepticizëm të mëtejshëm brenda bllokut. Duke iu referuar deklaratave të koordinatorit të Parlamentit Evropian për Brexit, Gi Verhofshtad, që këtë javë e cilësoi BE-në si një ?Perandori?, Kavzinkski tha:?Realiteti është që njerëzit në të gjithë botën, po përpiqen të rimarrin sovranitetin e vendit të tyre.
Bashkimi Eveopian po zgjerohet, por gjithashtu po gërmon edhe më tej themelet e veta, duke zhdukur sicilën prej pjesëve të saj përbërëse, dhe gjithnjë e më shumë sovranitet. Duke folur në konferencën vjetore të Liberal Demokratëve javën e kaluar, Verhoshtad tha:?Rendi botëror i së nesërmes, nuk është një rend botëror i bazuar tek shtetet-kombe. Ai është një rend botëror i bazuar tek perandoritë. Kina nuk është një komb, por një civilizim.
India, ju e dini më mirë se unë, nuk është një komb. Në Indi ka 2 mijë kombe, 20 gjuhë të ndryshme, dhe 4 fe të mëdha në të njëjtën kohë. Ajo është demokracia më e madhe në botë. Edhe SHBA-ja është gjithashtu më shumë një perandori, sesa një komb. Mbase amerikanët do të flasin nesër më shumë spanjisht se sa anglisht, unë nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Dhe pastaj është edhe Federata Ruse. Bota së nesërmes, është një botë e Perandorive, në të cilën ne evropianët dhe ju britanikët mund të mbrojmë interesat, mënyrën tonë të jetës, vetëm duke e bërë k së bashku, në një kornizë evropiane dhe në një Bashkim Evropian?./ Përshtatur nga CNA.al
Zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, dhe ajo nuk po merrte...
Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolu...
Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”* Një thënie e vjetër në...
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Nga Anthony Medford, James W Vaupel & Kaare Christensen* Nje...
Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëz...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”* Kriza në Gjirin Persik, po...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...