web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dimitri Poljakov, kush ishte spiuni sovjetik që i siguroi Perëndimit fitoren e Luftës së Ftohtë

17 Gusht 2019, 08:48, Blog CNA

Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që monitoronin shtypin sovjetik, vërejtën një artikull alarmante në një gazetë ruse. Nuk ishte ndonjë ekspozim i agjentëve amerikanë në Bashkimin Sovjetik, apo një rrëfim shqetësues mbi qëndrimet ndaj Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë.

Përkundrazi, artikulli fliste për zhytrën, një zog i vogël uji, që zakonisht jeton në Evropën Lindore. Për zyrtarët e CIA-s, kjo gjë nënkuptonte telashe. Uashingtoni kishte prej kohësh një marrëveshje të fshehtë me një agjent të dyfishtë rus të quajtur ?TOP HAT?.

Nëse ai dëshironte të kishte kontakte me ta, do ta tregonte këtë duke botuar një shkrim mbi këtë lloj zogu të veçantë. A ishte në rrezik ?TOP HAT?? Siç dukej po. Menjëherë pas atij shkrimi, spiuni më i vlefshëm i SHBA-së, Dimitri Poljakov, u zhduk. Për afro 25 vjet, oficeri i inteligjencës ushtarake sovjetike, kishte shërbyer si burimi më i besueshëm i Shteteve të Bashkuara në ushtrinë sovjetike, duke siguruar informacione me vlerë, dhe duke u shndërruar në një legjendë të spiunazhit.

Dokumentet e servirura nga Poljkakov, orientuan si duhet strategjinë e SHBA-së ndajKinës gjatë Luftës së Ftohtë, dhe e ndihmuan ushtrinë amerikane të vendoste si të merrej me armët e epokës sovjetike. Poljakovit i njihet merita pengimit të përshkallëzimit të Luftës së Ftohtë në një luftë të nxehtë, duke i dhënë Shteteve të Bashkuara informacione të detajuara, mbi ato që ishin prioritetet e Bashkimit Sovjetik.

Por a ishte Poljakov një agjent i dyfishtë…apo i trefishtë, që e mashtroi SHBA-në me sugjerime dhe dezinformata të rreme? Dhe çfarë ndodhi pas zhdukjes së tij të papritur? Ai lindi në vitin 1921 në Ukrainë. Pas shërbimit në Luftën e Dytë Botërore, u rekrutua nga GRU, shërbimin inteligjent ushtarak të Bashkimit Sovjetik.

Ai nuk ishte tipi i njeriut, që mund të dyshohej si spiun. Në dukje, ai ishte një punonjës i zellshëm i shërbimit. Por kur u ngrit në detyrë në radhët e GRU, duke ndjekur protokollin dhe patur një jetë në dukje të zakonshme, ai nisi të punojë për të minuar vetë Bashkimin Sovjetik.

Në atë kohë, GRU kishte agjentë në të gjithë botën, dhe kishte për detyrë të mësonte gjithçka të mundshme mbi jetën, prioritetet dhe asetet ushtarake amerikane. Shtetet e Bashkuara bënë të njëjtën gjë me Bashkimin Sovjetik, por për një kohë e patën shumë të vështirë, për shkak të fshehtësisë absolute që karakterizonte inteligjencën sovjetike.

Kjo derikur kur Poljakov iu ofrua CIA-s si një agjent i dyfishtë. Në atë kohë, ai ndodhej në Misionin Sovjetik në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Megjithëse Poljakov kishte qenë një besnik i madh i Bashkimit Sovjetik, ai po neveritej gjithnjë e më shumë nga ajo që e shihte si një korrupsion masiv dhe një dështim të parashikueshëm të udhëheqësve sovjetikë.

Prandaj ai i ofroi shërbimet e tij SHBA-së. Një oficer i CIA që bashkëpunoi me Poljakovin, besonte se motivimi i sovjetikut për të ndihmuar amerikanët, buronte nga shërbimi i tij në Luftën e Dytë Botërore. ?Ai kundërshtoi tmerret, masakrat, gjëra kundër të cilave kishte luftuar më herët. Ai ishte kundër korrupsionit, që pa se po gjallonte në Moskë?- deklaroi një burim për Elen Shenon të revistës ?Time?.

Poljakovi e konsideronte veten ?një patriot rus?, shkruan Ronald Kesler. Ai bënte një jetë modeste, dhe refuzoi të pranojë shuma të mëdha parash për punën e tij. Këmbënguli të paguhej vetëm 3.000 dollarë në vit. Dhe paratë nuk iu dhanë kesh. Përkundrazi, shkruan Kesler, Poljakov pranoi pagesa në formën e pajisjeve elektrike, mjeteve të peshkimit dhe pushkëve.

U deshën vite që spiuni të vërtetonte besnikërinë e tij, ndaj zyrtarëve mosbesues të inteligjencës amerikane. Por sapo ai nisi të transmetojë informacione, mosbesimi u kthye në besim të plotë. Poljakov siguroi një sasi materialesh të jashtëzakonshme, të marra nga agjentët e tij gjatë daljeve për peshkim.

Informacioni që u dha amerikanëve vërtetoi ndër të tjera, se marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, po bëheshin gjithnjë e më të tensionuara. Nga ana tjetër SHBA-ja, shfrytëzoi rastin teksa u përpoq të rilidhte marrëdhëniet diplomatike me Kinën. Ndërkohë Poljakov demaskoi spiunin britanik Frenk Bosard, që u kap duke iu shitur sekrete sovjetikëve.

Për shkak se kishte qasje tek shumë lloje informacionesh, ai siguroi një sasi infromacionesh unike. Ai u dha amerikanëve shumë informacione edhe mbi Luftën e Vietnamit. Në total bëhej fjalë për 25 sirtarë me dosje sekrete. Por në vitin 1980, agjenti i dyfishtë u thirr në Moskë. Pastaj papritmas u nxorr në pension dhe u zhduk nga skena.

Sovjetikët kishin nisur në atë kohë arrestimin dhe vrasjen e agjentëve amerikanë. Megjithëse disa këmbëngulën se Poljakov kishte dalë thjesht në pension, të tjerët shqetësoheshin se ishte ekzekutuar. Pastaj në vitin 1990, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste ?Pravda?, botoi një artikull që deklaronte se Poljakov ishte një spiun i amerikanëve.

Ai ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje. Ekspertët e inteligjencës amerikane, e kuptuan synimin e artikullit të koduar.  ?Poljakovi kishte vdekur si një tradhtar, siç sugjeronte Pravda, apo ishte një hero i fshehtë, që ishte tërhequr në pension, në fund të një karriere të guximshme??- spekuloi eksperti i inteligjencës Tomas Pauers në ?Los Angeles Times?.

Vetëm një gjë është e sigurt në lidhje me këtë çështje:?Cilido që vendosi ta botojë artikullin në ?Pravda?, ishte me siguri i gatshëm t?i kujtojë botës se Lufta e Ftohtë mund të ketë përfunduar, por lufta mes shërbimeve sekrete vazhdon përgjithmonë?.

Kolegët amerikanë të Poljakovit e vajtuan mikun e tyre. Sipas Pravda-s, spiuni që kishte ndihmuar aq shumë Shtetet e Bashkuara, ishte ekzekutuar në vitin 1988. Për vite me radhë, SHBA-ja dyshonte se ishte Aldrih Ejms, një agjent i dyfishtë amerikan që u dënua për spiunazh kundër Shteteve të Bashkuara në vitin 1994, ai që e kishte demaskuar Poljakovin.

Por në fillim të viteve 2000, zyrtarët e CIA-s zbuluan se Ejmsi nuk ishte i vetmi që kishte kontribuar në fatin tragjik të agjentit të tyre. Në vitin 2001, ish-agjenti i FBI Robert Hansen u akuzua për spiunim për llogari të Moskës, dhe zyrtarët e FBI-së mësuan se ai e kishte denoncuar Poljakovin tek shefat e tij rusë.

Kjo gjë kishte ndodhur të paktën 5 vjet para se Poljakov të akuzohej për spiunazh, duke ngritur pikëpyetje nëse gjenerali ishte joshur të kthehej sërish në anën e sovjetikëve, ndoshta duke i dhënë informacione të pavërteta inteligjencës amerikane në vitet e fundit të shërbimit të tij.

Pra, a ishte Polyakov një aset i vërtetë për SHBA-në, apo një spiun i trefishët, që i kishte dhënë amerikanëve më shumë dezinformata sesa informacione sekrete? Ish-drejtori i CIA-s, Xhejms Uzlej është shprehur në vitin 2001:?Ajo që bëri për Perëndimin gjenerali Poljakov, nuk ishte thjeshte ndihma për fitimin e Luftës së Ftohtë. Ai pengoi që Lufta e Ftohtë, të mos shndërrohej në një luftë të nxehtë?.-përshtatur nga CNA.al. 





Lajmet e fundit nga