web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shembja e ndërtesave në Shëngjin/ Frrokaj: Të rishikohen të gjitha pronat përreth

6 Maj 2019, 16:10, Aktualitet CNA

Pas nisjes së aksionit për shembjen e ndërtesave të paligjëshme në Shëngjin, përgjatë brezit të rërës nga ana e IKMT, ka reaguar dhe kryetari i kësaj bashkie, Fran Frrokaj.

Frrokaj tha se nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që kanë zaptuar brezin e rërës.

“Nuk është një aksion i Bashkisë Lezhë, është një koordinim me IKMT. Është një kërkesë e hershme për të vendosur një rregull në menaxhimin e bregdetit dhe kemi bërë një kërkesë pothuajse për të gjithë objektet aty dhe unë jam që bregeti të jetë i të gjithëve, jo i selektuar. Shëngjini është masakruar në prona. Unë do të isha dhe për një rishikim të atyre pronave, se si janë marrë apo dhënë. Unë jam transparent dhe jam që bregdetit i Shëngjinit dhe i gjithë Shqipërisë të rishikohen pronat përreth tyre”, u shpreh Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Pas shembjes së ndërtimeve, do të nisë menjëherë puna për largimin e inerteve dhe sistemimin e zonës bregdetare, për të qenë gati për sezonin turistik që pritet të hapet zyrtarisht brenda pak javësh. /CNA.al





Lajmet e fundit nga