web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza politike, Edvin Kulluri tregon prapaskenat

7 Gusht 2019, 09:05, Politikë CNA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri ka reaguar referuar krizës politike në të cilën ndodhet vendi duke treguar shkaktarët e saj.

Sipas Kullurit problemet qëndrojnë pikërisht tek demokracia e brendshme e partive politike. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së shprehet se për shkak të mungesës së transparencës, partitë përfitojnë edhe nga problemet me Kodin Zgjedhor,  që të katapultojnë kandidatët e tyre në zgjedhje sa nga një qark në tjetrin.

?Nje klime demokratike brenda partive politike nuk do e lejonte kete rreshkitje ?anti-demokratike? per te cilen perflitet vec Kodi Zgjedhor! Ndaj ligjet e brendshme partiake dhe vullneti politik demokratik nuk do lejonin te vinim ne kete situate.?, shprehet Kulluri.

Postimi i plotë:

Te dashur miq! Kriza politike e thelle aktuale ka shume shkaqe te mbartura dhe te reja. Por nje nga pretendimet eshte edhe ai i Kodit Zgjedhor i miratuar ne vitin 2008 qe ka prodhuar sistemin proporcional rajonal. Caktimi i listave proporcionale qe i ka hapur rruge vendimeve arbtitrare te kryetareve te partive. Natyrisht qe ka nje te vertete te madhe ne kete pretendim. Prej 3 pale zgjedhjesh politikane pa asnje lidhje me qarqet dhe komunitet perkatese ?katapultohen? pa asnje lidhje perfaqesimi ne lista. Por nese partite politike do ishin te hapura dhe institucionale ne funksionim, pra demokratike, do ndodhte ky degradim demokratik?! Kode Zgjedhore perfekte nuk ka. Cdo sistem ka avantazhe dhe disavantazhe. Por nje klime demokratike brenda partive politike nuk do e lejonte kete rreshkitje ?anti-demokratike? per te cilen perflitet vec Kodi Zgjedhor! Ndaj ligjet e brendshme partiake dhe vullneti politik demokratik nuk do lejonin te vinim ne kete situate. Po nuk rrezuam realisht ?kultin e individit? per te ngritur kulturen e njeriut te lire, kodet, statutet nuk kane rendesi./CNA.al





Lajmet e fundit nga