Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Jeffrey Lewis ?Foreign Policy?
Të enjten më datë 8 gusht, autoritetet ruse bënë një njoftim befasues. Kishte ndodhur një lloj aksidenti, gjatë testimit të një motori raketash afër qytetit të Severodvinskut, përgjatë bregdetit rus në Arktik. Dy persona vdiqën, teksa u konfirmua një rrezatim i shkurtër radioaktiv. Menjëherë pas kësaj, pamjet dhe videot e shpërndara në mediat sociale, shfaqën ambulanca, helikopterë dhe avionë, që shkonin drejt vendit të ngjarjes. Përmendja e rrezatimit bërthamor ishte befasuese. Kjo pasi testet e motorëve të raketave, zakonisht nuk përfshijnë rrezatimin.
Por ka vetëm një përjashtim:Vitin e kaluar, Rusia njoftoi se testoi një raketë lundruese, që lëviz me anë të energjisë bërthamore. Moska e quan këtë raketë ?9M730 Burevestnik?. Ndërsa
NATO ?SSC-X-9 Skyfall?.
Një raketë e tillë, që lëviz falë energjisë bërthamore është një ide e cmendur, një ide të cilën Shtetet e Bashkuara e morën dikur në konsideratë, por më pas hoqën dorë, duke e cilësuar një makth teknik, strategjik dhe mjedisor. Por Rusia e Vladimir Putinit, mendon ndryshe.
Unë dhe kolegët e mirë në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Midëllbëri, ngritëm pikëpyetjen nëse diçka kishte shkuar keq me Skyfall. Shumë shpejt zbuluam se kishte shumë arsye, pse mund të ketë ndodhur ajo ngjarje. Fillimisht, u përpoqën të gjejmë se ku ka ndodhur saktësisht incidenti.
Shumica e raporteve, flisnin për një bazë në vendin e quajtur Nenoksa, rreth 18 milje larg Severodvinskut. Supozimi ynë, ishte se aksidenti ka ndodhur në Qendrën e Testimit të Raketave në Nenoksa. Kjo bazë nuk është aspak sekrete. Ajo është e mirë-dokumentuar në raportet e deklasifikuara të inteligjencës amerikane.
Qendra funksionon që nga vitet 1960. Por kur pamë më nga afër bazën, përmes imazheve satelitore, u çuditëm kur gjetëm diçka të re. Kur Rusia njoftoi se kishte nisur të testonte një raketë me energji bërthamore, Putin shfaqi për mediat një video të shkurtër të raketës në fluturim.
Në atë kohë, duke analizuar pamjet filmike, arritëm në përfundimin ajo ishte lëshuar nga arkipelagu i largët në Arktik, Novaja Zemlja. Vetë baza e lëshimit, ishte shumë i veçantë. Ajo kishte edhe një magazinë, ku shkencëtarët mund të përgatitnin raketën përpara lëshimit të saj.
Por një dite vere vitin e kaluar, Rusia filloi në mënyrë të pashpjegueshme të zhvendoste pajisjet.
Në shtyp pati raporte, sipas së cilave komuniteti amerikan i inteligjencës, besonte se testet e mëhershme kishin dështuar, me më të gjatin që kishte zgjatur vetëm 22 sekonda.
Unë dhe kolegia Ana Pelegrino, sqaruam se nuk ishim të sigurt se pse Rusia po e braktiste bazën, por kishte gjasa që testimet do të transferoheshin diku tjetër. Dhe ja ku i kemi provat, me bazën Nenoksa.
Po rrezatimi? Edhe ai e ka një shpjegim. Kur vëzhguam një imazh satelitor të bazës më 8 gusht, mundëm të shihnim disa anije, dhe një lloj platforme buzë bregut, në një zonë që është jashtë trajektores së transportit tregtar. Si një masë themelore e sigurisë, të gjitha anijet e mëdha tregtare që kryejnë udhëtime ndërkombëtare, duhet të jenë të pajisura me transmetuesin AIS.
Ai njofton periodikisht vendndodhjen e një anijeje të madhe, duke reduktuar gjasat e një përplasjeje në det. Nga hetimet tona, rezultoi se njëra nga anijet brenda zonës së kufizuar, kishte transmetuesin e vet AIS. Anija në fjalë, është një anije e madhe mallrash e quajtur ?Serebrjanka?. Kjo anije është e pazakontë, pasi është në pronësi të ?Rosatom?, korporatës shtetërore ruse të energjisë atomike, dhe përdoret për transportimin e ngarkesave radioaktive. Serebrjanka ishte pjesë e një operacioni në vitin 2018, për rikuperimin e një rakete lundruese që lëviz përmes energjisë bërthamore, e cila ishte rrëzuar në oqean.
Analiza e të dhënave që kemi në dispozicion, duket se flet për një lloj aksidenti gjatë një
prove të ?Skyfall?, ose të ndonjë rakete tjetër me energji bërthamore. Gjatë fundjavës që shkoi, nuk pati konfirmim për llojin e raketave, teksa Rosatom pranoi se 5 nga punonjësit e saj ishin vrarë në atë aksident.
?Testimet e raketave, u kryen në platformën e ndërtuar në det të hapur. Pas përfundimit të provave, karburanti i raketës u ndez dhe shpërtheu. Pas shpërthimit, disa punonjës u hodhën në det?- u shpreh Rosatom në deklaratën për mediat. Megjithatë, ajo nuk shpjegoi për çfarë lloj rakete bëhet fjalë, apo se çfarë kishte shkuar gabim.
Deklarata thoshte thjesht se ?pati një ndërthurje faktorësh, gjë që ndodh shpesh kur testohet një teknologji e re?. Ndërkohë gjatë fundjavës, në mediat sociale është shfaqur një listë me emrat e të vdekurve, që të gjithë të rinj. Unë dhe kolegët e mi e konfirmuam, se ata ishin punonjës të Rosatom, që të gjithë pjesëtarë të laboratorit të projektimeve bërthamore në Sarov.
Në pamë llogaritë e tyre në mediat sociale, ku familjarët ishin duke vajtuar për humbjen e tyre. Pamë foto të jetës së tyre, duke u angazhuar në sporte të ndryshme, duke shkuar me pushime, duke u martuar. Gjetëm foto të grave dhe fëmijëve të tyre. Është një ngjarje jashtëzakonisht e trishtë, që të nxit të pyesësh:Kaq vlerë kishte kjo raketë idiote, për të vrarë këta të rinj?
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, duket se po shkojnë drejt një garë të re armatimesh, qoftë për shkak të ndonjë nostalgjie e çuditshme, apo sepse askush nuk mund të mendojë për ndonjë gjë më të mirë sesa kjo. Strategjia e re e administratës Trump e vitit 2018, mbi armët bërthamore, flet për rikthimin e konkurrencës mes fuqive të madhe, ndaj synon një modernizim të gjerë të arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara.
Rusia po investon miliarda dollarë në modernizimin e armëve të saj, me një mori armësh të çuditshme që po zhvillon, për të mposhtur mbrojtjen raketore amerikane, përfshirë edhe raketën lundruese me energji bërthamore. Kur mendojmë për rreziqet e garës së armëve, mendja na shkon tek mundësia e një katastrofe, që mund t?i japë fund qytetërimit tonë.
Megjithëse Lufta e Ftohtë nuk përfundoi me ndonjë katastrofë në shkallë të gjerë, ajo pati
ende një seri katastrofash në shkallë të vogël, për shumë nga njerëzit që e jetuan atë. Për këtë mjafton të pyesni ambientalistët në Rusi, mbi kostot e garës së armëve bërthamore, apo njerëzit që jetojnë pranë Rocky Flats, Hanford apo bazat e tjera të panumërta bërthamore në Shtetet e Bashkuara.
Ndonjëherë jemi aq shumë të përqendruar tek gjërat e tmerrshme, që i shmangëm për fije gjatë Luftës së Ftohtë, sa që kemi harrar të gjitha gjërat e tjera të tmerrshme që ndodhën realisht. Llojet e gjërave që ndodhin shpesh, siç e theksoi ftohtë edhe Rosatom, ?kur testohen teknologji të reja?.
Ka shumë qenie njerëzore në botën reale, që do të vuajnë pasojat e kësaj gare armatimesh. Pesë rusët e vdekur një javë më parë, janë vetëm disa prej tyre. Pesë burra, prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët e të cilëve, nuk do t?i shohin kurrë më. A ja vlejti e gjitha kjo? Nuk e besoj. Jo, Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për më shumë armë bërthamore. Dhe as Rusia. Jo, për aq kohë sa gratë kanë nevojë për burrat e tyre, apo fëmijët për baballarët e tyre.
Përshtatur nga CNA.al
Më 12 gusht, Xhorxh Soros mbushi 89-vjeç. E djathta ekstreme...
Nga Dimitri Buffa “L’opinione.it”Të gjithë e njohin tashmë k...
Nga Kate Brown “The Washington Post”Më shumë se tre dekada m...
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendoh...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke...
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Nga Ramiz LUSHAJ“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik...
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Nga Julian Hoxhaj *Prej ditësh, tashmë është krijuar një sit...
Haberet e Mitros/ Nga Mitro ÇelaVIDHET BIÇIKLETA E KOZMA DUS...
-Refleksione në 10-të Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë-17 ...
“La Mafia fa chifo”“Çdo kohë ka mafien e saj ashtu si çdo ma...
Dr. Bledar KURTI–Qeveria dhe qytetari“Qeveria nuk është zgji...
Aurela Hoxha është një ndër modelet më të komentuara për for...
Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbis...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...