Vijon saga e zvarritjeve gjyqësore/ Shtyhet sërish seanca për Veliajn
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me 13 a...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me 13 a...
Mbrëmjen e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Lulzim Bashës, zë hollë e mjekër nxirë Gazmend Bardhi, nga studio e Report TV tha se i vetmi garant i Kushtetutës, është presidenti Ilir Meta.
?Sot, presidenti i Republikës është i vetmi garant i kushtetutës që është funksional.?-tha ndër të tjera Gazmend Bardhi në emisionin ?5 pyetje nga Babaramo? .
Por, po ky president që tashmë është garant i Kushtetutës, dje për Lulzim Bashën ishte kriminel.
Në vitin 2015, në kohën kur ish-kreu i LSI ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Basha kërkonte me këmbëngulje dorëheqjen e Ilir Metës, duke e akuzuar për rrjedhjen e informacionit nga dëshmia e Durim Bamit në Prokurori.
?Dorëheqja e Ilir Metës, ndjekja prej tij e procesit të hetimit nga karrikja e një deputeti të thjeshtë, është një parakusht për një hetim të drejtë dhe objektiv të skandalit, të pandikuar nga politika dhe faktorët kriminalë të përfshirë në këtë skandal të paprecedent.?, -deklaronte në atë kohë Basha.
Një tjetër rast, ku Basha nuk është kursyer ndaj Ilir Metës, është edhe në lidhje me arrestimin e Tom Doshit. Në atë kohë, Lulzim Basha deklaronte se arrestimi është ?Larje hesapesh mes Ramës, Metës, Tahirit, Doshit e Frrokut?.
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, në 20 mars 2015, Basha tha se me Metën në krye të Kuvendit, e vërteta rreth historisë së atentatit që pretendon Doshi, nuk do të mësohet kurrë.
Gjithashtu ai deklaroi se protestat e opozitës do të vijojnë dhe se kërkesa për dorëheqjen e Metës do të jetë sërish kauzë e tyre.
Në prill të vitit 2017, Lulzim Basha doli kundër kandidaturës së Ilir Metës, si presidenti i ri i Republikës.
Teksa ishte i ftuar në emisionin ?Opinion?, Basha ka deklaruar se ftesa e qeverisë për dialog dhe bashkëpunim për një president konsensual ka qenë e pasinqertë.
?Meta nuk ka asnjë lidhje me çadrën e opozitës. Ai ka mbajtur disa qëndrime për interesat e tij dhe i ka artikuluar disa argumente në interesa të qytetarëve. Loja në parlament është lugë e pagëlltishme. Ruci u ngarkua që të bënte rolin e kukullës?, tha Basha.
Ndërkohë, në maj të vitit 2017, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit, Lulzim Basha filloi sulmet dhe akuzat kundër LSI-së dhe Ilir Metës.
Në maj të vitit 2017, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.
?Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re?.-i është drejtuar Basha-Metës.
Lulzim Basha dikur me partinë e Ilir Metës, LSI-në me të cilën sot del e bërtet e ulëret për mbrojtjen e votave, deklaronte se nuk do të kishte më pazare.
“Edhe LSI ta ketë të qartë se koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor. Nuk ka më. Ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari ?bli klyshë e shit qen? nuk do ecë me PD”-deklaronte Basha.
Por, sot Lulzim Basha mban në krah partinë e Ilir Metës që tashmë drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndërsa Ilir Metën, sot president e cilëson si garant të Kushtetutës.
Kjo është politika e Lulzimit dhe vërtetë që është serioz Basha në aksionin e tij opozitar, aq sa ka lënë me gojë hapur edhe Ilir Metën i cili ka thënë ?Luli gënjen edhe për orën?./CNA.al
Kryetarët e pesë partive aleate të Partisë Demokratike, PR, ...
Disa ditë më parë krerët e partive opozitare aleate të Bashë...
Vdekja e 53 vjeçares Antoneta Hoxha është ende e paqartë.Ngj...
Policia e Shtetit ka ndaluar ne flagërancë dy persona në Gj...
Gjate këtij muaji duhet t’i kushtoni me shume vëmendje pers...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lezhë.Në pranga...
Pas protestës së 16 shkurtit, opozita e bashkuar vendosi dje...
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste pritet të pësojë ndry...
Siç e patë miq në media dje Kryeministri Rama edhe Samitin e...
Samiti i Berlinit përfundoi pa arritur një emërues të përbas...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar në lidhje me ngja...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një i burgosu...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhjen me ngjarjen e ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një 53-vjeçare është gjetur pa jetë në fshatin Vagalat, të M...
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në k...
Shumëkush që priste që me fillimin e fluturimeve të operator...
Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojn...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do merreni vesh me se miri m...
Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokra...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Balldren i V...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur paraditen e sotme në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirok...
Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpall...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë ...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë ...
Vetëm mbi tre muaj pas nisjes së konfliktit në Gjirin Pers...
Në bazilikën ikonike Sagrada Familia në Barcelonë zhvilloh...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...