Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për Ballkanin? Nga ai pritet ndihmë në zgjidhjen e çështjeve shumë të ndërlikuara në këtë rajon.
Si “Holbrookun e shekullit 21” e sheh revista beogradase “Vreme” (Koha) diplomatin amerikan Matthew Palmer. Gazeta kujton kështu ish-ndërmjetësuesin amerikan Richard Hollbrook, i cili me stilin e tij, kërcënimet me bomba dhe punën intensive, ka arritur t’i bindë palët në Bosnje-Hercegovinë që të arrijnë marrëveshje paqësore. Ministri i Jashtëm amerikan Mike Pompeo e ka emëruar tani zëvendëssekretarin për Ballkan dhe Egje, si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, që paraqet më shumë se vetëm simbolikë. Menjëherë pas emërimit, Palmer ka vizituar pikat më nevralgjike në rajon, ku bëri të qartë, se krahas BE-së, Rusisë, Kinës dhe Turqisë, edhe SHBA do të luajë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në Ballkan. Nëse amerikanët do të marrin rolin udhëheqës, si dikur Holbrooke, mbetet të shihet. Por kjo me siguri që nuk mund të përjashtohet.
Mbështetësit e Palmerit
Opinioni amerikan e njeh Matthew Palmerin në radhë të parë si shkrimtar. Edhe babai i tij Michael ka qenë autor i njohur me romanet e tij thriller nga bota e mjekësisë, të përkthyer në shumë gjuhë. Vëllai i tij Danieli ka shkruar libra me tematikë Science Fiction. Historia dhe tematika e komunikimit kanë qenë shpesh në rend dite në shtëpinë tonë, shkruante dikur Matt. Të tre Palmerët kanë shkruar apo shkruajnë ende. Babai i tij Michael, ka vdekur në vitin 2013, pa pasur ambicie të mëdha në tregun e librit. Librat e Matthew me tematikë krimet dhe diplomacia, janë lexuar me vëmendje në Departamentin e shtetit, në veçanti pjesët ku bëhet fjalë për rrezikimin e interesave amerikane.
Palmeri dallon nga Richard Holbrooku, i njohur si një diplomat i ashpër. Ai është miqësor, pak i tërhequr dhe me karakter ndryshe. Misioni i madh amerikan, i cili lulëzonte në kohën e presidentëve Bill Clinton dhe George W. Bush, është zbehur në kohën e Barack Obamës dhe është shuar në kohën e Donald Trumpit. Palmer është mbështetur dikur nga ministrja e Jashtme e Clintonit, Madeleine Albright. Palmer ka qenë këshilltar i Bushit dhe në pesë romanet e tij ka paraqitur mendimet e veta. Një nga romanet e tij mban titullin madje ?Misioni amerikan”.
Njohja me rajonin
Palmeri e njeh këtë rajon më mirë se gati të gjithë bashkëvendasit e tij të tjerë. Beogradi ishte stacioni i parë i diplomatit të ri Palmer, në vitin 1993. Deri atëherë ai ishte i interesuar për Lindjen e Largët dhe Japoninë. Pas Afrikës, Azisë dhe Qipros, Palmer është rikthyer prapë në Ballkan, sikur edhe heroi i romantit të tij të tretë ?Ujku nga Sarajeva”, ku ai përshkruan vuajtjet shpirtërore të një diplomati amerikan nga tmerret e para në Srebrenicë. Në Beograd ai është njohur edhe me gruan e tij, me të cilën pjesën më të madhe të pushimeve e kalon në bregdetin malazez. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e ka përshëndetur emërimin e “dhëndrrit tonë”, si të ngarkuar të posaçëm për Ballkanin. Ai tha se nga Palmeri pret shumë, që shkaktoi qeshje në sallën e diplomatëve të mbledhur në Bled të Sllovenisë. Mbetet të shihet nëse njohja e rajonit do të jetë përparësi apo mangësi për Palmerin. Por mendimet në Beograd janë të ndara. “Dhëndrri” shihet si pjesë e një aleance të natyrshme. Por Palmeri shihet edhe si një person që është përzier në punët e brendshme të Serbisë dhe Kosovës, me rastin e krijimit të qeverisë, e thuhet madje se e ka mbështetur Partinë Përparimtare të Vuçiqit.
Politikën amerikane ndaj Ballkanit e kanë dominuar muajt e fundit presidenti Trump dhe ish-këshilltari për sigurinë, John Bolton. Trumpi e ka mbështetur në dy letra dërguar krerëve të Serbisë dhe Kosovës shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Ballkan dhe Gjermani. Pas largimit të Boltonit, tani sytë janë drejtuar sërish nga Departamenti i Shtetit. Palmer ndryshe nga Boltoni nuk i përket grupit të ideologëve republikanë, të cilët hedhin poshtë konceptin multilateral dhe i besojnë shteteve nacionale. Por ende nuk është e qartë se si do të pozicionohet në çështjen e ndryshimit të vijës kufitare. ?Në qendër të historisë qëndron gjithmonë një personalitet i fuqishëm”, shkruante dikur Palmer. Koncepti i tij i shkrimtarit i ngjan edhe konceptit politik. Në qendër qëndrojnë personat e fuqishëm, jo strukturat apo interesat e popullit, të pa artikualuara deri në fund. Të fuqishmit në pushtet në Beograd, Sarajevë, Banja Lukë, Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë me siguri që i gëzohen këtij koncepti./DW
Nga Kelly Oakes “BBC”* Kur Rubi Jangz, u veçua nga të tjerët...
Ne nuk kemi emrin e shpikësit të tij, edhe pse në çdo rast p...
Nga Ciaran Mcgrath “Express.co.uk”* Euroskeptikët më të njoh...
Zemra e saj kishte pushuar së rrahuri, dhe ajo nuk po merrte...
Edhe pas 230 vitesh nga rënia e fortesës së Bastijës, Revolu...
Nga Tony Fabijančić “The Globe Post”* Një thënie e vjetër në...
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Nga Anthony Medford, James W Vaupel & Kaare Christensen* Nje...
Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëz...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”* Kriza në Gjirin Persik, po...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...