web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Presidentit/ Mungesa e Kushtetueses në favor të Metës

6 Gusht 2019, 09:26, Politikë CNA

Mazhoranca këmbëngul se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me çdekretimin e 30 Qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Përveç kësaj Meta, dekretoi një datë të re për zgjedhjet, 13 Tetorin. Por, zgjedhjet u mbajtën me 30 Qershori, ndërkohë që mazhoranca hodhi hapat për shkarkimin e Metës.

Ata ngritën një komision hetimor dhe i kërkuan një oponion Komisionit të Venecia, por fjalën përfundimtare e thotë Gjykata Kushtetuese, që nuk e kemi fare.

Sipas mazhorancës Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë i cili duhet hetuar dhe më pas nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, do të shkarkohet dhe procesi do të çertifikohet nga Gjykata e re Kushtetutese.

Por Gjykata Kushtetuese, ashtu siç CNA.al ka paralajmëruar më herët nuk do të jetë gati në Shtator.

Si pasoje, as Presidenti Meta nuk ka gjasë të “shijojë” ndonjë shkarkim të afërt.

Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon të flasë për institucionet e reja të reformës në drejtësi dhe ngritjen e Kushtetueses në Shtator.

Kush e gënjen Ramën, që në Shtator do të ketë Gjykatë Kushtetuese, është pyetja.

Sepse hartuesit dritëshkurtër të paketës kushtetuese dhe ligjeve të drejtësisë, ndërsa,shkruanin, numëronin veç të ardhurat e tyre, jo fatin e institucioneve të drejtësisë.

Deri tani, megjithëse parashikohet nga aktet në fuqi që rregullojnë funksionimin e Kuvendit, nuk ka asnjë publikim të fondeve të shpenzuara si donacione dhe asistencë (për të cilat është përfitues, Kuvendi i Shqipërisë) ne procesin e reformës në drejtësi.

Pas një llogaritjeje të shpejtë, jo zyrtare, çdo ekspert i nivelit të lartë, është paguar gjatë muajve të draftimeve të akteve, deri në 7.000 euro në muaj.

Kuvendi ka detyrimin të publikojë të dhënat edhe për organizatat joqeveritare për sa i takon shpenzimeve, kur përfitues i produktit të projekteve në formën e ligjeve, është Kuvendi. Rasti perfekt është rasti i reformës në drejtësi./CNA.al





Lajmet e fundit nga