web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kishte origjinë italiane, hartoi shumë nga ligjet që kemi sot/ Çfarë nuk dini rreth Napoleon Bonapartit

26 Gusht 2019, 08:21, Blog CNA

Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin francez të Korsikës. Në 250 vjetorin e lindjes, po ju tregojmë disa nga faktet më interesante të jetës  së tij, që mund të mos i keni ditur, dhe çmontojmë disa nga mitet e rreme, që kanë qarkulluar shpesh mbi këtë personazh të famshëm të historisë botërore.

Kishte origjinë italiane

Bonapartët (Buonaparte) ishin me origjinë fisnike nga Toskana e Italisë, edhe pse ishin zhvendosur në Korsikë që në vitin 1567. Në atë kohë ishulli i përkiste Republikës së Xhenovës. Vetë Napoleoni dëshmoi në një rast:?Unë jam më shumë italian ose toskan, sesa korsikan?. Megjithatë në shumë raste, në varësi të situatës politike, ai mbajti qëndrime publike të ashpra ndaj Italisë dhe italianëve.

Nuk ishte një xhuxh, sikurse e paraqisnin armiqtë

Historianët bien kryesisht dakord, se ai ishte rreth 1.68 centrimetra i gjatë, ose 3 cm më i gjatë se sa mesatarja e bashkëkombasve të tij (dhe 3 cm më i gjatë se ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi). Etiketimet ?xhuxh? për Napoleonin, ishin një shpifje e anglezëve, për të zbehur famën e tij në fushat e betejës.

Nuk e vodhi nga Italia Mona Lizën e Da Vinçit

Sipas historianëve, kryevepra e Leonardo Da Vinçit ndodhej në Francë që nga viti 1517, e çuar nga vetë artisti italian. Më vonë piktura u ble nga Mbreti Fransua I. Napoleoni, një i apasionuar i madh pas artit, e vari atë në dhomat e gruas së tij Zhozefinë, dhe më vonë Mona Liza u bë pjesë e koleksionit të përhershëm të Muzeut të Luvrit. Zërat mbi vjedhjen nga Napoleoni të kësaj kryevepre, burojnë nga fakti se ushtarët francezë vodhën në fakt disa vepra arti gjatë fushatës së tyre ushtrake në Itali. Por jo Mona Lizën.

Ja cili ishte pseudonimi i tij

Po të kishte jetuar në epokën e Tëitter-it, Napoleoni mund të kishte zgjedhur fare mirë nofkën Nabulio, pseudonimin me të cilin e thërrisnin prindërit e tij kur ishte fëmijë.

Ishte një novator i madh

Gjatë fushatave fushatave napoleonike, u eksperimentua për herë të parë me ushqimin e konservuar. Falë pastiçierit Nikolas Aper, u shpik një metodë e gatimit të ushqimit në kavanoza hermetikë prej qelqi. Për shpikjen e tij, Aper u shpërblye me 12 mijë franga.

Ishte nxitës i zbulimeve të mëdha historike

E çuditshme por e vërtetë. Arritja më e madhe e ekspeditës ushtarake në Egjipt nuk ishte ushtarake apo politike, por shkencore. Zbulimi nga një oficer francez i Gurit Rozeta, një pllakë graniti, ku pranë hieroglifeve egjiptiane, ndodhet teksti i përkthyer në greqishten e vjetër. Rezultoi të ishte një zbulim i një rëndësie të jashtëzakonshme:ai i ndihmoi gjuhëtarët të kuptojnë më në fund hieroglifet, duke i hapur kësisoj rrugën studimit të Egjiptit të lashtë.

Hartoi një korpus të madh ligjesh

Trashëgimia më e rëndësishme e epokës napoleonike, janë reformat e kryera midis viteve 1800- 1804, gjatë të cilave u miratua Kodi Civil, i njohur edhe si Kodi Napoleonik. Ai u miratua më 21 mars 1804. Kodi kërkonte që një pjesë e trashëgimisë, të ndahej në mënyrë të barabartë midis pasardhësve, që mosmarrëveshjet midis bashkëshortëve të zgjidheshin me divorc. Falë Napoleonit, u zhvillua arsimi i lartë, me ngritjen e shkollave shtetërore. Ato financoheshin nga paratë e mbledhura nga taksat.

Ishte supersticioz

Nuk është e vërtetë që ai i kishte shumë frikë macet. Kjo pohohet nga historiania Kethrin Mekdonout në librin ?Historia e qenve dhe maceve, që nga koha e Rilindjes?. Sipas saj s?ka asnjë provë historike që Napoleoni të vuante nga ?ailurophobia? (frika nga macet). Por ai ishte supersticioz, dhe si shumë evropianë të kohës së tij, i mbante larg vetes macet e zeza./ Përshtatur nga CNA.al.





Lajmet e fundit nga