LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga apartamenti tek Liqeni Artificial dhe makina luksoze/ Flamur Noka fsheh pasurinë

6 Maj 2019, 10:24, Aktualitet CNA
Nga apartamenti tek Liqeni Artificial dhe makina luksoze/ Flamur Noka fsheh

Opozita jashtë parlamentit, çdo ditë ngre zërin dhe  për korrupsion dhe varfëri, ndërsa vetë jetojnë në luks.

Kjo nuk është përceptim por, fakt. Nëse shikojmë deklaratat e tyre të pasurisë, vërejmë, se  si nga viti në vit, luksi i tyre shtohet dhe për më tepër nuk kuptohet se si.

Vetëm ndonjë hetim i mirëfilltë, i detajuar si Vettingu, mund të zbardhë pasurinë e tyre të vënë nëpërmjet korrupsionit, abuzimit, parave të pista, apo duke shfrytëzuar postin që kanë mbajtur.

Në filtër sot do të kalojë ish-deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili shquhet për sherre si në Kuvend apo edhe jashtë institucionit.

Si argument kryesor ndaj atyre që e kundërshtojnë, Noka, ka grushtet, sharjen dhe dhunën. Të paktën për këto gjëra lakohet.

CNA.al paralajmëroi para tre ditësh se do zbardhte me fakte dhe dokumenta sesi një student me kanatjere të grisur u bë miliarder duke qenë roje në PD për 6 vite e me pas ministër i Brendshëm

Nga një vëzhgim që kemi bërë në deklaratat e pasurisë së së tij, nga viti 2012 deri në vitin 2017, rezulton se ka pasur të paluajtshme por edhe të luajtshme, të cilat kushtojnë shumë shtrenjtë, nëse i krahasojmë me të ardhurat që ai deklaron.

Në vitin 2012, në kohën që u emërua Ministër i Brendshëm, Noka ka blerë një apartament tek një pallat pranë Liqeni i Artificial.

 

Noka deklaron tre burime të ardhurash si dhe blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 190 m2, vlerë 151 000 euro, Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, nëpërmjet një kontrate shit-blerjeje dhe transferim kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Bëhet fjalë për një pallat të shumë debatuar nga spektri politik për lejen e ndërtimit të dhënë nga Edi Rama, në kohën që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Leje e cila më pas u tolerua nga ish kryeministri Sali Berisha, pas ndërhyrjes së Nokës.

Në zonën ku Noka thotë se  ka blerë apartamentin çmimet janë tre herë me shtrenjta, se ç’deklaron ai. Një apartament në rrugën “Sami Frashëri”, që ndodhet pranë Liqenit Artificial, me të njëjtën sipërfaqe që deklaron Noka, shkon të paktën 500 mijë euro.

Pra bëhet fjalë për një pasuri që nuk mund ta vendosësh kurrë me të ardhurat që ai deklaron në vitin 2012.

Të ardhurat e tij në vitin 2012, ishin nga paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm dhe si anëtar i KKT-së 1 117 298 lekë,  nga paga dhe shpërblime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 1 794 028 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës 1 043 120 lekë, të ardhura nga shitja e një apartamenti me sip. 83.7 m2, vlerë 180 000 euro, në Rr. “Andon Zako Çajupi”, në qytetin e Tiranës.

Këtë pasuri ai e ka vendosur ndërkohë që nuk kishte mbaruar mandatin e parë si deputet i PD. Kujtojmë se Noka i zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2009.

Nuk mund të merret me mend se çfarë ka ndodhur në vitet e tjera, në kohën që ushtruar mandatin e deputetit. Vetëm Prokuroria mund ta sqarojë këtë situatë.

Në vitin 2013 ai ka blerë një garazh me sipërfaqe 70 m2, vlerë 22 400 euro, në Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë. Nuk specifikohet burimi i financimit. Gjithashtu në të njëjtin vit deklaron se bashkëshortja e tij ka blerë një automjet me vlerë 600 000 lekë.

Në vitin 2014, ka bërë pushim nga shtimi i pasurisë, ndërsa në vitin 2015,  ish- Ministri i Brendshëm ka blerë një automjet 40 mijë euro në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e tij zyrtare shkojnë rreth 2 milionë e 4 mijë lek të reja në vit. Një automjet kaq i shtrenjtë, normalisht nuk blihet me kredi, por ke të ardhura të mjaftueshme. Në këto rrethana janë mundësi, ose Noka ka gënjyer në deklarimin e pasurisë ose është siç thotë populli “dhi e zgjebosur me bisht përpjetë”.

Ai nuk e ka shpjeguar në deklaratën e pasurisë se si e paguan këtë kredi, kur të ardhurat i ka dyfish më pak se sa vlera e makinës. Gjithashtu ai ka edhe një kredi të mëparshme të marrë nga Enti i Banesave.

Në vitin 2016, nuk ka shtim të pasurisë, ndërsa në vitin 2017 ai ka deklaruar,  të ardhura nga Kuvendi (paga, dieta, rimbursim telefoni, karburanti dhe nga komisionet), 2 344 899 lekë, të ardhurat e bashkëshortes nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, 1 006 394 lekë, të ardhura nga shitja e makinës tip ‘Volksëagen’, 2 500 euro.

Në media më herët është shkruar se nga Noka, kanë përfituar edhe familjarët e tij.  Kështu, dy vëllezërit e Flamur Nokës, njëri me banim në Belgjikë dhe tjetri në Tiranë, gruaja e vëllait në Belgjikë dhe motra me banim në Kamëz, kanë marrë katër apartamente në Sarandë, pronë e Entit Kombëtar të Banesave, në kohën që Flamur Noka ka qenë Kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

Noka është akuzuar nga kundërshtarët e tij politike se ka pasuri të cilat nuk e ka deklaruar.

Më poshtë po sjellim pasurinë deklaruar nga viti 2012-2017, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm dhe si anëtar i KKT-së 1 117 298 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 1 794 028 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës 1 043 120 lekë.

Të ardhura nga shitja e një apartamenti me sip. 83.7 m2, vlerë 180 000 euro, në Rr. “Andon Zako Çajupi”, në qytetin e Tiranës.

Marrje kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave, me afat shlyerje 25 vjet.

Blerje apartamenti me sip. 190 m2, vlerë 151 000 euro, Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, nëpërmjet një kontrate shit-blerjeje dhe transferim kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Detyrime të paguara në vlerën 198 000 lekë për kredinë e marrë nga Enti Kombëtar i Banesave në shumën 5 000 000 lekë për blerjen e apartamentit.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 668 454 lekë.

Të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm 1 145 364 lekë.

Të ardhura nga paga kalimtare pranë D.R.S.SH. Tiranë, 62 965 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale 901 379 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit 3 000 euro.

Blerje garazhi me sip. 70 m2, vlerë 22 400 euro, në Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë. Nuk specifikohet burimi i financimit.

Blerje automjeti nga bashkëshortja me vlerë 600 000 lekë, financuar 3 000 euro nga shitja e automjetit të vjetër dhe pjesa tjetër nga kursimet nga paga.

Detyrime të paguara në vlerën 198 000 lekë për kredinë e Entit Kombëtar të Banesave.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 369 233 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Tiranë, 811 075 lekë.

Kredi strehimi nga Enti i Banesave, detyrimi financiar i pashlyer 3 927 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga në Kuvendin e Shqipërisë 2 431 949 (dy milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzet e nëntë) lekë.

Interesa nga depozitat 271 526 lekë.

Bashkëshortja zonja Eva Noka paga punësim pranë Fakultetit të Shkencave 734 069 lekë

Përfituar nga shitja e një automjeti 7 000 euro.

përfituar nga shitja e një garazhi të pa hipotekuar 1 000 000 lekë.

Gjendje llogari rrjedhëse 17 021 lekë.

Gjendje depozitë 3 010 984 lekë.

Gjendje depozitë 1 648 425 lekë.

Eva Noka Llogari rrjedhëse 150 700 lekë.

Paguar gjatë vitit 2015 vlerën e kredisë së marrë pranë entit të banesave me 198 000 lekë, vlera e mbetur për shlyerje 3 729 000 (tre milion e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë) lekë.

Shlyer kredi për blerje automjeti me 682 euro, shuma fillestare e kredisë së marrë në 2015 është 30 000 euro.

blerë makinë në vlerën 40 000 euro ku deklaron 30 000 euro kredi dhe 10 000 euro të mbajtura kesh nga një makinë e shitur në vitin 2011.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit, 2 512 682 lekë.

Interesa nga depozitat, 97 183 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eva Noka të ardhura nga paga pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, 763 082 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 43 796 lekë, shtuar me 26 775 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 0 euro.

Bashkuar dy depozita bankare, gjendje më 31 dhjetor 4 756 593 lekë, shtuar me 97 183 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 57 025 lekë, pakësuar me 97 635 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -198 000 lekë për kredi bankare për strehim nga Enti i Banesave. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 3 531 000 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -4 089 euro për kredi për blerje automjeti marrë në vitin 2015 me principal 30 000 euro. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 27 417 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga Kuvendi (paga, dieta, rimbursim telefoni, karburanti dhe nga komisionet), 2 344 899 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eva Noka, të ardhura nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, 1 006 394 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës tip ‘Volksëagen’, 2 500 euro.

Gjendja e llogarisë së pagës në Bankën Credins, 53 407 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eva Noka, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Bankën Kombëtare të Kursimeve, 64 406.7 lekë.

Kredi strehimi marrë nga Enti i Banesave, detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 198 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 333 000 lekë.

Kredi për blerjen e automjetit marrë në vitin 2015 në shumën 30 000 euro. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 4 091.15 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 25 041.49 euro.

Shpenzime për shlyerjen e kredisë së butë për vitin 2017, shuma 198 000 lekë.

Shpenzime për shlyerjen e kredisë për blerjen e makinës për vitin 2017, shuma 4 091.15 euro./CNA.al

 

Një palaço si Muli/ Nuli analfabet i Lulit

 

Lajmet e fundit nga