web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Kam menduar të vetëvritem"/ Iu arrestua babai për pornografi me të mitur, flet vajza e këngëtarit të famshëm

13 Korrik 2019, 12:53, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur i viteve ?90 R Kelly, një prej artistëve ikonikë të muzikës R?n?b, u arrestua dhe u cilësua si një prej njerëzve më të urryer në planet.

Akuzat e para kundër R Kelly-t kanë nisur në 2002-shin, kur këngëtari i hitit ?Ignition? u denoncua për abuzim seksual dhe pornografi me të mitur nga 21 njerëz.

Vajza e tij e madhe, Buku Abi, foli hapur për këto vështirësi në një intervistë për ?Growing Up Hip Hop?, ajo rrëfeu se kishte menduar disa herë vetëvrasjen.

?Të përballesh gjatë gjithë kohës me atë se çfarë thuhet në media për tim atë nuk është aspak e lehtë?, u shpreh ajo, ?Njerëzit janë gjithë kohës duke thënë: ?Si ndihesh për skandalet??, ndërkohë që mua s?më plas fare për skandalet. Unë e kam problemin me tim atë. M?u desh të braktisja shkollën. Prindërit nuk i linin fëmijët të rrinin me mua. Kam qarë me netë e me ditë të tëra. Jam e trishtuar, kam të drejtë të jem e trishtuar.?

Buku, 21 vjeçe, ndihet e lodhur emocionalisht së përjetuari gjithë luhatjet e të qenit vajza e R Kelly-t.

?Jemi ende në përpjekie për t?u shëruar nga e gjithë kjo por është shumë, shumë, shumë. Deri në pikën sa kam menduar të vetëvritem.?

 

 

 





Lajmet e fundit nga