Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Nga Ramiz LUSHAJ
?Azem Hajdari dhe Tropoja?, album monografik me njëqind faqe format A4 e me ngjyra, botim i posaçëm në 55-Vjetorin e Lindjes (1963-11 mars-2018), pasqyron me kapituj të veçantë jetën e veprimtaritë, kontributet e meritat e tij si bir i Tropojës, si një nga politikanët shqiptar demokrat e atdhetar kombëtar.
Trualli i tij epik deri në kufijtë e legjendave, lidhjet genetike të gjakut e pragut të Azem Hajdarit jepen për herë të parë me anë të pemëve gjenealogjike, i cili shkon deri në nëntë breza me Haxhi Zekë Byberajn e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe me Heroin e Popullit Bajram Curri; në dhjetë breza me Heroin e Popullit Mic Sokoli dhe prijtarin e pleqnarin Binak Alia i Krasniqes e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Thuhet për herë të parë se Azem Hajdari, si rrallë kush tjetër në politikën shqiptare, në rrënjët e degët e tij, i ka pesë ?Dëshmorë të Atdheut?, që nga gjyshi i tij Tahir Niman Hajdaraj, dy kusherinjtë Syl e Sokol Hajdaraj dhe dy dajët e tij të vllaznisë Neziraj të Luzhës së Tropojës: Kadri dhe Bek Neziraj, të cilët paraqiten me CV-të përkatëse. Azem Hajdari është Heroi më i ri i tyre, Hero i përmasave kombëtare, eshtrat e të cilin prej 12 shtatorit 2013 prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.
Azem Hajdari ishte njeri i madh i punës, njeri i punëve të mëdha. Deri në risi, sakrifica, vetmohim. Ai kur ishte specialist galanterist në NRSHK të Tropojës e ngriti Shtëpinë e tij dykatëshe në qytetin alpin të Bajramcurrit, e cila tashma është ?Monument Kulture i Kategorisë së Parë?dhe pritet të kthehet në Shtëpi Muze. Ai kur ishte kryetar i Komisionit Nismëtar të PD-së ndërmori nismen faktkryer për ndertimin e Tyrbes së Dervishit të Luzhës ? Nderi i Kombit e, tevona, të Shtatores së tij, që tashma është ?Monument Kulture i Kategorisë së Parë?, kthye në një vend pelegrinazhi fetar, një vend i shenjtë.
Azem Hajdari ishte i dhanun pas dijes, pas shkollimit, pas letërsisë, historisë, shkencave politike. Me zgjuarsi gjenetike natyrore, me përkushtime përtej të zakonshmes. E kreu gjimnazin në Tropojë me notë mbi nëntë, çka i mundësoi vijimin e studimeve të larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua për Shkenca Politike (1991) e Juridik (1994). Ishte njeri besimtar, një besimtar i madh, si pak kush, si rrallëkush, edhe kur Shqipëria ishte ateiste. Ai merrej shumë me sportet: me futbollin, notin, shëtitjet deri në lartësitë alpine, etj. Në këtë botim kemi një fakt interesant: më 1981, Azem Hajdari 18-vjeçar, u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës ?Dardania? në qytetin Bajramcurri, në rolin e personazhit Maliqi tek drama e njohur ?Familja e Peshkatarit?.
Në këtë album monografik, në faqe e kapituj të tij, pasqyrohet roli i madh dhe veprimtaria elitare e Azem Hajdarit si Lider i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ?90 (në Qytetin ?Studenti?, në takimet me liderin e fundit komunist ? Ramiz Alinë; në ballë të mitingjeve, protestave, demonstratave; etj.); si kryetar i Komisionit Nismëtar të PD (në ngritjen, shtrirjen e forcimin e degëve të PD-së në rrethe; në propagandimin e zbatimin e Programit të PD-së, në Grevën e Urisë në ?Qytetin ?Studenti? dhe në rrëzimin e Shtatores së E. Hoxhës; etj); në kontributet e tij për ndërkombëtarizimin e Lëvizjes Demokratike në Shqipëri (vizitat në Senatin e Kongresin Amerikan, në institucione e organizma ndërkombëtare në Europën Perëndimore; në vende ballkanike e mesdhetare, në diasporat shqiptare në botë). Njëkohësisht e njejtësisht kemi veprimtarinë atdhetare e politike të tij në Tropojë, në vendlindjen e vet: Në shtëpinë e Azem Hajdarit, më 3 janar 1991, themelohet dega e PD-së e Tropojës, një nga degët e para në Shqipëri. Ai merr pjesë qyshse në të parin miting të madh e të veçantë të PD e popullit të Tropojës më 10 janar 1991. Ai ishte dhe deputet i rrethit të Tropojës në Kuvendin e Shqipërisë, ku në vitin 1998 shkoi për t?u interesuar dhe për të ardhurit nga Kosova, për shqiptarët e shpërngulur prej gjenocidit e terrorit sllav të Millosheviqit.
Në këtë Album monografik ka një kapitull të veçantë: ?Azem Hajdari u rrit me dashurinë për Kosovën dhe kontribuoi për Lirinë e saj?, sepse kishte traditën e familjes e të vendlindjes së tij, sepse ishte mik i afërt i Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova; se kishte lidhje atdhetare dhe me Adem Jasharin e figura të tjera të shquara të Kosovës; sepse më 1998 mori dhe plagë në trup kur shkoi në Tropojë për t?u interesuar për të ardhurit nga Kosova, për shqiptarët e shpërngulur prej gjenocidit e terrorit sllav të Millosheviqit. Ai, në shtator 1998, kishte nistue punën për t?i hyrë rrugës së marrjes të gradës shkencore ?Doktor i Shkencave? me një temë për Çështjen Kombëtare Shqiptare, por nuk ia mbrrini për shkak të jetës së tij të shkurtër. Aty gjejmë dhe faktin tjetër, se si Azem Hajdari e shprehu publikisht gadishmërinë për të shkuar për të luftuar me armë në dorë në Luftën e Kosovës, por për shkak të pozicionit të tij politik në Shqipëri nuk iu lejua ndërmarrja konkrete e një akti të tillë.
Albumi monografik ?Azem Hajdari dhe Tropoja? i kushton një vend të veçantë përurimit të Shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë (27 tetor 2017), e cila ishte nismë e nisur vite më parë nga dy biznesmenët atdhetare shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktari ? Nderi i Kombit dhe Rrustem Gecaj ? Nderi i Kombit, nga Besnik Dushaj – kryetari i sotëm i Bashkisë së Tropojës dhe av. Rasim Hasanaj ? vllai i Azem Hajdarit, ish-kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë.
Aty, në këtë veprimtari solemne e festive përshendetën: nga Tirana, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta; nga Amerika Federata Panshqiptare ?Vatra? dhe Harry Bajraktari ? Nderi i Kombit; nga Tirana, Azem Hajdari ? djali i vogël i Heroit të demokracisë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, theksoi: ?Azem Hajdari jeton dhe do të jetojë përjetë në idealin e lirisë, në ëndrrën më të bukur të çdo shqiptari?. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij, pohoi: ? Azem Hajdari e shënoi hapjen e epokës së re të demokracisë shqiptare?. Gjeneral Daut Haradinaj, deputet i Kosovës, teksa solli përshendetjet e tij nga Kosova, shtoi: ?Qindra mijëra luftëtarë të Kosovës dhe jo rastësisht e kishin frymëzim heroin e Kombit Shqiptar, Azem Hajdarin?. Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, tha në fjalën e tij: Edhe ne, shqiptarët në Malin e Zi, njësoj si Ju e nderojmë figurën e Azem Hajdarit?. Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, do ta krahasonte Azem Hajdarin si ?një shpërhtim vullkani…?. Deputetja Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, tha se? Azemi dhe Studentët e Dhjetorit, nuk e mësuan demokracinë nëpër shkolla apo universitete. Por, historia e Tropojës, historia e Kombit Shqiptar, historia e Kosovës ishte baza mbi të cilët ata ngritën idealet e Dhjetorit dhe luftuan për një Shqipëri të Lirë, Demokratike dhe të integruar…?.
Në kapitullin e fundit rendohen dekoratat e titujt e lartë dhënë nga presidentët e Shqipërisë: ?Urdhri i Flamurit?(2013), Urdhri ?Gjergj Kastrioti ? Skënderbeu? (2008); titulli ?Nderi i Kombit? (2002), ?Pishtar i Demokracisë? (1993); nga Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova me dekoratën e lartë ?Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit? (2003); titujt ?Qytetar Nderi? në Tropojë ? vendlindjen e tij dhe në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Kavajë, Berat, Elbasan, Peshkopi, Mallakastër, Lezhë, Delvinë, Librazhd, Kukës, Lushnje, etj., pothuaj në të gjithë Shqipërinë.
Në përmbyllje po due me e risjellë një thanie të regjizorit të njohur Mevlan Shanaj (2008), e cila është në faqen e parë të këtij albumi monografik dhe shprehimon realisht e mrekullisht për Azem Hajdarin: ?Erdhi si një meteor? dhe ?solli një ndriçim, ndriçimin e madh të Lirisë?.
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Nga Julian Hoxhaj *Prej ditësh, tashmë është krijuar një sit...
Haberet e Mitros/ Nga Mitro ÇelaVIDHET BIÇIKLETA E KOZMA DUS...
-Refleksione në 10-të Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë-17 ...
“La Mafia fa chifo”“Çdo kohë ka mafien e saj ashtu si çdo ma...
Dr. Bledar KURTI–Qeveria dhe qytetari“Qeveria nuk është zgji...
Aurela Hoxha është një ndër modelet më të komentuara për for...
Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbis...
Nga Hasan MetukuA është qytetari Shqiptar: 1. Njeriu i Ri li...
Nga Armando BrahoVite te fundit shume banore te zones se Pog...
Nga Zef ZefiJam një kundërshtar Yti i mirë,(tani i papajtues...
Protesta e 18 shkurtit, e cila në thelb ishte një sinergji v...
Partia Demokratike ftoi gjithe Shqiperine te ngrihet ne prot...
Nga Eni BitrakuShqipëria e dergjur në kalvarin e sindromit “...
Nga Alban DaciShen Valentini eshte kthyer si feste e te dash...
Shoqata e Infermierve te ShqiperiseJam nje punonjes i admini...
Dibra eshte nje nder trevat qe ka qene gjithmone vendimtare ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...