Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Hasan Metuku
A është qytetari Shqiptar: 1. Njeriu i Ri liberal? 2. Njeriu i Ri Socialist Utopik? 3. Njeriu i Ri Komunist? 4. Njeriu Transhuman (njeriu që tranformon qënien shoqërore nëpërmjet teknologjisë)?! Me cilin nga këta qytetarë do ndërtohet Republika e Re e drejtuar nga z.Basha?!
Nga përmbajtja e fjalimeve të tij dhe aksionit politik, lideri i opozitës ka kërkuar “drejtësi politike” që do të thotë ai ka kërkuar funksionimin e parimeve të Moralit dhe të Vërtetës në jetën e qytetarëve shqiptarë dhe për këtë, puna më e madhe është dhe mbetet jetësimi i këtyre parimeve shoqërore në qeverisje të ligjshme dhe të moralshme. Z. Basha ka kritikuar institucionet politike, anarkinë e krijuar nga qeverisja e Ramës që mbështetet mbi monopole, lidhje kriminale, korrupsion shtetëror dhe ka kufizuar ndjeshëm progresin e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Z. Basha ka artikuluar dhe faktuar se Qeveria e Ramës ka ndërhyrë në zgjedhjet personale të qytetarëve duke diktuar frymën e saj në aktivitetet private të biznesit, ka tkurrur lirinë e tregut dhe shkaktuar panik nëpërmjet presionit abuziv të strukturave shtetërore. Ndërkohë, z.Basha ka propozuar që në nisjen e Republikës së Re, një shoqëri ku qytetarët e përcaktojnë me vullnetin e lirë kursin e tyre të Lirisë ekonomike dhe tregut. Asnjë provë në botë deri më sot , e aq më tepër në Shqiperi, nuk ka dëshmuar se Qeveria mund rregullojë në mënyrë të dobishme përmes diktatit shtetëror mbi tregun dhe ekonominë!
Nëse situata në Shqiperi do të ishte ajo e një vendi normal, kjo pjesë e diskutimit politik të z.Basha do të bëhej në parlament dhe institucionet shtetërore dhe do quhej një diskurs për përmirësimin e jetës që qytetarëve duke ofruar marrjen e përgjegjësive nga opozita për të drejtuar vendin si alternativë ndaj një qeverie që ka dështuar të mbajë premtimet e programit politik për të cilët populli e votoj katër vite më parë.
Por, situata është krejt ndryshe, dhe diskursi politik i liderit të opozitës nuk është thjesht dhënia e alternativave paraelektorale për përmirësimin e situatës ekonomike dhe politike në vend por ajo ka të bëjë me shpëtimin e vendit nga diktati i qeverisë mbi votën e lirë të qytetarëve! Vendosmërisht, lideri i opozitës po gërmon në themelet e një Republike të kalbur ku qëndrojnë krimet e komunizmit, parullat e socializmit utopik, dhe beteja me ta nuk është vetëm e tija personale por, ajo është një betejë në emër të brezave që u sakrifikuan dhe brezave që do vijnë, të njerëzve lirë! Shkërmoqja nga themelet e Republikës së kalbur kërkon bashkimin rreth z.Basha të gjithë kontributeve të njerëzve liberalë, të rinjëve, dhe të gjithë atyre që nuk kanë lyer duart me ngjyrën e zezë të korrupsionit apo me gjakun e mëkatit!
Aleanca që përmenda më sipër mund të sjellë numrat e duhur dhe ndërtojë vullnetin për shembjen e Republikës së kalbur dhe qeverisur nesër vendin, por ajo kurrsesi nuk mund të formëzojë shumicën popullore për të ndërtuar Republikën e Re, e cila në themelet e saj duhet të përfshijë Qytetarin e Panjohur dhe të Harruar, sepse është ky qytetar ai që përbën shumicën dërrmuese dhe mbart vullnetin dhe moralin e duhur për të jetësuar vizionin për Republikën e Re të z.Basha!
Revolucionet, përveç numrave kërkojnë domosdoshmëtisht lëvizje shoqërore , morale dhe politike të qytetarëve, por qytetari socialist utopik, komunist apo neokomunist nuk natyralizohet dhe shkrihet në moralin dhe vlerat e një revolucioni të qytetarëve liberalë dhe për këtë, më shumë se për fjalimet e figurave kontradiktore që i afrohen liderit të opozitës, revolucioni ka nevojë të pasqyrojë në themel Qytetarin e Panjohur dhe të Harruar dhe të shtrihet më thellë tek Rinia (Millenials)!
Pasi janë ëndërrat dhe kontributi i këtyre të fundit që i shërben brezave të ardhshëm në ndërtimin e një Republike të Re dhe moderne! Çadra e Lirisë përbën sot qendrën e gravitetit të revolucionit historik ndaj dhe çdo mbështetje ndaj fillimeve të tij është po aq historike! Këto hohë do tregojnë se ç’lloj qytetari është qytetari shqiptar, ç’lloj qytetarësh jemi Ne!!
Nga Armando BrahoVite te fundit shume banore te zones se Pog...
Nga Zef ZefiJam një kundërshtar Yti i mirë,(tani i papajtues...
Protesta e 18 shkurtit, e cila në thelb ishte një sinergji v...
Partia Demokratike ftoi gjithe Shqiperine te ngrihet ne prot...
Nga Eni BitrakuShqipëria e dergjur në kalvarin e sindromit “...
Nga Alban DaciShen Valentini eshte kthyer si feste e te dash...
Shoqata e Infermierve te ShqiperiseJam nje punonjes i admini...
Dibra eshte nje nder trevat qe ka qene gjithmone vendimtare ...
Nga Denisa MahmutajTashmë kuptohet qartë që marrëdhëniet mid...
Nga Hamza HATIKAPrezantimi i studimit të Institutit për Demo...
Si fillim do thoja se prostitutat duhen ndare ne disa katego...
Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënj...
Mbaj mend ditën që PS zyrtarizoi kualicionin me Lsi-në 2013 ...
Lushnja dhe gjithë Shqipëria festojnë sot 97-vjetorin e Kong...
Nga Petrit KuçanaU këndellën edhe njëherë shqiptarët në këtë...
Nga Zef ZefiMediat që i mban për kapistre Kryeministri, shpë...
Nëse ka më trima jo vetëm në Facebook, merruni me hetimin e ...
Nga Armando BrahoDiten e sotme tek po shetisja ne qytet pash...
Nga Zef Zefi (Hipotezë)1-Në mënyrë konçize “Vija e sjelljes,...
Nga Zef ZefiJO-ja Italiane ndaj Kryeministrit të dorëhequr, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...