SPAK: Redjan Molla dhe Mariglen Qato, pronarët “de facto” të kompanisë “5D”
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arretsimet e dr...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arretsimet e dr...
Nga Jeffrey D.Sachs ?Project Syndicate?
*Ndërsa Donald Trump do të vizitojë sërish Evropën në fund të këtij muaji, në kuadër të samitit të G7-ës, udhëheqësve evropianë nuk kanë tashmë asnjë plan, se si të përballen me presidentin amerikan. Ata janë përpjekur ta joshin, ta bindin, ta injorojnë, ose të pranojnë të mos bien dakord me të.
E megjithatë zemërimi i Trumpit është i pashterrshëm. Në këto kushte, alternativa e vetme është që ai të kundërshtohet. Dhe çështja më emergjente, është tregtia e Evropës me Iranin. Kjo nuk është një çështje e vogël, por një betejë të cilën Evropa nuk ka luksin ta humbasë. Trump është i aftë të shkaktojë një dëm të madh pa pasur asnjë pendesë, dhe tani ai po e bën këtë përmes mjeteve ekonomike dhe kërcënimeve me veprime ushtarake.
Ai ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme ekonomike dhe financiare, që synojnë të shtyjnë drejt kolapsit ekonomik Iranin dhe Venezuelën. Ai po përpiqet të ngadalësojë ose ndalojë rritjen ekonomike të Kinës, duke ua mbyllur tregjet amerikane eksporteve kineze, duke e kufizuar shitjen e teknologjive amerikane tek kompanitë kineze, dhe duke e shpallur Kinën një manipuluese të monedhës.
Është me rëndësi t?i etiketojmë këto veprime për atë që ato janë:vendime personale të një individi të paqëndrueshëm, dhe jo rezultat i vendimit të Kongresit, apo pasojë e ndonjë diskutimi publik. Kujt do t?ja merrte mendja se 230 vjet pas miratimit të kushtetutës së saj, Shtetet e Bashkuara do të vuanin nga sundimi i një njeriu.
Trump ka dëbuar nga administrata e tij cilindo që ka tentuar të ketë një pikëpëmje të pavarur, siç është ish-sekretari i Mbrojtjes, gjenerali në pension Xhejms Matis, dhe shumë pak republikanë në Kongres guxojnë të murmurisin ndonjë fjalë kundër udhëheqësit të tyre.
Trump përshkruhet si një politikan cinik, që manovron për pushtetin dhe perfitimet e tij personale. Megjithatë situata është shumë më e rrezikshme. Trump është mendërisht i paqëndrueshëm: megalomaniak, paranojak dhe psikopatik. Gjendja e rënduar mendore e Trump, e bën atë të paaftë të mbajë fjalën që ka dhënë, të kontrollojë nervozizmin, dhe të frenojë veprimet e tij. Ai duhet të kundërshtohet, dhe jo të qetësohet.
Edhe kur duket se tërhiqet, urrejtja e Trumpit rrezaton sërish. Kur ishte ballë për ballë me presidentin Kinez Xi Jinping në samitin e G20-ës në qershor, Trump shpalli një armëpushim në ?luftën e tij tregtare? me Kinën. Por disa javë më vonë, ai njoftoi vendosjen e tarifave të reja ndaj eksporteve kineze.
Trump ishte i paaftë të mbante fjalën e tij, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e këshilltarëve të tij. Kohët e fundit, një rënie e ndjeshme në tregjet globale, e ka detyruar të tërhiqet përkohësisht. Por agresioni i tij ndaj Kinës do të vazhdojë. Dhe veprimet e tij të pakuptimta përballë këtij vendi, do të kërcënojnë gjithnjë e më shumë ekonominë dhe sigurinë e Evropës.
Trump po përpiqet të ndëshkojë çdo vend, që refuzon t?i bindet kërkesave të tij. Vetë populli amerikan nuk është aq arrogant dhe kryeneç, por disa nga këshilltarët e Trump janë me siguri të tillë. Për shembull, këshilltari i sigurisë kombëtare, Xhon Bolton dhe Sekretari i Shtetit Majk Pompeo, mishërojnë që të dy një qasje arrogante unike ndaj botës, të përforcuar nga fondamentalizmi fetar në rastin e Pompeos.
Bolton vizitoi Londrën kohët e fundit, për të inkurajuar kryeministrin e ri britanik, Boris Xhonson, të largohet sa më shpejt nga Bashkimi Evropian, me ose pa një marrëveshje Brexit. Trumpin dhe Boltonin nuk i ha meraku fare se çfarë ndodh me Britaninë e Madhe, por ata shpresojnë shumë që BE-ja të dështojë.
Çdo armik i unionit – si britaniku Xhonson, italiani Mateo Salvini, dhe kryeministri hungarez Viktor Orban – është një mik i Trumpit, Boltonit dhe Pompeos. Trump synon të rrëzojë edhe regjimin në Iran, duke shfrytëzuar ndjenjën anti-iraniane që daton që nga Revolucioni i Iranit në vitin 1979, dhe kujtesën e vazhdueshme në opinionin publik amerikan, të amerikanëve që u morën peng në ambasadën e SHBA-së në Teheran.
Armiqësia e tij, është e ushqyer nga udhëheqësit e papërgjegjshëm izraelitë dhe sauditë, të cilët i urrejnë liderët iranianë për arsyet e tyre. Megjithatë lufta ndaj Teheranit, është gjithashtu shumë personale për Trumpin, për të cilin refuzimi i liderëve iranianë për të pranuar kërkesat e tij, është një arsye e mjaftueshme, për të tentuar rrëzimin e tyre nga pushteti.
Evropianët i njohin mirë pasojat e naivitetit amerikan në Lindjen e Mesme. Kriza e emigracionit në Evropë, u shkaktua para së gjithash nga luftërat e drejtuara nga SHBA-ja në rajon: luftërat e Xhorxh Ë.Bushit kundër Afganistanit dhe Irakut, dhe luftërat e Barak Obamës kundër Libisë dhe Sirisë.
SHBA-ja u nxitua në ato raste, dhe koston e pagoi Evropa (edhe pse sigurisht njerëzit në Lindjen e Mesme, paguan një çmim shumë më të lartë). Tanimë, lufta ekonomike e Trump ndaj Iranit, kërcënon të shkaktojë një konflikt edhe më të madh. Para syve të botës, ai po tenton të shkatërrojë ekonominë iraniane, duke i ndërprerë asaj të ardhurat nga shkëmbimet tregtare me çdo kompani të huaj, që është e kërcënuar me sanksione, në rast se vepron ndryshe.
Sanksione të tilla janë një hap larg luftës, dhe në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Për shkak se godasin direkt popullatën civile, ato përbëjnë, ose të paktën duhet të përbëjnë, një krim kundër njerëzimit. (Trump po ndjek në thelb të njëjtën strategji kundër qeverisë dhe banorëve të Venezuelës).
Evropa ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur sanksionet amerikane, të cilat nuk janë vetëm të njëanshme, ekstraterritoriale dhe në kundërshtim me interesat e sigurisë së Evropës, por qartazi në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, që u miratua njëzëri nga Këshilli i Sigurimit i OKB.
Megjithatë, liderët evropianë kanë frikë t?i sfidojnë ato drejtpërsëdrejti. Nuk duhet të vazhdohet më kështu. Evropa ka mundësi të përballet me kërcënimet e sanksioneve të SHBA-së, në partneritet me Kinën, Indinë dhe Rusinë. Tregtia me Iranin mund të kryhet lehtësisht në euro, renminbi, rupi dhe rubla, duke shmangur bankat amerikane.
Tregtia e formatit ?naftë në këmbim të mallrave?, mund të realizohet përmes mekanizmit të euros, siç është INSTEX. Në fakt, sanksionet amerikane nuk janë një kërcënim i besueshëm afatgjatë. Nëse SHBA-ja do t’i zbatonte ato kundër shumicës së vendeve të botës, dëmi i ekonomisë amerikane, dollarit, tregut të aksioneve dhe lidershipit amerikan, do të ishte i pariparueshëm.
Prandaj kërcënimi nga sanksionet, ka të ngjarë të mbetet vetëm një kërcënim. Edhe nëse SHBA-ja do të vendoste sanksione ndaj bizneseve evropiane, BE, Kina, India dhe Rusia mund t?i sfidonin ato në Këshillin e Sigurimit të OKB, që do të kundërshtonte me shumicë votash politikat amerikane.
Nëse bëhen palë me kërcënimet e Trumpit ndaj Iranit, Venezuelës, Kinës etj, udhëheqësit e Evropës do të rrezikonin sigurinë evropiane dhe atë globale. Ata duhet të pranojnë se shumica e amerikanëve, e kundërshtojnë narcizmin malinj dhe sjelljen psikopatike të Trumpit, që ka prodhuar shumë masakra, dhe krime të tjera të urrejtjes në SHBA.
Duke iu kundërvënë Trumpit, dhe duke mbrojtur sundimin e ligjit ndërkombëtar, përfshirë tregtinë ndërkombëtare të bazuar në rregulla, evropianët dhe amerikanët mund të forcojnë bashkarisht paqen botërore dhe aleancën transatlantike për brezat që do të vijnë.
Shënim: Jeffrey D.Sachs, është profesor i zhvillimit të qëndrueshëm dhe i politikave shëndetësore në Universitetin e Kolumbias në SHBA.
/Përshtatur nga CNA.al.
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndry...
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që moni...
Nga Nina L.Khrushcheva ”Project Syndicate”Protestat e vazhdu...
Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë...
Pak njerëz, ia kanë dalë të mbajnë peng një vend të tërë, me...
Nga George Friedman “Geopolitical Futures”Kohët e fundit në ...
Nga Jeffrey Lewis “Foreign Policy”Të enjten më datë 8 gusht,...
Më 12 gusht, Xhorxh Soros mbushi 89-vjeç. E djathta ekstreme...
Nga Dimitri Buffa “L’opinione.it”Të gjithë e njohin tashmë k...
Nga Kate Brown “The Washington Post”Më shumë se tre dekada m...
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendoh...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke...
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të en...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...