web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e drejtorit të “Lëvizjes Vetëvendosje”: Në Kosovë janë përdhunuar dhe burra!

6 Maj 2019, 17:47, Aktualitet CNA

Drejtori ekzekutiv i qendrës së ?Lëvizjes Vetëvendosje?, Boiken Abazi ka folur për mesazhet që ka dhënë për rajonin por me konkretisht Kosoven dhe Shqipërinë, Samiti i Berlinit.

I ftuar në Fax News ai nuk ka lënë pa përmendur dhe qëndrimin e prerë kundrejtë raportit Kosovë Serbi.

I pyetur nga gazetarja për Samitin e Berlinit, Abazi është shprehur:

?Disa mesazhe ishin të qarta, secili duhet të rregullojë detyrat e brendshme. Një tjetër mesazh i qartë ishte dhe copëtimi i territorit të Kosovës, i cili duhet të ndalur. Sa i përket aktorëve shqiptarë, ne pamë një mungesë koordinimi. Delegacioni i Shqipërisë e ka përgjegjësinë më të madhe. Dua të them që qëndrimi i Haradinaj ka qënë më i mirë se sa ai i Ramës.?

Sa i përket qëndrimit që mban ?Lëvizja Vetëvendosja? lidhur me taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë, apo dhe problematika të tjera si për shembull debatet Rama-Haradinaj apo dhe pse mungon koordinimi mes 2 shteteve Shqipëri-Kosovë.

?Ne mendojmë që duhet mbajur taksa 100% e Kosovës por diçka të tillë ta bëjë dhe Shqipëria. Nuk ka pse të bëjë Shqipëria sikur është Zvicra.

Koordinimi mes vendeve nuk po ndodh më sepse ka humbur nacionalizmi, kjo gjë dua të theksojë që është thellësisht ekonomike, dhe pikërisht aty i ka rrënjët.

Boiken Abazi ka folur dhe për reagimin zyrtarë të bërë nga institucionet përkatëse lidhur me ardhjen e presidentit Vuçiç në Tiranë.

?Qëndrimi ndaj Serbisë si dhe morali politikë dhe pozicioni që duhet të mbaj vendi nuk po ndodh, sa i përket Shqipërisë, përveç rastit të Berlinit ka pasur dhe një lloj heshtje me atë çfarë po ndodh këtë javë, i referohem Vuçiç.

Deklarata zyrtare ka ardhur pas kërkesë së që kemi bërë ne të shtunën. Ne kemi thirrur për një reagim paqësor në datën 8 Maj, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ne dëshirojmë që qytetarët t?a dinë atë që është duke ndodhur. Nuk ka më dinjitet moral, kombëtar apo dhe shoqëror, sa i përket klasës politike dhe institucioneve përkatëse.

Ata duhet të ulen dhe të diskutojnë dëmshpërblimet e luftës, dënimin për gratë e dhunuara dhe gjithashtu dhe gjithë problemet e tjera. Gjithashtu duhet të them për të gjithë që nuk janë përdhunuar vetëm gratë por dhe burrat. Që të dy presidentet e shteteve asnjë nuk i konsideron krimet e luftës.

Unë çuditem se si në Shqipëri asnjë nuk e hap gojën për problemet e luftës. Për të gjitha këto për ne kjo thirrje ka qenë e domosdoshme, u kemi bërë thirrje të gjithëve pa asnjë dallim. Aty do të jemi sepse institucionet tona kanë hequr dorë nga shteti dhe dinjiteti kombëtar.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga