web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndihmë, më morën celularin dhe orën/ E pësojnë keq dy “skifterët”

13 Korrik 2019, 12:46, Aktualitet CNA

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, pas denoncimit të një qytetari.

Mësohet se pas kallzimit të marrë nga shtetasi M.M, se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të arrestuar janë shtetasit: K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ?Vjedhja me dhunë? kryer në bashkëpunim, në ngarkim të K. A dhe XH. F./ CNA.al





Lajmet e fundit nga