“More në qafë Liken”/ Ibsen Elezi tallet keq me Monika Kryemadhin
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit dhe një ndër k...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk heq dorë nga gënjeshtrat. Edhe pse të gjithë e dinë tashmë se ai nuk ndodhet në Shqipëri por ka filluar pushimet në vende si Holanda, Spanja apo Portugalia, ai vazhdon të postojë deklarata të gatshme dhe foto të bëra që para një jave.
Kjo është e njëjta metodë e përdorur edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i zhvillon takimet, i regjistron dhe më pas i poston herë pas here për të treguar se gjasme është shumë i shqetësuar për qytetarët prandaj shkon dhe i takon përditë.
Edhe Basha si Veliaj ka mësuar tani trukun ?e kasetave të regjistruara? dhe mund të iki pa problem me pushim ndërsa publikon foto, video, dhe deklarata të cilat i ka bërë gati me kohë.
Deklarata e dërguar nga Partia Demokratike
Takimi i Bashës me strukturat e PD në Divjakë
?Pranga për politikanët që vodhën zgjedhjet me krimin, qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me ato lokale?. Basha: Nuk ka drejtësi me Ramën kryeministër.
Kreu i opozitës theksoi nga Divjaka se nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, 30 qershori është një proces nul dhe kriminal. ?Një proces që është nul dhe kriminal nuk mund të prodhojë asgjë të ligjshme. Shumica dërrmuese e refuzoi dhe shumë nga ata që detyroi me forcë, iu përgjigjën duke i bërë votat të pavlefshme. Vlora 14%, Berati 14%, Durrësi 13.5%, Korça 14%, Shkodra 6%. Refuzimi popullor ka qenë plebishitar. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës.?- theksoi zoti Basha.
Përsa i përket mënyrës sesi zgjidhet kriza politike, lideri i opozitës ishte shumë i qartë. ?Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është ?prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat?. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.? – vuri në dukje zoti Basha, i cili u shpreh i vendosur për ta çuar betejën deri në fund.
?Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Hajdutin Psiqik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit.?- theksoi kreu i opozitës në takimin me demokratët e Divjakës.
Pjesë e aksionit opozitar do të jetë edhe shpalosja e alternativës, bashkë me njerezit, në mënyrë që, siç u shpreh kreu i opozitës ?shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim, ta kthejmë në një mazhorancë qeverisëse?.
Zoti Basha tha se shqiptarët e kërkojnë ndryshimin, sepse gjendja ekonomike nuk ka qenë kaq e rëndë në dy dekada, për shkak të projektit të Edi Ramës për grabitjen e vendit. ?Rama dhe banda e tij prej gjashtë vitesh kanë vetëm një projekt, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, të taksave dhe pasurive publike të vendit. Oligarkia dhe monopolet kanë shkatërruar tregun. Çmimi më i lartë i energjisë dhe naftës, papunësia e lartë, falimentimi është shtrire kudo.?- tha zoti Basha.
Kreu i opozitës përmendi të dhëna konkrete të abuzimit nga qeveria me paratë publike. ?Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë lekë të hanë, Hajduti Psiqik harxhon paratë e tyre për qejfe dhe luks. Vetëm për udhëtime, hotele dhe gostira qeveritare, ka harxhuar 2,7 miliard leke ose 2,3 milion euro. Transaksionet e thesarit lidhur me rikonstruksionin e godinës së Kryeministrisë, për të cilat nuk eshte zhvilluar asnjë tender janë 3,8 miliard lekë ose 3,2 milion euro. 5,5 milion euro ka shpenzuar Hajduti Psiqik vetëm për luks dhe zyrën e tij. Ndërkohë që nuk jep asnjë lek subvencion për fermerët, prodhimet tuaja kalben dhe hidhen në kanal, tregjet i kontrollojnë klientët e Hajdutit Psiqik dhe fermerët zhyten në varfëri, borxhe dhe pasiguri.?- u shpreh kreu i opozitës, duke identifikuar Edi Ramën si shkaktarin e krizës ekonomike të vendit.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, vlerësoi se rikthimi i besimit tek opozita me betejën e saj për zgjedhjet e lira e të ndershme është arritja kryesore e PD dhe e aleatëve të saj. ?Djegia e mandateve bindi qytetarët se opozita nuk po e bën këtë betejë për vete, për karriket, për imunitetet, për privilegjet e veta. Përkundrazi, i sakrifikoi të gjutha këto dhe u rreshtua në krah të njerëzve në betejën për të pasur një qeveri nga njerëzit, për njerëzit dhe të njerëzve?- u shpreh zoti Basha në një takim me strukturat e PD në Divjakë./CNA.al
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit dhe një ndër k...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligj...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvi...
Një ditë pas takimit me ambasadorin e OSBE-së Bernd Boschard...
Mazhoranca këmbëngul se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kush...
Fotografitë e Erion Veliajt ku radhiten bëmat e tij kanë pus...
“13 tetori nuk realizohet”! Kështu deklaroi aleati i Bashës ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur akuza ndaj...
Pas akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant ...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denonc...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer maxhorancës një tjetër ligj...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratik Edmond S...
Nga Holanda, ku po qëndron që prej datës 2 Gusht 2019, kreu ...
Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka ...
Kreu i ri i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ka çuditur op...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ikur me pushime në Holandë në ...
Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka takuar so...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shihet pastr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një megaaferë e r...
Gazetarja Anila Hoxha, me anë të një shkrimi në rrjetet soci...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...