Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në Kalabri të Italisë, Ndrangeta është një mafie globale. Ajo etiketohet shpesh një oktapod, pasi kudo ku ka para për të bërë, do të gjesh tentakulat e saj. Policia nuk ka qenë në gjendje ta kuptojë si duhet këtë mafia të çuditshme, teksa një prokuror amerikan, e përshkroi më një rast këtë organizatë si ?të padukshme, si anën e errët të Hënës?. Po kush është Ndrageta?
Lindi si degë e Cosa Nostra
Në fillim termi ?mafioz? nuk kishte një kuptim kriminal. Në gjuhën italiane do të thoshte ?burrëror?, dhe i referohet një të riu që i kundërvihej qeverisë qendrore. Ishulli italian i Siçilisë, u qeveris për shekuj nga pushtuesit e huaj, ndaj këta mafiozë do të bëheshin bashkë për të mbrojtur njerëzit e tyre.
Në shekullin XIX, baronët feudalë që kishin nevojë për para, ua shisnin tokat e tyre qytetarëve. Kur Italia e bashkuar e aneksoi Siçilinë në vitin 1860, ata u dhanë banorëve të zonës edhe më shumë toka. Pasi e humbën pasurinë e tyre, baronët ndërsyen kundër autoriteteve të Romës ushtritë e tyre private.
Mafiozët u punësuan për të mbrojtur pronarët e tokave dhe bizneset e tyre. Ata paguheshin për të mbledhur borxhet, dhe garantuar zbatimin e kontratave. Ky ishte fillimi i mafies në Siçili. Ata e quajtën veten, Cosa Nostra (Gjëja Jonë). Disa prej këtyre siçilianëve, u internuan në rajonin e varfër të Kalabrisë. Atje formuan një grupim mafioz të veçantë, të njohur si Ndrangeta.
Pas luftës së brendshme, nis zgjerimi i madh nëpër botë
Për gati 1 shekull, Ndrangeta e kufizoi veprimtarinë e vet në Kalabri. Në vitin 1975, ajo u nda në 2 grupime. Brezi i vjetër donte të qëndronte në zone, dhe të operonte në fshehtësi. Brezi i ri, donte të zgjeronte operacionet e veta ilegale, dhe territorin që kontrollonte. Kjo çoi në vrasjen e një kumbari të mafias, duke ndezur një luftë civile brenda bandës.
Pas 300 të vrarëve nga të dyja palët, në krye del një fraksion i ri. Ai ishte shumë agresiv dhe nisi të merrej me rrëmbimin e biznesmenëve të pasur, në këmbim të parave. Në vitin 1973, ata rrëmbyen nipin e bosit të naftës Xhon Geti, duke i kërkuar një shpërblim prej 17 milionë dollarësh. Në fillim, Geti refuzoi të paguante, ndaj Ndrangeta ia preu veshin nipit, dhe ia dërgoi biznesmenit me postë. Pas lutjeve të të birit, Geti ra dakord të paguajë vetëm 2.2 milionë dollarë. Oferta u pranua nga Ndrangeta.
Në fillim, organizata e blinte të gjithë kokainën që trafikonte përmes Cosa Nostras. Më vonë, krijoi kontaktet e veta në Kolumbi. Në fund, kolumbianët preferuan më shumë të bënin pazar me Ndrangetën, sesa me Cosa Nostra. Ndrangeta ishin më e besueshme, anëtarët e saj nuk hapnin gojë, dhe paguanin në kohë.
Funksionon si një shoqëri sekrete
Autoritetet e zbatimit të ligjit, e kanë pasur shumë të vështirë të depërtojnë tek kjo organizatë mafioze. Ndryshe nga Cosa Nostra, të gjithë anëtarët e kësaj mafie janë pjesëtarë të një familje. Ndrangeta operon si një shoqëri e fshehtë. Në vitin 2014, policia italiane regjistroi në fshethtësi pamjet e rralla të një premtimi mafioz për besnikëri. Anëtarët e rinj betohen para një arme dhe një pilule me helm, të cilën zotohen ta pijnë nëse arrestohen nga policia. Ajo përdor gjithashtu sistemin e vet të mesazheve të kriptuara.
Papa Françesku e shkishëroi
Ironikisht, pjesëtarët e kësaj mafie e cilësojnë veten katolikë të devotshëm. Pasi bëhen pjesë e grupit, ata i përkushtohen një jete kriminale, duke u betuar mbi Bibël. Ata kanë gjithashtu kishat e tyre në bunkerët e tyre nëntokësorë. Shumë klerikë të zonës i kanë mbështetur, madje kanë dëshmuar pro tyre nëpër gjyqe.
Madje në vitin 2013, Papa Benedikti XVI pagëzoi vajzën e një drejtuesit të lartë të Ndrangetës në sheshin e Shën Pjetrit. Për më tepër, Banka e Vatikanit akuzohet se ka qenë në të shkuarën pjesë e skemave të pastrimit të parave të mafias. Por gjërat nisën të ndryshojnë nën Papa Françeskun.
Në qershorin e vitit 2014, Papa shkoi në Kalabri për të përkujtuar vrasjen e një të riu nga Ndrageta. Papa Françesku, u kërkoi publikisht vrasësve të dorëzoheshin dhe të pendoheshin. Kur askush nuk e bëri, ai denoncoi të gjithë anëtarët e mafies, duke thënë:Ndrangeta përfaqëson adhurimin e së keqes dhe përbuzjen ndaj të mirës së përbashkët.Pjesëtarët e saj, janë të shkishëruar!?.
Por nuk ishte veprimi i parë i këtij lloji nga një Papë. Në vitin 1993, Shën Papa Gjon Pali II e denoncoi publikisht mafian siçiliane. Në shenjë hakmarrje Cosa Nostra bombardoi kishat, por shumë mafiozë u penduan, dhe u bënë informatorë të policisë. Ndërkohë, pavarësisht shkishërimit pjesëtarët e Ndrangetas kanë ruajtur qetësinë.
Trafikon 80 për qind të kokainës në Evropë
Operacionet kriminale të Ndragetës përfshijnë 60.000 njerëz, me 400 operativë kryesorë, në mbi 30 vende të botës. Kjo organizatë, trafikon 80 përqind të kokainës në Evropë. Madje ajo ka ndërtuar enkas një nëndetëse për të trafikuar kokainën nga Kolumbia. Përveç drogës, zhvatjes, lojërave të fatit, prostitucionit, trafikut të qënieve njerëzore dhe falsifikimit të mallrave, Ndrageta fiton shumë para edhe nga praktikat e ligjshme të biznesit, sikurse është menaxhimi i mbetjeve. Pas miratimit të ligjeve të rrepta të mbrojtjes së mjedisit në vitet 1980, Ndrangeta mbushte anijet me mbeturinash toksike të kompanive të ndryshme, i çonte ne det të hapur dhe i fundoste ato. Autoritetet besojnë se 32 prej këtyre anijeve ndodhen ende në fund të Mesdheut.
Përshtatur nga CNA.al.
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ...
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Nga Jeffrey D.Sachs “Project Syndicate”*Ndërsa Donald Trump ...
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndry...
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që moni...
Nga Nina L.Khrushcheva ”Project Syndicate”Protestat e vazhdu...
Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë...
Pak njerëz, ia kanë dalë të mbajnë peng një vend të tërë, me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...