web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DY FJALË, TÉ KEQEN SOVRANI...

27 Shkurt 2017, 18:22, Blog CNA

Nga Zef Zefi

Jam një kundërshtar Yti i mirë,(tani i papajtueshëm) i politikës tënde, shoku Kryeminister. I qeverisjes tënde të keqe, ashtu si jo vetëm tëndes, po krejt politikës së keqe të 105 viteve shtet shqiptar. Dhe e dimë boll mirë se vendi ynë ka prodhuar kaq shumë politikë të tillë. Kam qënë vetëm skeptik, dyshues, po jo kundërshtar Yti, pavarësisht përcaktimit tonë ideologjik. Besomë.

Kur the se do të bejmë shtet, retorikën tënde në numër shumës, e lexova si vullnet politik të forcës Tënde politike e cila ishte thirrur (votuar) nga sovrani-dmth unë, me drejtu njërin nga pushtetet e këtij shteti që s’esht’ Yti, po i sovranit, dmth imi. Për katër vjet. Kaq. Pastaj shohim e bëjmë… Gjithësesi, ku ta gjesh. Është mall i rrallë vullneti politik, sidomos për këtë parti që rininë e vet dhe pjekurinë e ka shtyrë duke “hangër mut” kundër krejt botës, e duke vra e masakru popullin e vet. Por që Ti shoku Kryeministër, nuk e dije se në një Republikë si jona, shtetin nuk e bën Qeveria, njëri nga katër pushtetet, (as me vetë, as me vet-ing,)radhës jo, absolutisht, kjo s’më kish shku ndërmend.

E sidomos kur fillove ta përsërisje deri në mërzi, madje neveritshëm, mu kujtua kushtetuta e hegjemonisë partiake e 76-es dhe shava rëndës; “…bobooo,ç’na polli belaja. More…More kokrra e… kokëderrit…,po kush s’at’ëma politike…, ta ka futur në kokë këtë çiban?!” Janë katër pushtete që përbejnë Shtetin, ndersa Qeveria është vetëm një prej këtyre katër pushteteve. Pushteti i III, me ba vetëm detyrën e vet; atë të arkëtarit të ndershëm, taksambledhësit korrekt me ligj, me orjentu në menyrë sa më ekuilibruese e fitimprurëse investimet. Me rujt qetësinë e rendin, me izolu në burg krimin ( jo me çu n’Parlament) dhe me përfaqësu dinjitetin tim si popull, në fqinj, rajon e botë, kur e siç të urdhëron kushtetuta. Vetëm kaq. Ai popull kërkon apo pranon t’ja bëjë shtetin kryeministri, nuk është popull sovran që merr në punë një “ufiçar” të radhës, po milet, turmë që lyp sovran… Kalamanjt e fillores e dinë këtë fakt, ndërsa për Ty dhe ndonjë fejsbuks, kam fillu me dyshu. Tani dil pak në dritare e shih pak n’oborr. I ka nja dy fjalë sovrani me ty





19:26 Blog

PA DETYRA...

Nga Zef ZefiE ndoqa fjalën formale në njoftimin informal për...

21:42 Blog

FUNDI I RAMES…

Nga Edon KuqiDhe Rama ashtu si dhe cdo diktator tjeter,nuk e...

Lajmet e fundit nga