web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oto Skorzeni, si komandoja e preferuar e Hitlerit, u bë një nga agjentët kryesorë të Mossadit izraelit

17 Shtator 2019, 07:31, Blog CNA

Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëzakonshëm, i specializuar në luftën guerile dhe operacionet komando gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai organizoi dhe drejtoi operacione të shumta ku përfshiheshin shpëtimet rrëmbimet, atentatet apo mbrojtja e liderëve të shumtë të luftës në Evropë.

Për pasojë, u bë komandoja i preferuar i Hitlerit, dhe u quajt nga aleatët ?njeriu më i rrezikshëm në Evropë. Por edhe pse ishte një nazist besnik i Hitlerit, ai do të kthehej kundër ish-bashkatdhetarëve të tij, duke u bërë një nga vrasësit kryesorë në shërbim të Izraelit. Skorzeni lindi në vitin 1908 në një familje austriake të shtresës së mesme.

 

Ai u bë nazist që në vitin 1931. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore në vitin 1939, Skorzeni kërkoi t?i bashkohej Luftëaffe-s por u refuzua. Iu tha se ishte shumë i gjatë, dhe tepër i madh në moshë për t?u trajnuar si pilot. Ai nuk u dorëzua, dhe iu bashkua SS-ve nazistë, duke u bërë pjesë e Liebstandarte, regjimentit të truprojës së Hitlerit.

Në vitet 1940-1942, ai luftoi në Hollandë, Francë dhe Frontin Lindor. Në dhjetor 1942, gati sa nuk vdiq në Frontin Lindor, duke u plagosur rëndë nga një predhë. U shtrua për disa kohë në spital, ndërsa iu dha medelja e Kryqit të Hekurt për trimërinë e treguar.

Teksa po rimerrte veten në Berlin, u interesua për operacionet komando, duke lexuar gjithçka që mundi për luftën jokonvencionale dhe taktikat guerile. Idetë e tij, tërhoqen vëmendjen e drejtuesit të SS, Vlter Shellenberg, që e caktoi Skorzenin në krye të një njësie komando.

Misioni i tij i parë, ?Operacioni Fransua?, nuk shkoi sipas planit, por ai i radhës do rezultonte suksesi i tij më i madh. Në korrik 1943, qeveria italiane e rrëzoi Benito Mussolinin, dhe më pas e burgosi.

Hitleri u zotua të shpëtojë mikun dhe aleatin e tij, me hartoi Operacionin Lisi. Pas disa javësh kërkimi, Skorzeni e gjeti vendndodhjen e Musolinit në Hotel ?Campo Imperatore?, rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit në rajonin e Abrucos. Më 12 shtator 1943, Skorzeni drejtoi një sulm të guximshëm nga ajri, teksa trupat alpine u ngjitën nga ana shkëmbore prapa hotelit. Ai e liroi dhe mori me vete Musolinin. Asnjë person nuk u vra. Plani i guximshëm i Skorzenit u vlerësua nga Fyhreri, që i dha urdhrin e lartë Kryqi i Kalorësve.

Plani i shpëtimit, i bëri përshtypje edhe vetë Uinston Çërçillit. Kështu nisi legjenda e Skorzenit. Disa muaj më vonë, Hitleri i kërkoi të kryente një mision edhe më të rrezikshëm. Këtë here, Fyhreri planifikoi të vriste armiqtë e tij të mëdhenj. Skorzenit dhe komandove të tij iu kërkuas të depërtojnë në Konferencën e Teheranit, për të vrarë ?Tre të Mëdhenjtë?:Frenklin Ruzvelt, Uinston Çërçill dhe Josif Stalin.

Disa operativë gjermanë, kishin shkuar me herët në Teheran, për të përgatitur zbarkimin e komandove. Por agjentët sovjetikë përgjuan mesazhet e dërguara nga gjermanët. Ata arrestuan gjermanët, dhe kështu plani dështoi. Në kujtimet e tij të botuara pas luftës, Oto pretendon se luajti një rol kryesor në rivendosjen e rendit në Berlin, pas atentatit ndaj Hitlerit më 20 korrik 1944, duke shfuqizuar operacionin ?Valkyrie?.

Skorzeni mori drejtimin e Vehrmahtit, derisa u rikthye normaliteti. Hitleri e dinte tashmë se mund t?i besonte plotësisht Skorzenit, dhe në tetorin e vitit 1944, e dërgoi në një mision për të rrëmbyer djalin e udhëheqësit hungarez Admiralit Horti. Misioni i suksesshëm, e mbajti Hungarinë në anën e Gjermanisë, dhe e përfshiu në luftë muajt e fundit.

Ndërkohë misioni më famëkeq i Skorzenit ishte Operacioni Grifin), që ishte pjesë e përpjekjes së fundit të Hitlerit për të mposhtur kundërshtarët. Objektivi i tij kryesor ishte vënia nën kontroll e urave kryesore mbi lumin Meuze gjatë Betejës së Belgjikës.

Skorzeni hartoi disa lëvizje mashtruese, që për disa javë ngadalësuan përparimin e trupave amerikane në Ardene. Shumë nga njësitë gjermane, u maskuan me uniforma amerikane, dhe u udhëzuan të flisnin anglisht. Për këtë veprim ai u kap, dhe u nxorr para gjyqit në vitin 1947.

Arriti t?i shpëonte dënimitme vdekje, pasi OSS (paraardhësja e CIA-s) kërkoi shërbimet e tij. Në vitin 1950, u transferua në Spanjë, ku kërkuan azil shumë refugjatë nazistë. Në dukje ai kishte një biznes të vogël, dhe një jetë familjare të qetë.

Por puna e tij e vërtetë, ishte ndihma ndaj nazistëve për t?u arratisur në Spanjë ose Amerikën Latine. Në vitin 1962, 2 agjentë të Mossadit shërbimit sekret izraelit, e kontaktuan dhe kërkuan bashkëpunimin e tij. Skorzeni ra dakord, me kushtin që Mossad të hiqte emrin e tij nga lista e të kërkuave për tu eleminuar.

Mossad u përpoq të bindte gjahtarin e nazistëve Simon Vizental të hiqte emrin e Skorzenin nga lista e tij, por ky refuzoi. Në këto kushte, Mossad i paraqiti Skorzenit një letër të falsifikuar, ku Vizental thoshte se binte dakord me kushtet e tij. I bindur, Skorzeni nisi bashkëpunimin. Në Mynih, ai vrau Hajnc Krugun, një nga ish-shkencëtarët kryesorë nazistë që kishte punuar me projektin e raketave.

Në Egjipt, shpërtheu një bombë në një bazë sekrete, ku disa ish-nazistë po ndihmonin në prodhimin e raketave për qeverinë vendase. Frikësimi funksionoi, pasi shkencëtarët gjermanë u larguan të gjithë në fundin e vitit 1963. Se përse Skorzeni vendosi të punojë për Mossadin, është e vështirë të thuhet.

Ai nuk ka të ngjarë të ketë vrarë shkencëtarët nazistë, vetëm që emri i tij të hiqej nga lista e të kërkuave nga Izraeli. Disa thonë se ndjeu keqardhje për veprimet e nazistëve kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cilado qoftë arsyeja, ai e mori atë në varr me vete.

Oto Skorzeni vdiq më 5 korrik 1975, në moshën 67-vjeçare nga kanceri në mushkëri. Për ndër të tij u organizuan 2 funerale, një në Madrid dhe tjetri në shtëpinë e tij në Vjenë. Në të dyja morën pjesë dhjetëra veteranë nazistë, që i dhanë përshendetjen naziste, dhe kënduan disa nga këngët e preferuara të Hitlerit./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga