Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolucioni Francez, nxit ende pasione të mëdha, kryesisht midis historianëve. Shumë nga mitet rreth këtij revolucioni, janë dëshmuar tepër të vështira për t?u zhdukur. Ja cilat janë ato më kryesoret, dhe cila është e vërteta:
Kur i thanë se të varfërit nuk kishin bukë të hanin, mbretëresha Maria Antoneta u përgjigj:?Epo le të hanë tortë!?
Në fakt, fjala franceze nuk ishte ?gâteau? (tortë) por ?brioche? (një embëlsirë në formë buke). Për më tepër mbretëresha nuk e tha kurrë atë fjali. Versionet e kësaj fabule, që i atribuohen disa sundimtarëve të mëhershëm francezë, qarkulluan që në fillim të viteve 1600, dhe u bënë më të famshme tek ?Rrëfimet? e Zhan Zhak Rusosë, që shkroi para se Maria Antoneta të martohej me Luigjin e XVI-të.
Ai ritheksoi bindjen e përhapur popullore se mbretërit jetonin në një luks të shfrenuar, dhe as e kuptonin apo merakoseshin për gjendjen e rëndë të të varfërve. Ndonëse nuk kishte asnjë të përbashkët me modestinë, Maria Antoneta zotëronte një ndjenjë bamirësie ndaj njerëzve të varfër.
Por pas vitit 1789, kundërshtimi i saj ndaj Revolucionit Francez, e shndërroi në një nga figurat më të urryera në vend. Gazetarët e kohës, e përshkruanin si një vrasëse, një grua të dhënë pas qejfeve, një lezbike seksualisht të pangopur, që komplotonte për të tradhtuar vendin në favor të armikes së Francës, Austrisë, vendit së saj të origjinës.
Revolucioni Francez, ishte kryengritja e të shtypurve
?Një përrallë e dy qyteteve? e shkrimtarit anglez Çarl Dikens, është e vetmja vepër e mirënjohur midis shumë romaneve, që portretizojnë harkmarrjen e të varfërve të Francës, mbi shtypësit e tyre aristokratë gjatë Revolucionit Francez. Në fakt, më të varfrit e të varfërve, luajtën një rol relativisht të vogël në një revolucion që nisi kryesisht në mesin e të pasurve të mëdhenj dhe profesionistëve në sallat e mbledhjeve në Versajë, shumë javë përpara rënies së Bastijës.
Edhe dhuna u ndërmorr nga njerëzit që kishin shumë, dhe jo pak për të humbur. Në fshatra, siç e kanë dëshmuar shumë historianë, revolucioni drejtohej kundër pronarëve të çifligjeve, dhe taksave të larta që ata mblidhnin nga sipërmarrjet e vogla fshatare. Në qytetet e tyre, militantët urbanë që e quajtën veten ?sans-culottes? (?pa kilota?- pra ata që nuk vishen si të pasurit), vinin kryesisht nga radhët e zejtarëve, tregtarëve dhe nëpunësve.
Revolucioni Francez shpiku gijotinën
Në imagjinatën popullore, asgjë nuk simbolizon më mirë revolucionin sesa gijotina, e cila u
bë mjeti kryesor i ekzekutimeve publike, duke i marrë jetën afro 16.000 njerëzve gjatë ?Mbretërimit të Terrorit? në vitet 1793-1794. Intelektuali dhe filozofi i njohur francez Zhak Derida, ia atriboi emrin e pajisjes ligjvënësit revolucionar dhe mjekut Zhozef Injac Gijotin, që i shpëtoi për një fije ekzekutimit nga ajo, pasi u burgos gjatë periudhës së terrorit në vitin 1794.
Libri ?Revolucioni Francez për fillestarët? i shkon disi më afër të vërtetës, duke pretenduar se ndërsa pajisja u përdor për herë të parë gjatë revolucionit, ajo nuk u shpik nga Gijotin. Edhe pse në fakt, ky mjek e kundërshtoi dënimin me vdekje, dhe mbrojti një ekzekutim më human dhe pa dhimbje përmes një makinërie për prerjen e kokës, si një hap i parë drejt anulimit të plotë të dënimit me vdekje. Gijotina u përdor për ekzekutime në Francë, deri në fund të vitit 1977.
Maksimilian Robespieri, ishte një diktator i etur për gjak
Si figura e lidhur më shumë me mbretërimin revolucionar të terrorit, Robespier është parë gjerësisht, si një lider proto-totalitar që synonte pushtetin absolut. Është e vërtetë që Robespieri, një avokat me sjellje të ashpra nga qyteti verior francez i Arrasit, qe vetëm një nga 12 anëtarët e Komitetit të Shpëtimit Publik. Ai ushtroi një pushtet gati-diktatorial, për më pak se një vit në vitet 1793-1794.
Është e vërtetë që ai ishte anëtari më me ndikim i Komitetit, dhe shkrimet dhe fjalimet e tij publike ndikuan më shumë se çdo gjë tjetër, në zbatimin e ideologjisë se terrorit. Por ajo situatë e ndezur, pati pasoja të rënda mendore dhe fizike tek ai. Kjo çoi direkt në rënien dhe ekzekutimin e tij, së bashku me disa nga aleatët kryesorë, në fund të korrikut 1794.
Revolucionarët sulmuan Bastijën, për të liruar të burgosurit politikë
Ky mit kremtohet çdo vit më 14 korrik. Është e vërtetë se gjatë shekujve XVII-XVIII, monarkia
franceze burgosi qindra shkrimtarë me akuzën e rebelimit, përfshirë edhe më të famshmin mes tyre, Volterin, në kështjellën e madhe në periferi të Parisit.
Por kjo praktikë, ishte ndërprerë në fakt vite përpara revolucionit. Prandaj më 14 korrik 1789, Bastija kishte vetëm 7 të burgosur:4 falsifikorë, 2 të çmendur dhe 1 fisnik të akuzuar për perversione seksuale. Turmat e parizienëve marshuan mbi fortesë, për të rrëmbyer barutin që ndodhej atje, në mënyrë që të armatoseshin, dhe të ishin gati përballë një sulmi të rrezikshëm ndaj qytetit nga ana e ushtrisë mbretërore./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”* Një thënie e vjetër në...
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Nga Anthony Medford, James W Vaupel & Kaare Christensen* Nje...
Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëz...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”* Kriza në Gjirin Persik, po...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...